Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANË- ‘Prej disa vitesh kam hapur profilin tim në internet në platformën profesionale ‘LinkedIn’ e cila të ndihmon përmes një networku të shkëmbesh përvoja, të njihesh me profesionistë dhe të jesh në kontakt me kërkesë/ofertat e tregut të punës.
Teksa po kërkoja pikërisht për këto, e interesuar të punoja disa orë online nga shtëpia, aplikoj tek një prej kërkesave për punë, në një kompani që ofronte punë online, postuar në profilin e një shqiptari nga Kosova i cili ishte shef i burimeve njerëzore në këtë kompani”.
Kështu nis rrëfimin e saj, gruaja me inicialet D.M, 50-vjeç nga Tirana e cila tregon se si ra në rrjetën e një trafiku prostitucioni online, i maskuar në emrin e një kompanie marketingu.
“Unë kisha bërë follow një faqe në LinkedIn e cila postonte vazhdimisht kërkesa të ndryshme nga e gjithë bota për profesionistë dhe jo vetëm, për punë online nga shtëpia.
Teksa navigoja një mbrëmje, lexoj kërkesën për punë që fokusohej tek shitjet online dhe menjëherë bëj aplikimin, ku ndër të tjera ngarkoj dhe CV time profesionale, e cila gjendet dhe në profilin tim në LinkedIn”, vijon me rrëfimin e saj 50-vjeçarja.
Pas dy javësh që kishte aplikuar, në Inbox-in e saj privat në LinkedIni vjen një mesazh në anglisht, nga shefi i burimeve njerëzore të kompanisë që i kërkoi të plotësojë një tjetër formular me të dhëna më të detajuara për formimin e saj.
“Pasi e plotësoj i shkruaj shqip shqiptarit që mban postin e shefit të burimeve njerëzore, duke i kërkuar suport pasi më duhej ai vend pune. Biseda e tij më pas, është sa për të qeshur dhe për të qarë’, tregon gruaja për Gazetasi.al.
Ajo thotë se personi me inicialet T.K, shqiptar nga Prishtina me banim në Holandë, baba i 2 fëmijëve, i tregon se vendi i punës ku kishte aplikuar nuk ishte shërbim klienti siç ajo e kishte kuptuar, por… chat Onlyfans.
“Kam mbetur për pak momente e bllokuar, ‘Onlyfans’ për mua në atë çast nuk thonte asgjë, por nga biseda me shqiptarin i cili më thoshte se puna ishte pak sensitive por qejf dhe paguhej mirë, nisa kërkimin në Google. Ajo çfarë pashë më tronditi. Puna ime konsistonte në modele që bënte prostitucion online, me biseda të pista, dërgim foto e video, për të cilat klienti paguante”, thotë gruaja.
Ajo tregon se drejtori i burimeve njerëzore rrekej ta bindte se ajo nuk kishte të bënte direkt me klientin, por fliste në emër të një modeleje.
“Pra kisha një account të saj, për të cilën, sipas përfaqësuesit të kompanisë, ishte marrë leja pasi ekzistonte marrëveshje dypalëshe. Ajo çfarë më duhej mua, ishte të ndiqja një kurs që ofronte kompania për të mësuar rregullat e punës dhe bisedat që duhet të bëja me qëllim që të kapja sa më shumë klientë online”, vazhdon historinë e saj 50-vjeçarja.
Ajo çfarë gruaja thotë se e tronditi ishte lehtësia me të cilën fliste personi i kontaktit i kompanisë. Ai tregoi se 60 për qind e stafit të kompanisë që punojnë si prostituta online (me emra modelesh pornostare) janë shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova, madje gra të martuara me fëmijë.
Sipas shefit të burimeve njerëzore në kompaninë që në pamje të parë ofronte shërbime marketingu, kjo punë ishte mjaft e lehtë dhe nuk kishte të bënte me personat që rekrutoheshin. Ata paguheshin për një fashë orari 6-orësh dhe ‘Onlyfans’ ishte 24 orë.
“Do më besosh pas 2-3 muajsh që kjo punë do të të japë të ardhura të mira që shkojnë deri në 1500 euro me bonuset që përfiton. Ne operojmë në vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore dhe kemi kërkesa të shumta. Nuk është e vështirë, mjafton të mësosh teknikat e punës dhe ja del’, këmbëngulte në bisedë shqiptari nga Kosova.
Ajo çfarë e tronditi gruan në gjithë këtë histori, është fakti që këto faqe që ofrojnë punë me fokus krejt tjetër nga ajo çfarë publikojnë, ekzistojnë në një faqe profesionale si LinkedIn ku çdokush ka të publikuar eksperiencat e tij profesionale. Dhënia e CV-së me të dhënat e tua, email, numër telefoni dhe adresë banimi, e bën çdokënd të ekspozuar ndaj rrjeteve të tilla të punësimeve online, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse trafik prostitucioni, që pasurohen duke ofruar informacion të rremë tek klientët, pasi askush nuk e di se pas emrave të njohur, fshihen gra e vajza të dëshpëruara që kërkojnë punë nga shtëpia dhe bien pre e rrjetit të rekrutimeve për pornografi online./ Gazeta SI
Dëborë SHKODËR - Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë qarkun e Korçës edhe këtë të en...
Ariel Rraja TIRANË - 24-vjeçari Ariel Rraja, nipi i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja është arrestuar këtë të enj...
TIRANA- Kredia e sektorit bankar për sektorin e hotelerisë u rrit me ritme të shpejta vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së...
Foto ilustruese FIER - Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në autostradën Vlorë-Fie...
Kanabis TIRANË - Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë ...
Masivi i gurëve SHKODËR - Moti i keq me reshje të dendura shiu që pushtoi vendin një ditë më parë ka shkaktuar prob...
Pamje nga sulmi KOSOVË - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Shirok, në Suharekë, ku një qen ësht&eu...
Parashqevi Simaku TIRANË - Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka dhënë së fundmi më tepër detaje në lidhje me gjendjen ...
Foto ilustruese TIRANË - Portofoli i qirasë financiare të sektorit bankar ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë vi...
Tirana TIRANË - Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lokale shumë shpesh të rastis që...