Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË-Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet amerikane kanë finalizuar operacionin "HOTI" ku u ekzekutuan 5 masa sigurie të lëshuara nga GJKKO. Operacioni u zhvillua në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023 lidhur me kalimin e paligjshëm të qytetarëve në pikën kufitare "Hani i Hotit" nga një grup i organizuar kriminal.
Kalimi i personave që kishin destinacion Kanadanë dhe Amerikën, bëhej duke i kaluar me dokumente false ose duke mos i regjistruar në sistemin TIMS. Për kreun e grupit kriminal u ekzekutua masa "arrest në shtëpi", ndërsa për dy punonjës në pikën kufitare dhe dy persona të tjerë u ekzekutua masa "arrest në shtëpi".
Pas kontrolleve në banesat e 5 te ndaluarve, u gjetën dhe u sekuestruan 8125 euro, 625 000 lekë, 3060 dollarë amerikanë, 240 dollarë kanadezë, si dhe 17 celularë, 3 automjete, 1 USB, 21 fushekë, blloqe shënimesh, regjistra hyrje-daljesh, bileta udhëtimi, mandate pagesash dhe mandate bankash.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit zhvilloi në bashkëpunim me SPAK dhe me partnerët amerikanë një tjetër plan operacional policor.
Plani operacional i koduar “HOTI”, kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve shqiptarë, për kalim të paligjshëm nga PKK Hani i Hotit, me destinacion Kanadanë dhe Amerikën.
Plani operacional, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me DVP Shkodër, Forcën e Posaçme Operacionale, BKH-në dhe me Task Forcën “Joint Shield” të Agjencisë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023.
Ekzekutohen masat e sigurisë, të caktuara nga GjKKO, për 5 shtetas:
•“Arrest në burg”, për organizatorin e kësaj veprimtarie kriminale;
•“Arrest në shtëpi”,
për 2 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe për 2 punonjës të PKK Hani i Hotit që akuzohen për shpërdorim të detyrave.
Gjenden në banesat e këtyre shtetasve dhe sekuestrohen:
8125 euro, 625 000 lekë, 3060 dollarë amerikanë, 240 dollarë kanadezë, si dhe 17 celularë, 3 automjete, 1 USB, 21 fushekë, blloqe shënimesh, regjistra hyrje-daljesh, bileta udhëtimi, mandate pagesash dhe mandate bankash.
Në kuadër të planit operacional policor u ekzekutuan:
-masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin L. M., 56 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
-masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit:
E. M., 24 vjeç dhe G. C., 49 vjeç, të dy banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim;
T. M., 55 vjeç, banues në Malësi të Madhe dhe B. C., 58 vjeç, banues në Shkodër, përkatësisht me detyra ndihmësspecialist, kontrollor i vijës së dytë në PKK Hani i Hotit dhe përgjegjës turni në PKK Hani i Hotit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 81 të datës 21.07.2024 dhe më vendimin nr. 453 të datës 21.07.2024, ka caktuar këto masa sigurie, pasi nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet dokumenteve false dhe mosregjistrimit në sistemin TIMS, kanë kaluar në PKK Hani i Hotit, shtetas shqiptarë që kishin destinacione Kanadanë dhe Amerikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për hetime të mëtejshme.
foto ilustruese SHKODËR- Ditën e sotme janë asgjësuar mbi 10 mijë bimë kanabisi të kultivuara në Shkodër....
olsian çela dhe altin dumani TIRANË- Zgjedhjet vendore të vitit 2023, ngjashëm me proceset zgjedhore të mëparshme të ...
policia e lezhes LEZHË- Dy persona janë arrestuar në Lezhë pasi akuzohen për mashtrim. Një 35-vjeçar dhe një 37-v...
Edison Elezaj TIRANË- Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar të shtëna në një fe...
Dritan Dajti ELBASAN- Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ditën e sot...
Foto ilustruese VLORË- Një aksident është regjistruar pak më parë në zonën e Lungomares në Vlorë. Më...
Foto ilustruese TIRANË- Shumica e bankave tregtare arritën të përmirësonin cilësinë e portofolit të tyre të kr...
SHKODËR- Një 75-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se ndaj 75-vjeçarit me in...
GREQI- Një shqiptar ka rënë në pranagt e policisë greke. Githashtu në kërkim janë edhe tre bashkëpunëto...
Pamje nga vendngjarja DURRËS- Një plagosje me armë zjarri u regjistrua pak ditë më parë në Durrës ku 31-vjeç...