
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të tjera, konsumatorët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se Bashkimi Europian edhe për komunikimin dhe informacionin.
Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, indeksi i çmimeve sipas fuqisë blerëse për informacionin dhe komunikimin për Shqipërinë për vitin 2025 ishte 107.6% e mesatares së Bashkimit Europian.
Kjo do të thotë se për të komunikuar përmes celularit, numri fiks, apo për të përdorur internetin, konsumatorët vendas paguajnë 7.6% më shumë sesa një qytetar europian, e matur kjo sipas barazisë së fuqisë blerëse.
Çmimet e komunikimit janë shtrenjtuar vazhdimisht vitet e fundit, teksa tregu i është rikthyer duopolit me vetëm dy kompani. Në 2022-n, çmimet ishte 9% më lirë se mesatarja e BE-së. Në 2023-n për herë të parë u kalua lehtë mesatarja e BE-së (100.5%) për të vazhduar shtrenjtimin dhe në 2024-n (103.1), për të arritur rekordin në 2025-n.
I gjithë rajoni, në përgjithësi është i shtrenjtë në komunikim, por Shqipëria mban rekord. Më e lirë është Maqedonia e Veriut (84.9%), e vetmja në mesataren e BE-së. Më pas renditen Bosnjë Hercegovina (99.9), Serbia (102.7), Mali i ZI (106.1). Nuk ka të dhëna për Kosovën.
Më të shtrenjtat në Europë për komunikim janë Zvicra (167.0%), Norvegjia (164.1), Islanda (151.6), Belgjika (146.3), Suedia (137.5). Më të lirat janë Maqedonia e Veriut (84.9), Turqia (70.2), Polonia (67.6), Rumania (56.1).
Interneti na kushton më shumë
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) në raportin e fndit vjetor 2025 ka kryer vlerësimin e përballueshmërisë së shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri, në përputhje me metodologjinë e Bashkimit të Përbotshëm të Telekomunikacionit (International Telecommunication Union), e cila mat koston e shportave standarde të TIK në raport me të ardhurat kombëtare bruto për frymë (GNI/banorë).
Pragu prej 2% i GNI/banorë shërben si kufi referues për përcaktimin e përballueshmërisë së shërbimeve bazë.
Nga të dhënat rezulton se më i shtrenjtë është interneti, i cili po gjen gjithnjë e më shumë përdorim vitet e fundit. Shqipëria ka koston më të lartë të internetit nga rrjetet celulare, në raport me të ardhurat, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas të dhënave nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU), kosto mesatare e shportës mujore të internetit me brez të gjerë për vitin 2025 në Shqipëri ishte sa 1.69% e të ardhurave mujore bruto (GNI).
Me një nivel të tillë, Shqipëria renditet ndjeshëm sipër vendeve të tjera të rajonit dhe mesatares botërore. Pas Shqipërisë, renditet Maqedonia e Veriut, me 1.31% të GNI, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina, me 1.17%, Mali i Zi me 1.01% dhe Serbia, me 0.96%. ITU nuk i publikon të dhëna për Kosovën.
Shqipëria ka gjithashtu kosto dukshëm më të larta se mesatarja botërore, prej 1.38% e GNI.
Shqipëria pozicionohet pranë niveleve më të larta në rajon dhe sipër mesatares botërore edhe në shportën e komunikimit me përdorim të lartë (140 minuta, 20 SMS dhe 5 GB), me 1.95% të GNI.
Me këtë nivel, Shqipëria është vendi i dytë me kosto më të larta të paketës në fjalë në rajon, pas Maqedonisë së Veriut, me 2.1% të GNI. Pas Shqipërisë vijojnë Bosnjë-Hercegovina, me 1.86%, Serbia, me 1.49% dhe Mali i Zi, me 1.01%./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Korrik07:27
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vran&eu...
AKTUALITET
10 Korrik07:10
Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 milionë euro
Qeveria ka reduktuar fondet e parashikuara për zhvillimin rural dhe mbështetjen e fermerëve, ndërkohë që ka shtuar me 7.5 miliar...
AKTUALITET
9 Korrik23:26
Trafikuan të paktën 7.5 ton kokainë/ Ekuadori godet rrjetin mafioz shqiptaro-polak, 18 të arrestuar
Autoritetet e Ekuadorit raportuan 18 të arrestuar dhe ia atribuojnë kësaj strukture dërgimin e të paktën 7,5 tonëve kokain&eu...
AKTUALITET
9 Korrik23:05
Policia jep detaje për vrasjen e 40-vjeçarit në Laç, viktima me 4 mbiemra
Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nu...
AKTUALITET
9 Korrik22:51
“Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje tronditëse nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi, bashkë me të dashurit
Detaje tronditëse janw zbuluar mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, në lidhje me tre vajzat dhunuese të 17-vjeçares në ...
AKTUALITET
9 Korrik22:49
EMRI/ Kush është 40-vjeçari i vrarë me armë zjarri në Laç
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Laçit, ku një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka...
AKTUALITET
9 Korrik22:45
Të shtëna me armë zjarri në Laç
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në qytetin e Laçit.
Sipas informacioneve ngjarja sapo ka n...
AKTUALITET
9 Korrik22:24
Artan Hoxha kritikon financimin e Kanye West: Shqipëria turpërohet nga zjarret, jo nga koncerti
Gazetari Artan Hoxha ka kritikuar vendimin e qeverisë për financimin e mijëra biletave për koncertin e Kanye West në Tiranë. Hoxha...
AKTUALITET
9 Korrik22:21
Shqipëria destinacion turistik, por me çfarë kostoje?
Dy vera më parë, unë dhe shoqet e mia nuk kishim nevojë të debatonim se ku të shkonim me vajzat tona për pushime. Një fi...
AKTUALITET
9 Korrik21:59
Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria dërgon për gjykim 5 persona
Me përfundimin e hetimeve, organi i akuzës u ka komunikuar akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçe d...