AKTUALITET

Ish-ministri i PS denoncon tarifat abuzive të Wizz Air: Kosto shtesë që penalizojnë shqiptarët

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2026, 14:20
Ish-ministri i PS denoncon tarifat abuzive të Wizz Air: Kosto shtesë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka ngritur një shqetësim mbi praktikat tarifore të kompanisë ajrore Wizz Air në tregun shqiptar, duke i cilësuar ato si abuzive dhe penalizuese për udhëtarët. Në një postim në rrjetet sociale, Malaj ka renditur disa nga tarifat që, sipas tij, përdoren si mekanizma ndëshkues ndaj udhëtarëve dhe rrisin ndjeshëm koston reale të udhëtimit.

Ai ka theksuar se kompania aplikon një tarifë prej 48 eurosh për pasagjerët që nuk kryejnë check-in online, një shumë që përbën rreth 40 për qind të çmimit total të një bilete vajtje-ardhje.

Sipas tij, shërbimet online duhet të jenë një opsion alternativ dhe jo një mjet penalizimi financiar, sidomos kur kompania ka sportele fizike në aeroport.

Një tjetër element i kritikuar është tarifa prej 78 eurosh për një valixhe shtesë deri në 20 kilogramë, e cila, sipas Malajt, është disproporcionale dhe shpesh më e lartë se vetë çmimi i biletës.

Ai ka argumentuar se këto kosto shtesë e rrisin çmimin real të biletës me 35 deri në 60 për qind, duke mashtruar konsumatorin në momentin e blerjes dhe duke krijuar një perceptim të rremë për çmimin final të udhëtimit.

Postimi i Malajt:

Ja si Wizz Air vjedh shqiptaret duke abuzuar me udhëtarët:48 euro “gjobë” nëse nuk kryen check-in online.Shërbimet online, kur kompania ka sportele fizike në aeroport, duhet të jenë opsion alternativ, jo mekanizëm penalizues.

Një tarifë prej 48 eurosh përbën rreth 40% të çmimit total të një bilete vajtje-ardhje.

– 78 euro tarifë për një valixhe shtesë deri në 20 kg.

Një kosto disproporcionale, shpesh më e lartë se vetë bileta.

Kosto të fshehta, të cilat e rrisin çmimin real të biletës së ofruar me 35% deri në 60%, duke mashtruar konsumatorin në momentin e blerjes.

Tre numrat e asistences dy nuk pergjigjeshin, ndersa asistenca shqiptare ishte e pa mundur te aplikohej se pas ziles te thoshte shtyp nje pre x opsioneve te ankeses, te conte nga 1 tek 4 nga 4 tek 2, nga 2 tek 3 dhe nga 3 tek 1 serisht???

Këto praktika nuk janë thjesht politika tregtare agresive.

Ato përbëjnë shkelje të të drejtave të konsumatorit dhe abuzim me pozitën dominuese në një treg me konkurrencë të kufizuar.

Pyetja mbetet:

Kush i mbron realisht udhëtarët shqiptarë?

Ku janë Autoriteti i Konkurrencës, Mbrojtja e Konsumatorit dhe institucionet rregullatore të transportit ajrorë.

ose ta strukturoj si ankesë formale për autoritetet dhe Komisionin Europian.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan