Çfarë u gjet brenda vilës luksoze të shqiptarit të kërkuar për vrasje i arrestuar në Greqi
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Banorët e Memaliajt kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kr...
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Diplomatët britanikë dënuan sjelljen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një model të shkeljeve të t&eu...
Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja k...
Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka, është arrestuar në Durrës gjatë operacionit policor “Informacioni”, pasi dys...
Një analizë e fundit e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor nxjerr në pah se teksa disa vende po konsolidohen si qendra prodhuese Shqipëria bashkë me Kosovën dhe Malin e Zi po shkojnë drejt pasurive të paluajtshme kur flitet për Investimet e Huaja Direkte (IHD).
“Më e rëndësishme se nivelet, IHD-të në WB6 kanë pësuar një zhvendosje të dukshme strukturore. Ekonomitë e rajonit mund të grupohen gjerësisht në destinacione të orientuara drejt prodhimit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina, dhe destinacione të orientuara drejt shërbimeve, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ku dominojnë turizmi dhe pasuritë e paluajtshme ” thuhet në raport.
I njëjti nënvizon se ka një përmirësim cilësor brenda industrive në vendet e Ballkanit Perëndimit ku po bëhen zëvendësime nga vlera më e ulët tek një më e lartë.
“Bosnjë Hercegovina është zhvendosur nga ushqimet dhe pijet drejt industrisë automobilistike dhe pajisjeve të transportit, Maqedonia e Veriut ka kaluar drejt makinerive dhe pajisjeve me teknologji më të lartë, ndërsa Shqipëria ka parë pajisjet elektrike të zëvendësojnë tekstilet si nënsektorin kryesor të IHD-ve”.
IHD-të nuk po gjenerojnë më punësim të lartë
Një element që Banka Botërorë sjell në raport është punësimi që vjen nga investimet e huaja Direkte. Nivelet e tij kanë rënë në raport me një dekadë më parë dhe kjo sipas BB lidhet edhe me investime që kanë një vlerë të shtuar më të lartë.
“Megjithatë, numri i vendeve të punës të krijuara nga projektet e reja të IHD-ve ka ndjekur prirje rënëse në shumicën e ekonomive, me vetëm Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën që kanë regjistruar rritje margjinale.
Në Shqipëri, për shembull, krijimi vjetor i vendeve të punës ishte pranë 9,000 në periudhën 2010–2014, ndërsa në vitet 2022–2025 ishte rreth 3,700.
Në Serbi, numri mesatar i vendeve të reja të punës nga IHD-të ra nga rreth 21,000 në vit në periudhën 2010–2013, në rreth 10,000 në vitet 2022–2025.
Në Maqedoninë e Veriut, mesatarja vjetore ra nga rreth 5,800 në periudhën 2010–2016, në afërsisht 2,200 në vitet 2019–2025 (Këto prirje mund të pasqyrojnë ngopjen graduale të tregjeve të punës në Ballkanin Perëndimor, ku papunësia ka rënë ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, por edhe ulja e intensitetit të krijimit të vendeve të punës nga IHD-të mund të lidhet me një zhvendosje sektoriale në vijim, me një pjesë në rritje të investimeve të drejtuara drejt aktiviteteve me produktivitet më të lartë dhe me vlerë të shtuar më të madhe”.
Hap pas, Shqipëria po zhvendoset drejt sektorëve me vlerë të shtuar të mesme
Sipas BB “vendet e punës të krijuara përmes IHD-ve të reja greenfield (investime që nisin nga zero) ishin të përqendruara në sektorë me vlerë të shtuar të lartë dhe të mesme. Ky trend u bë veçanërisht i theksuar nga viti 2021 e në vijim, duke sugjeruar se, ndërsa IHD-të po krijojnë më pak vende pune, vetë projektet e investimeve të huaja janë të një shkalle dhe sofistikimi më të madh.
Serbia dhe Shqipëria kanë afërsisht 80 për qind të vendeve të punës nga IHD-të në sektorë me vlerë të shtuar të lartë, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova rreth 75 për qind.
Mali i Zi është një përjashtim i dukshëm, me vetëm 37 për qind të vendeve të punës nga IHD-të në aktivitete me vlerë të shtuar të lartë dhe me një pjesë më të madhe në sektorë me vlerë të shtuar të mesme, megjithëse ka treguar shenja përmirësimi në periudhën më të fundit.
Disa ekonomi, përfshirë Shqipërinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, kanë shfaqur gjithashtu një zhvendosje të fundit drejt sektorëve me vlerë të shtuar të mesme, duke nënvizuar rëndësinë e strategjive të vazhdueshme të promovimit të investimeve që i japin përparësi cilësisë mbi volumin” nënvizon raporti./ Monitor
Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Europë për numrin e lartë të vrasjeve të qëllimshme, në raport me ...
Kjo e enjte, 30 prill, pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve, ...
Në vitin 2023 Agro Roma 2019, do të përthithte një tjetër kompani. Real Eco Energys shpk, e themeluar nga Edi Agalliu, babai i administ...
Në burgun e Pojskës të destinuar për gratë, mbase lufta e brendshme psikologjike është shumë më e fortë se n&e...
Çdo letër që vjen nga burgu nuk është thjesht një kërkesë, por një përballje e gjatë me një moment...
Ndërsa lejet e ndërtimit jepeshin me firmë të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, zemërgjerësia e titullarëve të qeveri...
Sot do vazhdojmë të merremi pikërisht me hallkat e skemës korruptive, të ngritur jo nga shoqëria siç përpiqet ta relat...
Edhe në rastin e Mirela Buzallit, gjithçka nis brenda një familjeje me tre fëmijë, ku grindjet ishin kthyer në rutinë. Mbr&...
Prokuroria e Ravenna ka kërkuar dy dënime për vrasje në lidhje me vdekjen e kasapit 64-vjeçar Domenico Montanari, i cili u gjet i var...
E pra miliarda euro dhe miliona metra katrorë të shqiptarëve të grabitura për rrugë që shemben dhe privatizim i sektorit m&eu...