Skemat piramidale online nuk mashtruan vetëm qytetarët, por edhe vetë Policinë e Shtetit. Qindra efektivë policie të rolit bazë kryesisht inspektorë investuan para në këto skema mashtrimi.
Sipas A2CNN, efektivë policie sidomos të qarkut të Tiranës dhe Lezhës ashtu si shumë qytetarë janë mashtruar nga skemat piramidale online, me shpresën se duke investuar në to do të përfitonin më shumë para.
Pas zbulimit të skemave të mashtrimit siç ishte XUEX kanë qenë vetë efektivët që kanë denoncuar në sektorin e krimit kibernetik personat që drejtonin këto skema mashtruese.
Tashmë hetimet e policisë për goditjen e bazave të grupeve të skemave piramidale online janë shtrirë në të gjithë vendin. Këtë të hënë u arrestua edhe Ereledio Shebeku.
Sipas policisë, 35-vjeçari dyshohet si organizatori kryesor për zonën e Divjakës në lidhje me organizimin e këtyre skemave, ndërsa në kërkim vijon të jetë partnerja e tij.
Ndërkohë, mësohet se bazat kryesore të skemave piramidale nuk janë vetëm në Divjakë dhe qarkun e Fierit, ku u zhvillua operacioni i fundit, por po hetohen nga Drejtoria e Krimit Kibernetik edhe grupe më të mëdha të skemave piramidale online, kryesisht në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe së shpejti priten arrestime të tjera.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Shtator21:47
Zjarr në Mifol të Vlorës, digjet parcela me ullinj
Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët këtë të martë në fshatin Mifol, njësia adm...
AKTUALITET
23 Shtator21:26
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Drejtësia nuk e gjen dot, Altin Hajri “gjen” Gjykatën Kushtetuese. Ja çfarë kërkon ai
Altin Hajri vazhdon të jetë në kërkim nga drejtësia që nuk po e gjen dot për çështjen më të rënd&e...
AKTUALITET
23 Shtator21:07
A është Ragip Gila një vrasës me pagesë? Zbardhet roli i Barush Bregut në masakrën me dy të vrarë në Shkodër dhe lidhjet me fisin Lici
Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me 2 viktima dhe 2 të tje...
AKTUALITET
23 Shtator20:37
“Del jashtë se s’të baj gja”/ Si ndodhi masakra e Shkodrës, zbardhen dëshmitë (DOSJA)
Detaje të reja kanë dalë nga masakra e 8 shtatorit në Shkodër, ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. P&...
AKTUALITET
23 Shtator20:20
Hetimi i piramidave online/ I arrestuari i fundit: Ja si u njoha me skemën, zhvillohej në Telegram
Pas arrestimit te agjenteve që reklamonin investimet ne kripto dhe organizatorit që e përhapi platformën kryesisht ne zonën e Divjak&...
AKTUALITET
23 Shtator20:15
Gati sa nuk u konfrontuan fizikisht/ Përballja në GJKKO, Dumani-Alibejt: Të degjeneroj, do të më nxjerrësh mashtrues
Kanë vijuar sërish tensionet, gati në konfrontim fizik mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibejm,...
AKTUALITET
23 Shtator19:31
“Bie ndesh me traditën shqiptare”, Këshilli Ndërfetar kundër nismës ligjore për ‘shumë’ gjini
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ...
AKTUALITET
23 Shtator18:48
Trafikoi sasinë më të madhe të heroinës në Galicia të Spanjës, kush është biznesmeni shqiptar që po gjykohet nga drejtësia spanjolle
Nikolin Janina, një biznesmen i njohur shqiptar, përballet me tetë vjet burg për përfshirjen e tij në vjedhjen e 54 kilogramë...