Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lokale shumë shpesh të rastis që të dëgjosh të flitet italisht.
Italianët janë grupi me rritjen më të qëndrueshme nga viti në vit sa i takon vizitorëve në vend. Për 11 mujorin 2024, në vend kanë hyrë gati 1.2 milionë shtetas italianë, me një rritje prej 33.2% me bazë vjetore.
Nga 1.5 milionë më shumë turistë që hynë në vend për 11 mujorin, rreth 20% e tyre ishin italianë, duke qenë grupi me rritjen më të madhe në numër. Italianët ishin grupi i dytë më i madh i shtetasve të hyrë në vend për 11 mujorin, me 10% të totalit, pas Kosovës.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se kjo rritje ishte e dukshme edhe gjatë vjeshtës 2024 dhe konkretisht muajit nëntor kur ky grup shënoi 22.7 për qind rritje. Në total në nëntor na vizituan mbi 73 mijë turistë nga vendi fqinj.
Ajo që bie në sy është një tërheqje e dukshme e polakëve gjatë nëntorit 2024 që në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë është me një ulje 20 për qind. Pavarësisht kësaj polakët kanë shënuar një rritje të dukshme si 11 mujor 2024 nivel që u regjistrua në 67.7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Turoperatorët konfirmuan se rritja e polakëve gjatë vitit 2024 ishte e menjëhershme dhe agjencitë e huaja kërkuan shtim të kapacitetit në strukturat ku më herët kishin lidhur kontrata garancie. Edhe për vitin 2025 pritshmëria për këtë grup që vjen kryesisht në formë të organizuar në zonën e Golemit është pozitive.
Kosova që mban peshën kryesore të turizmit në vend gjatë nëntorit ka shënuar një tkurrje me 1.9 për qind në raport me vitin paraardhës.
Pritshmëria ishte që kjo zbehje të ishte edhe më e fortë si efekt i liberalizimit të vizave por strukturat hoteliere konfirmuan se në fundjava shqiptarët e Kosovës po i ishin më të pranishëm duke treguar për një rikthim të tyre.
Ndërkohë sa i takon 11 mujorit Kosova ka regjistruar një rritje vetëm me 0.9 për qind në 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Kjo rritje thuajse inekzistente erdhi si efekt i disa faktorëve ku përveç liberalizimit të vizave rol luajti edhe zhvlerësimi i euros si dhe perceptimi se Shqipëria u shtrenjtua sidomos gjatë verës diçka që edhe pse ishte e përkohshme dhe në rajone të caktuara dha efekt negativ në rezervime.
Gjatë vjeshtës gjithashtu vihet re një rritje e vizitorëve nga vende si Franca, Gjermania, Austria por edhe më gjerë nga Europa, një grup vizitorësh ky që është kryesisht i interesuar për turizmin kulturor dhe jo për atë të rërës dhe detit në pikut në sezonin veror.
Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipërinë në vitin 2024 në total e vizituan 11.7 milionë të huaj me një rritje 15.2 për qind në raport me vitin 2023.
Pritshmëria është që viti 2025 të jetë sërish një vit pozitiv për turizmin si efekt i sinjaleve të para të dhëna nga kontratat me garanci të cilat janë nënshkruar tashmë volumi i të cilave është deri në 25 për qind më i lartë për grupe të caktuara./ Monitor
EUROPA- Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shënde...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Reshjet ...
Bashkeliturgjia TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur një lutje për festën e Shën Anastas Persianit. Mësohe...
foto ilustruese TIRANË- Nëse gjithmonë do i besojmë faktit që ata u qëlluan nga makina ‘Land Rover’ e nj&eu...
viktimat dhe makina e autoreve TIRANË- Edhe pse në fillim u raportua për një aksident tragjik, në fakt plumbat e shumtë ...
foto ilustruese TIRANË- Masakra e Dobraçit ku humbën jetën si pasojë e një atentati, Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura d...
pamje nga emisioni SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është surprizuar teksa po zhvillonte një inter...
foto ilustruese TIRANË- Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashi...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministriave ka miratuar standardet për zonat dhe parcelat e tokës ku do të kultivohet lën...
LUSHNJE- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Bë...