Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Një biznesmen italo-kanadez, i njohur për lidhjet e tij me mafien shqiptare, ka deklaruar përpara një gjykate në Ekuador se nuk është kriminel, por një informator.
I ashtuquajturi Benny Colonico njihet edhe si ‘bankomati’ i mafies shqiptare, ndërkohë që në vitin 2023 u rrëmbye në mënyrë të frikshme nga restoranti i tij në Guajakil
Nga Primicias
Në seancën e 18 shtatorit 2025, avokati i tij deklaroi se Pánfilo është i regjistruar në Njësinë për Luftën kundër Krimit të Organizuar (ULCO) dhe punon si informator. Ai shtoi se kartëmonedhat false ishin pjesë e një hetimi në të cilin ai po bashkëpunonte.
Pas mbylljes së restorantit, Pánfilo iu përkushtua eksportit të bananes në Evropë. Një ditë, gjatë ngarkimit të produktit, vuri re diçka të dyshimtë dhe njoftoi Policinë Kombëtare. Po atë natë mbërriti UNASE dhe një grup policësh nga ULCO, të cilëve ua dorëzoi informacionin.
“Unë nuk jam kriminel”
Që atëherë, ai ka vazhduar të bashkëpunojë me policinë, “duke dhënë informacione që kanë çuar në arrestimin e kriminelëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë”.
Italo-kanadezi, i dyshuar si anëtar i mafies shqiptare, i arrestuar në një lagje të Samborondón më 17 shtator 2025, deklaroi se 400.000 dollarët falsë, që iu sekuestruan nga policia, do të përdoreshin në një hetim kundër narkotikëve, në të cilin ai merrte pjesë në cilësinë e një informatori.
Gjatë seancës për ngritjen e akuzws për veprën penale të “prodhimit, posedimit dhe trafikimit të mjeteve të destinuara për falsifikimin e monedhës”, qw dënohet me burgim nga tre deri në pesë vjet, avokati Erick Mejía kërkoi që prokuroria të dëgjonte klientin e tij.
“Dua të kërkoj që t’i jepet fjala të mbrojturit tim, në mënyrë që të shpjegojë diçka jashtëzakonisht të rëndësishme, që mund të ndryshojë rrjedhën e gjithë kësaj historie,” kërkoi avokati, pasi kishte vënë në pikëpyetje faktin që arrestimi ishte kryer nga Dinased (Drejtoria Kombëtare e Krimeve kundër Jetës, Vrasjeve të Dhunshme dhe Zhdukjeve), duke theksuar se “nuk ka pasur asnjë lloj vrasjeje të dhunshme, zhdukje apo rrëmbim”.
Pánfilo C., 52 vjeç, u arrestua gjatë një operacioni të Dinased, e cila bastisi banesën e tij në lagjen Aires del Batán, pasi kishte marrë informacion se aty banonte një i huaj që “në pronën e tij mund të kishte objekte të paligjshme për kryerjen e veprave penale”.
Gjatë kontrollit, agjentët e policisë ndaluan një roje sigurie dhe i gjetën një armë Glock 17, ndërsa brenda shtëpisë u gjet një kuti me fishekë ‘pun2’, një kalibër i pazakontë në vend, dy telefona celularë dhe kartëmonedha false prej 100, 50 dhe 20 dollarësh që arrinin një total prej 400.000 USD, si dhe pasaporta të Italisë, Kanadasë dhe Ekuadorit.
“Shtetasit Pánfilo C. u kërkua të justifikonte origjinën e provave të mësipërme, por ai nuk arriti të shpjegonte arsyen pse të gjitha këto objekte ndodheshin në banesën e tij,” thuhet në raportin policor.
Në të njëjtën seancë, avokati i tij kërkoi që gjykatësja Andrea Ordóñez të mos urdhëronte paraburgimin, por të vendoste përdorimin e një byzylyku elektronik si masë më të butë sigurie. Ai argumentoi se pasaportat i përkisnin shtetasve të ndryshëm, se nuk kishte rrezik arratisjeje dhe se mungesa e byzylykëve nuk mund të jetë përgjegjësi e klientit të tij.
Mbërritja në Ekuador dhe rrëmbimi i vitit 2023
I njohur në qarqet shoqërore të Guajakilit si “Benny”, Pánfilo u bë i famshëm për lidhjet e tij sentimentale me figura femërore të televizionit ekuadorian. Ai mbërriti në Ekuador në vitin 2020, pak para pandemisë, dhe më pas hapi një restorant italian në veri të qytetit.
Në 2023, ai u rrëmbye. Pesë ditë më vonë, gjatë një konference për shtyp, deklaroi se rrëmbyesit e kishin kërcënuar me tortura, por e liruan pas pagesës së një pjese të shpërblimit. “Më pas u detyrova të mbyllja lokalin për shkak të kriminalitetit në këtë vend,” tha ai.
Natën e operacionit të 17 shtatorit, Pánfilo – ose “Benny” – tha se kishte marrë një telefonatë:
“Kam regjistrimin në telefon dhe ia dërgova grupit të ULCO-s. Ata e dinin që do të takoja dikë atë ditë. Kartëmonedhat false i përdornim si kurth për t’i nxjerrë trafikantët dhe për t’i arrestuar gjatë dorëzimit. Kjo është e vërteta.”
Para prokurorisë, ai theksoi se është “duke ndihmuar në luftën kundër kriminalitetit” dhe për këtë arsye ka marrë kërcënime të shumta. “Pothuajse nuk dal nga shtëpia, por vazhdoj të bashkëpunoj sepse kam shumë informacion. Unë nuk jam kriminel.”
Megjithatë, regjistrat gjyqësorë tregojnë se ndaj tij ka dhjetëra procese për borxhe, si dhe kallëzime për mashtrim, frikësim, vjedhje dhe shpërdorim besimi.
Avokati i tij e përdori statusin e informatorit për të kërkuar që të shmanget paraburgimi, duke thënë se ai ka frikë për jetën. “24 orë nuk janë të mjaftueshme për të mbledhur informacion kaq të vlefshëm si ai që ka ULCO.”
Vendimi i gjykatëses
Megjithatë, gjykatësja Andrea Ordóñez nga Njësia Gjyqësore Multikompetente e Samborondón urdhëroi paraburgimin, duke deklaruar se nuk janë paraqitur prova që vërtetojnë statusin e tij si informator.
“Nuk është paraqitur asnjë dokumentacion që të vërtetojë ose të lejojë të hamendësohet se i pandehuri është informator. Ajo që kam deri më tani është ajo që ka deklaruar mbrojtja, e cila është zotuar ta justifikojë këtë gjatë zhvillimit të hetimit prokurorial”.
Gjykatësja caktoi për 7 tetor seancën e gjykimit dhe urdhëroi që Pánfilo C. të transferohet në burgun e Litoralit, duke kërkuar që aty të “garantohet integriteti fizik, psikologjik dhe moral i tij, duke marrë parasysh pretendimet për një kërcënim të mundshëm ndaj jetës së tij”.
Një sherr me mjete të forta ka ndodhur në Nish Tulla të Durrësit. Si pasojë mësohet se janë dëmtuar dy persona, nj&...
Pas një hetimi gjithëpërfshirës që kulmoi me ekzekutimin e një urdhri paraprak ndalimi të lëshuar nga Gjykata e Savon&eu...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat.al, lidhur me situatën në konviktet e Universitetit Bujqësor të Tira...
Me fillimin e shkollës nxënësit kanë në duar librat, teksa që prej marsit ka dalë urdhri për përzgjedhjen, shp&eu...
Fillimisht, ai rrëmbeu disa shishe nga raftet e seksionit të pijeve alkoolike. Kur arriti te arka, u përpoq të largohej pa paguar, por shpej...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza, ku disa qytetarë kanë dhunuar efektiv&...
Një automjet luksoz tip “Ferrari” është sekuestruar nga Policia në Tiranë, me dyshimet se është përfituar ...
Në kuadër të operacionit Red është sekuestruar një mjet luksoz, i cili dyshohet se është përfituar nga trafiku i ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar praninë e mbetjeve të pesticideve mbi normat e lejuara në dy produkte të importuara nga ...
Një situatë shqetësuese është regjistruar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Në pamjet e sigur...