AKTUALITET

Vlorë, Gjirokastër dhe Berat/ Ja rrugët e 'florinjta' që u shembën në dy muaj

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Mars 2026, 22:36
Vlorë, Gjirokastër dhe Berat/ Ja rrugët e 'florinjta'

Ju treguam se vetëm në qarkun e Korçës, janë ndërtuar disa akse të reja rrugore gjatë dhjetë viteve të fundit. Investimet kalojnë vlerën e mbi 373 milionë eurove në vetëm pesë akse, dhe në të pesta këto rrugë, ka pasur shembje serioze që kanë dëmtuar jo vetëm infrastrukturën por kanë rrezikuar edhe jetën e drejtuesve të mjeteve.

Në vijim do t`ju tregojmë investimet në disa akse të tjera rrugore, në Qarkun e Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, ku investimet gjithashtu janë disa qindra milionë euro ndërsa rrugët tashmë janë të shembura dhe do të kërkojnë gjithashtu shumë para për tu riparuar. Vetëm rrugët që do t`ju tregojmë në vijim, kanë kushtuar më shumë se 130 milionë euro në total, pa përfshirë tunelin e llogarsë. Por edhe këto segmente, sot janë vënë në pikëpyetje. 

RRUGA E LUMIT TË VLORËS- 84 MLN EURO

Një tjetër aks, që është shembur gjatë ditëve të fundit, është dhe një pjesë e rrugës së re të Lumit të Vlorës, në segmentin Kuç-Qeparo. Kjo rrugë nisi të ndërtohej në vitin 2018 dhe përfundoi në vitin 2022. Sipas të dhënave rruga me gjatësi 74 km ka kushtuar 81.8 milionë dollar. Nga këto, fondi Kuvajtian me 40.8 milionë USD, Fondi Saudit me 30 milionë USD dhe Qeveria Shqiptare me 11 milionë USD. Rruga u ndërtua duke u ndarë në tre lote, Loti 1: Vlorë–Gjorm, me gjatësi përafërsisht 23 kilometra. - Loti 2: Gjorm–Ura e Lasko s me gjatësi përafërsisht 24 kilometra. - Loti 3: Ura e Laskos–Qeparo, me gjatësi përafërsisht 27 kilometra.

Pjesa e shembur, siç shihet në këto pamje i përket Lotit 3, I cili u ndërtua nga kompania Italiane INC S.P.A. me vlerë totale prej rreth 35 milionë euro me TVSH. Siç shihet nga pamjet, e gjithë traseja e rrugës është çarë në një gjatësi prej më shumë se 100 metrash, ndërsa rrezikon që trupi I rrugës të rrëshkasë në greminë duke e bërë atë të pakalueshme. 

Pas përfundimit të garanicsë një vjeçare, ARRSH shpalli dhe tendering për mirëmbajtjen e kësaj rruge. Tenderi u shpall në qershor 2024 ndërsa fituesi u shpall në 15 nëntor 2024. në garë morën pjesë katër kompani, por fitues u shpall IDK-Konstruksion e Bajram Dalipajt, babait të drejtorit të Belinda Ballukut në OSSH, Blendian Dalipaj.

Sipas të dhënave të tenderit për mirëmbajtjen e kësaj rruge për një periudhë 2 vjeçare, babai I drejtorit të Belinda Ballukut ka përfituar jo pak por plotë 1.3 milionë euro me tvsh. Ky tender ka hije dyshimi të jetë I paracaktuar, pasi sipas Open Procurment Albania është klasifikuar me Flamur të kuq, për skualifikim të të gjithë operatorëve të tjerë nga gara dhe mbi të gjitha për shkak se nga gara është skualifikuar edhe oferta më e ulët ekonomike. 

VLLAHINE – POCEM- 4.7 MLN EURO

Në qarkun e Vlorës, një tjetër rrugë e ndërtuar gjatë viteve të fundit është shembur. Bëhet fjalë për aksin Vllahinë-Poçem, që lidh Selenicën me Mallakastrën. Problemi është evidentuar pranë fshatit Karbunar, ku rruga tashmë paraqet rrezik serioz për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në një gjatësi prej 400 metrash.nNë terren duken qartë rrëshqitjet e tokës, sidomos në zonën pranë Vjosës, çka dyshohet se ka ndikuar drejtpërdrejt në amortizimin e këtij segmenti. Asfalti është dëmtuar pothuajse totalisht, ndërsa në disa pjesë janë krijuar çarje dhe deformime të theksuara.

Situata bëhet edhe më alarmante pasi një banesë, e pozicionuar në kodër mbi këtë segment rrugor, rrezikon shembjen për shkak te zhvendosjes së tokës. Banorët shprehen të shqetësuar dhe thonë se dëmtimet janë përkeqësuar nga dita në ditë. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 22 km dhe është projekt I financuar nga Banka Europiane për Zhvillim me një vlerë totale prej 4.7 milionë eurosh. Kompanitë që ndërtuan këtë rrugë janë mjaft të njohura për shqiptarët, si kliente të qeverisë Rama dhe kryesisht institucioneve të drejtuara nga Belinda Balluku.

Shkëlimi 07, e vëllait të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj dhe FUSH shpk, e Shkëlqim Fushës, rikonstruktuan 22 km rrugë me paratë e taksapguesve europianë. Por vetëm dy ditë, pasi rruga është marrë në dorëzim, ajo është raportuar se ishte shembur.

Pamjet tregojnë se trupi i rrugës është zhvendosur në një gjatësi të konsiderueshme, ndërsa duket se muret anësore të kësaj rruge nuk kanë kryer funskionin siç duhet. Ky segment u inspektua disa herë nga Edi Rama gjatë kohës që Taulant Balla ishte drejtues politik I PS në Fier, duke e promovuar këtë rrugë si mjaf të rëndësishme për të zhvilluar turizmin.

Për këtë segment nga ARRSH ende nuk është shpallur tender për mirëmbajtjen, pasi deri dy ditë përpara se të shembej, rruga ishte nën garanci, ndërsa në terren pas shembjes së kësaj rruge janë parë të punojnë makineritë e kompanisë Shkëliqmi 07 të Shkëlqim Kapllanajt. 

BERAT BALLABAN 15 MLN EURO 5 KM

Në vitin 2017, qeveria shqiptare nisi ndërtimin e rrugës Skrapar-Përmet, e cila synonte të shkurtonte distancën mes Beratit dhe Përmetit me të paktën 20 km. Kompania Salillari, fitoi tenderin për ndërtimin e Lotit 1 të kësaj rruge. Objekti shtrihej nga Ura e Lapanj (prane kanioneve te Osumit) ne dalje te fshatit Rog dhe perbehej nga dy segmente, Segmenti I me gjatesi 582m dhe Segmenti II me gjatesi 4320m.

Kjo rrugë, sipas një dokumenti të siguruar nga Plug, u planifikua të ndërtohej me 12 milionë euro por më pas shtuan edhe rreth 2.4 milionë euro për shtesë punimesh. Sipas të dhënave publike rruga përfundoj së ndërtuari në vitin 2020, ndërsa kompania Salillari dhe vet Belinda Balluku si ministre, pasi shpenzuan 15 mln euro për 5 km rrugë, nuk e kanë kursyer propagandën në rrjetet sociale. 

Por vetëm pak ditë më parë, në gjatësi prej rreth 800 metër, segmenti që kalon buzë lumit osum është shëmbur, duke pësuar një rënie të rrugës me disa metra. Rruga është thuajse e pakalueshme, ndërsa shembjet e saj tregojnë se 15 mln euro që shkuan për Sallillarin, shumë shpejt do të përfundojnë në lumin Osum.

Nga pamjet e siguruara nga Plug, rruga rezulton se nuk ka mirëmbajtje, në skarpata nuk është kryer asnjë investim për përforcimin e tyre, ndërsa shembja e saj tregon paqëndrueshmëri të trupit të rrugës.

Kjo rrugë,tashmë e papërfunduar, lidh 3 fshatrat: Rog,Çepan e Muzhakë, por që prej ditësh makinat janë njoftuar të kalojnë në rrugën dytësore të fshatrave, pasi rruga përben ende rrezik për shkak të rrëshkitjeve që vazhdojnë ende.

Shembja e këtij segmenti rrezikon të izolojë këto fshatra, ndërsa skandali qëndron se ky segment, që supozohej se do të ishte rruga e re mes Beratit dhe Përmetit, u ndërtua pa projekt, për shkak se në vitin 2020 Belinda Balluku rihapi një tender për studim projektim të rrugës Berat-Përmet.

Dhe pas hartimit të projektit, ARRSH rishpalli tenderat për ndërtimin e kësaj rruge me gjatësi rreth 60 km, duke ndryshuar tërësisht gjurmë, duke shmangur pikërisht segmentin prej 5 km që u ndërtua nga Salillari për 15 mln euro dhe që sot jo vetëm po shembet, por rrezikon të zhduket përfundimisht si investim pa eficencë. 

TUNELI I SKERFICES 24 MILIONE EURO

Tuneli i Skërficës, në aksin Kardhiq-Delvinë kushtoi plotë 23 milionë euro për tu ndërtuar. Por në muajin nëntor të vitit 2025, në një nga daljet e Tunelit, qytetarët filmuan sesi shpatet e maleve shembeshin duke bllokuar hyrjen e rrugës. e cila rrezikoi jetën e jo pak drejtuesve të mjeteve që kalonin në atë aks. 

Sikur të mos mjaftonin 23 milionë euro të ndërtimit, ARRSH ka kontraktuar kompaninë Salillari duke I dhënë dhe 800 mijë euro të tjera për mirëmbajtjen e tunelit, ku supozohet se do të duhet të kujdeset edhe për hyrje daljet në tunel me qëllim që nga skarpatat e maleve të mos bien inerte./ plug

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan