Shqipëria një hap më pranë BE-së? COREPER miraton mbylljen e tre kapitujve të negociatave
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka miratuar Pozicionin e P&eum...
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka miratuar Pozicionin e P&eum...
Më shumë se 800 anije tregtare kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit me ndihmën e Marinës Amerikane që nga fill...
José Mourinho mbërrin në Madrid këtë të premte dhe do të zhvillojë seancën e tij të parë st...
Një influencuese dhe modele braziliane ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Dubai, ndërsa autoritetet po hetojnë ...
Banorët e fshatit Homezh në Bashkinë e Pogradecit janë detyruar të marrin vetë punën në dorë për të sht...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar kërkesën e Pamela Qirkos, ish-anëtare dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur t&...
Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në ngjarjen e dhunimit të një 17-vjeçareje, ras...
Rusia ishte një hap larg përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. Por sipas informacioneve të fundit ka qenë K...
Samiti i fundit i NATO-s i mbajtur në Ankara ka lënë, përtej debateve të ndërlikuara strategjike mbi sigurinë ndërkomb...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim ku paralajmëron qytetarët shqiptarë për përdo...

Një zbulim i jashtëzakonshëm në Australi ka treguar se jo çdo “thesar” i fshehur në tokë është prej ari. Një burrë që për vite me radhë besonte se kishte gjetur një copë ari, zbuloi se në duart e tij kishte një objekt shumë më të rrallë: një meteorit të formuar para se të ekzistonte Toka. Në maj të vitit 2015, David Hall po kërkonte me detektor metalesh në Parkun Rajonal Maryborough, në shtetin australian të Victorias, kur mori një sinjal të fortë. Pas gërmimit, ai nxori një shkëmb të kuqërremtë, me peshë të madhe dhe sipërfaqe të pazakontë, duke besuar se nën koren e tij fshihej një copë ari.
Për muaj të tërë, Hall u përpoq ta hapte shkëmbin duke përdorur sharrë guri, makinë prerëse, trapan, acid dhe madje edhe çekiç, por pa sukses. Objekti rezultoi pothuajse i pathyeshëm. Tre vite më vonë, ai vendosi ta çonte në Muzeun e Melburnit, ku gjeologët zbuluan se nuk bëhej fjalë për ar, por për një meteorit të rrallë.
Ekspertët identifikuan në sipërfaqen e tij gjurmët karakteristike të krijuara gjatë kalimit në atmosferën e Tokës. Meteori peshonte 17 kilogramë dhe kishte përmasa 38.5 x 14.5 x 14.5 centimetra. Për të parë përbërjen e tij, shkencëtarët përdorën një sharrë diamanti. Analizat zbuluan praninë e kondruleve – struktura minerale që datojnë nga fazat e para të formimit të Sistemit Diellor. Meteori u klasifikua si një kondrit i tipit H5, me përmbajtje të lartë hekuri dhe nikeli.
Sipas studiuesve, meteori u formua rreth 4.6 miliardë vjet më parë, madje përpara formimit të plotë të Tokës. Mendohet se ai e ka origjinën nga brezi i asteroideve mes Marsit dhe Jupiterit dhe ka rënë në Tokë diku mes 100 dhe 1,000 viteve më parë. Meteori i Maryborough është vetëm i 17-ti i regjistruar ndonjëherë në shtetin e Victorias, duke e bërë atë shumë më të rrallë se copëzat e arit për të cilat njihet kjo zonë. Sot ai është pjesë e koleksionit të Muzeut të Melburnit, ku ekspozohet si një nga objektet më të çmuara shkencore, duke ofruar informacione të rëndësishme për historinë e hershme të Sistemit Diellor.
Thatësira e rëndë dhe vala historike e të nxehtit që ka përfshirë Evropën Perëndimore po lënë pasoja t&...
Ankaraja nisi një sulm të ashpër ndaj Bashkimit Evropian pas rezolutës së re të Parlamentit Evropian mbi&nbs...
Kievi dhe Uashingtoni kanë arritur një marrëveshje mbi licencën e prodhimit për sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot, th...
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në perëndim të Pribramit dhe 32 kilometra në lindje të Pi...
Samiti i NATO-s në Ankara riktheu në vëmendje një nga çështjet më të ndjeshme të sigurisë në Mesdheun L...
Ky është momenti tronditës kur një grup pasagjerësh sulmojnë stafin e aeroportit gjatë një përleshjeje të dhun...
Një gabim verbal nga Donald Trump në margjinat e samitit të NATO-s shkaktoi reagime kur presidenti amerikan tha se &ldqu...
Një burrë rreth 50 vjeç ka humbur jetën në një banesë në Sferracavallo, një lagje bregdetare e Palermos, dyshohet...
Piloti i avionit F-16, i cili kreu një ulje emergjente në Zakynthos pasi pësoi një defekt mekanik, veproi me profesionalizëm të ja...
Pasi i shpëtoi vdekjes për pak në atentatin e vitit 1944, Hitleri u shndërrua në një plak delirant dhe të shkëputur nga ...