Kriza në Qytetin Studenti shpërtheu hapur këtë javë, duke ekspozuar dështimin e qeverisë Rama përballë mijëra të rinjve që kërkojnë një vend ku të jetojnë.
Situata e krijuar nuk ishte as rastësi, as surprizë: vetë drejtori i Qytetit Studenti, Olsi Shahini, i ftuar sot në emisionin “Kafe Shqeto” pranoi se fluksi ishte i pritshëm, por u mjaftua të justifikohej me “projekte të financuara nga BE”, duke shmangur çdo përgjegjësi të qeverisë.
"Po, ajo që thotë Aureli është e vërtetë por duhet të kuptojmë se është një projekt i miratuar e financuar nga BE, për të cilin nuk i vendos dot kushte atij që financon se si të bëjë projektin, por duhet të jetë një financim i mirëpranuar ashtu siç ka ardhur".
Ndërkohë, studentët denoncojnë realitetin e hidhur: godina të amortizuara, kushte të papranueshme dhe dhoma bosh që nuk ofrojnë asgjë përveçse katër mureve.
Konviktet 11, 12, 24 dhe 25 janë shembulli më i qartë i kësaj gjendjeje, ku mungojnë kushtet minimale të jetesës.
Premtimet për një “kampus me standarde europiane” mbeten thjesht propagandë në letër, ndërsa mbi 4500 studentë jetojnë çdo ditë me probleme që qeveria refuzon t’i shohë.
Deklarata e plotë e drejtorit të QS:
"Është detyrë shumë e vështirë dhe nuk është ndonjë kënaqësi shumë e madhe të jesh në krye të një institucioni kaq sensitiv dhe të ndjeshëm për pjesën e shoqërisë, por faleminderit që më ftuat.
Ne e prisnim këtë fluks, pasi godina 3 është një nga godinat më të mira në Qytet Studenti, ka një kapacitet prej 61 studentësh dhe ishte shumë normale që do kishte një fluks të shtuar për regjistrime.
Këtë vit kemi akomoduar rreth 4500 studentë, shifër rekord sa i përket viteve të kaluara dhe kërkesa ka qenë gjithmonë e më e lartë. Qyteti Studenti shihet si zgjidhje për studentët dhe jo thjesht si një vend ku ata akomodohen për të fjetur.
Kjo situatë ishte normale dhe policia, ndryshe nga ajo që Aureli tha se nuk ka të drejtë të ndërhyjë, në fakt policia ka të drejtë të ndërhyjë pasi mbajtja e radhës është e papërballueshme.
Studentët shtynin njëri-tjetrin në një ambient që mund të çonte edhe në pasoja, në një ambient që ishte në shkallë dhe mund të kishim pasoja të tjera nëse s’do ndërhynte policia, pavarësisht se ato pamje janë mjaft të shëmtuara.
(Aureli Kujtimi, nga studentët denoncojnë ndërhyn: Te konviktet 11, 12, 24, 25 mungojnë kushtet minimale, nuk ka praktikisht asgjë, aty janë thjesht dhoma)
Po, ajo që thotë Aureli është e vërtetë por duhet të kuptojmë se është një projekt i miratuar e financuar nga BE, për të cilin nuk i vendos dot kushte atij që financon se si të bëjë projektin, por duhet të jetë një financim i mirëpranuar ashtu siç ka ardhur.
Qytet Studenti është një kampus që në shumë vite është transformuar dhe Aureli e di mirë këtë pasi ka inspektuar çdo godinë. Dhe unë mund t’ju them këtë: QS është në sipërfaqe 180 mijë metra katrorë, e cila është parashikuar për t’u bërë kampus me kushte europiane. Dhe Aureli i ka parë projektin e mensës si dhe projektin për restaurimin e konvikteve që sot janë në kushte të këqija.
Të gjitha projektet janë të miratuara e financuara dhe pritet ekzekutimi i godinave të reja, që do të jenë me kushtet e godinës 3, ku ju patët atë fluks në video".
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
24 Shtator08:28
BQE: Punë nga shtëpia, por jo pagë më e ulët për europianët
Shumica e europianëve nuk do të pranonin një ulje të ndjeshme të pagës vetëm për të punuar disa ditë nga sht...
AKTUALITET
24 Shtator07:55
Këmbimi valutor 24 shtator 2025, ja sa vlejnë monedhat e huaja sot
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe shitet me 82.7 lekë.
Euro blihet me 96.3 lekë dh...
AKTUALITET
24 Shtator07:44
Një arsye për emigrimin/ Të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave
Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke re...
AKTUALITET
24 Shtator07:34
BSH bleu dy herë valutë javën e kaluar, por Euro ngelet pranë minimumit historik
Banka e Shqipërisë realizoi dy operacione për blerje të Euros në tregun valutor javën e kaluar.
Në datën 17 shtator, ...
AKTUALITET
24 Shtator07:25
Nuk ka më njerëz, treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, treguesit e punësimit, papunësisë dhe forcës së punës kanë pësuar t...
AKTUALITET
24 Shtator07:12
Parashikimi i motit 24 shtator 2025, ja si do të jetë dita sot
Më 24 shtator 2025, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë pjesës më të...
AKTUALITET
23 Shtator22:27
Zhvatën të moshuarin italian, arrestohen shqiptarët. Si e vunë në jetë rrengun për të përfituar para
Karabinierët arrestuan në flagrancë dy burra, Z.F, 39 vjeç, me origjinë shqiptare, dhe Z.F, 21 vjeç, të akuzuar për ...
AKTUALITET
23 Shtator22:04
Qindra efektivë ranë pre e skemave piramidale. Dy qarqet me numrin më të lartë të policëve të mashtruar
Skemat piramidale online nuk mashtruan vetëm qytetarët, por edhe vetë Policinë e Shtetit. Qindra efektivë policie të rolit baz&eum...
AKTUALITET
23 Shtator21:47
Zjarr në Mifol të Vlorës, digjet parcela me ullinj
Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët këtë të martë në fshatin Mifol, njësia adm...
AKTUALITET
23 Shtator21:26
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Drejtësia nuk e gjen dot, Altin Hajri “gjen” Gjykatën Kushtetuese. Ja çfarë kërkon ai
Altin Hajri vazhdon të jetë në kërkim nga drejtësia që nuk po e gjen dot për çështjen më të rënd&e...