Shqipëria një hap më pranë BE-së? COREPER miraton mbylljen e tre kapitujve të negociatave
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka miratuar Pozicionin e P&eum...
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka miratuar Pozicionin e P&eum...
Më shumë se 800 anije tregtare kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit me ndihmën e Marinës Amerikane që nga fill...
José Mourinho mbërrin në Madrid këtë të premte dhe do të zhvillojë seancën e tij të parë st...
Një influencuese dhe modele braziliane ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Dubai, ndërsa autoritetet po hetojnë ...
Banorët e fshatit Homezh në Bashkinë e Pogradecit janë detyruar të marrin vetë punën në dorë për të sht...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar kërkesën e Pamela Qirkos, ish-anëtare dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur t&...
Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në ngjarjen e dhunimit të një 17-vjeçareje, ras...
Rusia ishte një hap larg përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. Por sipas informacioneve të fundit ka qenë K...
Samiti i fundit i NATO-s i mbajtur në Ankara ka lënë, përtej debateve të ndërlikuara strategjike mbi sigurinë ndërkomb...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim ku paralajmëron qytetarët shqiptarë për përdo...
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për mbylljen provizore të negociatave me Shqipërinë për tre kapituj: 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.
Formalizimi i këtij vendimi pritet të bëhet më 14 korrik në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel.
Sipas Kryeministrisë, vendimi vlerëson progresin e Shqipërisë në reformat dhe afrimin me standardet europiane, duke e afruar vendin edhe më shumë me objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Megjithatë, pavarësisht vlerësimeve të qeverisë për progresin në fushën e arsimit në kuadër të integrimit europian, një raport i publikuar vetëm pak ditë më parë nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) nxori në pah një panoramë krejt tjetër.
Sipas analizës, Shqipëria, së bashku me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, po largohet nga standardet mesatare të Bashkimit Europian në arsim, ndërsa problem mbeten cilësia e mësimdhënies, rezultatet e dobëta në testet ndërkombëtare PISA dhe investimet e pamjaftueshme në këtë sektor.
Njoftimi i plotë i Kryeministrisë
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) miratoi sot Pozicionin e Përbashkët të Bashkimit Europian për mbylljen provizore të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë për Kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullin 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullin 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.
Ky vendim përfaqëson një vlerësim të qartë politik nga Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian për progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në reformat dhe transformimin europian dhe në procesin e negociatave të anëtarësimit, si dhe konfirmon besimin në kapacitetin e vendit për të përmbushur me sukses kriteret për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe zhvillimin e aftësisë për të qenë anëtar i familjes europiane.
Miratimi nga COREPER afirmon rezultatet konkrete të reformave të ndërmarra në vite, nivelin e avancuar të përafrimit me Acquis-in e Bashkimit Europian dhe angazhimin e palëkundur të institucioneve shqiptare dhe të gjithë aktorëve për avancimin e Agjendës Europiane Shqipëria 2030.
Ky vendim përbën një tjetër dëshmi se procesi i negociatave po ecën me ritëm të qëndrueshëm, të besueshëm dhe dinamik dhe se Shqipëria po konsolidon më tej pozicionine saj si një vend kandidat i përgatitur, për fazat e ardhshme të anëtarësimit dhe integrimit në Bashkimin Europian.
Mbyllja e Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi” vlerëson punën dhe arritjet e Shqipërisë për të forcuar ekosistemin e kërkimit shkencor dhe inovacionit për zhvillim, për të rritur më tej investimet në dije dhe zhvillim teknologjik, avancimin me zbatimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3), si një udhërrëfyes i transformimit të ekonomisë shqiptare drejt Tregut Unik Europian, si dhe për të thelluar integrimin në Hapësirën Europiane të Kërkimit.
Këto janë njëherësh dëshmi për përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësim, si dhe për ndërtimin e ekonomisë konkurruese, të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes europiane.
Mbyllja e Kapitullit 26 “Arsimi dhe Kultura” vlerëson punën dhe arritjet e Shqipërisë në modernizimin e politikave arsimore, të orientuar drejt Hapësirës Europiane të Arsimit, promovimin e gjithëpërfshirjes dhe cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit dhe formimit profesional, mbështetjen e zhvillimit të rinisë dhe kulturën, si dhe progresin me përafrimin drejt objektivave europiane të arsimit.
Ne besojmë fort se investimi në arsim, dije e kulturë dhe rinia është investimi më i çmuar në të ardhmen e Europës dhe të Shqipërisë europiane, duke krijuar më shumë mundësi, inovacion dhe duke forcuar kohezionin social në shoqëritë tona
Mbyllja e Kapitullit 30 “Marrëdhëniet me Jashtë” vlerëson punën dhe arritjet, me linjë-veprimi strategjik të Shqipërisë “partner i besueshëm i Bashkimit Europian”. Nëpërmjet përafrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me politikën tregtare dhe pozicionin e Bashkimit Europian në marrëdhëniet me jashtë, Shqipëria dëshmon gatishmërinë dhe kontributin e saj në forcimin e rolit të Bashkimit Europian.
Konferenca Ndërqeveritare e 14 korrikut 2026 në Bruksel, shënon mbylljen provizore të negociatave për anëtarësim të 3 kapitujve, duke çuar Shqipërinë tre hapa para drejt objektivit strategjik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.
Vendimi i sotëm i COREPER ka një rëndësi që shkon përtej mbylljes së negociatave për 3 kapitujt negociues. Ai përbën një sinjal të fortë politik të mbështetjes së Bashkimit Europian për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane dhe konfirmon se reformat, transformimi i institucioneve, ekonomisë dhe shoqërisë, mbi themele të konsoliduara të Shtetit të së Drejtës dhe konsensusi kombëtar që buron nga mbështetja më e madhe dhe e çmuar e qytetarëve shqiptar për aspiratën europiane, janë rruga e vërtetë drejt familjes europiane.
Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë me të njëjtin angazhim, besueshmëri, reforma dhe punë e rezultate në fazën e përmbylljes së negociatave të anëtarësimit, duke çuar përpara reformat me vullnet dhe duke përmbushur të gjitha kriteret që mundësojnë realizimin e misionit historik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian dhe bashkimit të Shqipërisë me familjen europiane.
Media franceze Courrier des Balkans i ka kushtuar vëmendje polemikave që kanë shpërthyer në Shqipëri për financimin me rreth ...
Monika Kryemadhi ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku i drejton katër pyetje ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me hetimin dh...
Sot mbahet protesta e 41-të qytetare kundër qeverisë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish në Tiranë pë...
Aktivistja Luçiana Kokaj ka folur për dhunën e ushtruar nga policia, gjatë protestës para Kuvendit. Ajo tha se u hodh sprai pa nj&eum...
Në vend po ndizen protesta të tjera për shkak të skandaleve të reperit. “Duhej të shmangnim turpërimin e Shqipëris...
Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News24, ka komentuar situatën politike dhe tensionet sociale në vend, ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me hetimin që ka nisur Policia e Shtetit ndaj një “fushate” online...
Nga deVolkskrant “Do të jetë një dhuratë nga Shqipëria për Evropën”, tha kryeministri Edi Rama në një...
Samiti i fundit i NATO-s i mbajtur në Ankara ka lënë, përtej debateve të ndërlikuara strategjike mbi sigurinë ndërkomb...
Një muaj më parë, kur protestat masive kundër qeverisë sapo kishin filluar, në një cep të internetit, një platfor...