
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, treguesit e punësimit, papunësisë dhe forcës së punës kanë pësuar të gjithë rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke reflektuar tkurrjen e fortë të popullsisë më shumë se zhvillimet në tregun e punës.
Sipas të dhënave nga Anketa Tremujore të Forcave të Punës, numri i të punësuarve mbi 15 vjeç arriti në 1,171,084 persona në tremujorin e dytë 2025, duke u tkurrur me rreth 10,872 individë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përkon me një ulje prej 0,9%.
Kjo rënie u reflektua kryesisht te të rinjtë 15–29 vjeç, ku numri i të punësuarve u reduktua me mbi 11 mijë persona, si dhe tek grup-mosha 30–64 vjeç, ku tkurrja ishte mbi 7 mijë individë.
Në tërësi, numri i të papunëve mbi 15 vjeç mbeti pothuajse i pandryshuar, duke u ulur me vetëm 311 persona, ndërsa norma më e lartë e rënies u regjistrua sërish te të rinjtë 15–29 vjeç, me një tkurrje prej 5,6%. Nga ana tjetër, grup-mosha 30–64 vjeç pa një rritje të lehtë të të papunëve, duke sinjalizuar sfida të reja në tregun e punës për këtë kategori.
Popullsia inaktive mbi 15 vjeç gjithashtu shënoi një ulje të lehtë me rreth 5.400 persona, çka tregon një zhvendosje të vogël të popullsisë në moshë pune drejt nevojës për punësim.
Gjithashtu, forca e punës që përfshin të punësuarit dhe të papunët aktivë u tkurr me 11,183 persona se një vit më parë, me rënie vjetore 1%.
Brenda këtij grupi, të rinjtë 15–29 vjeç patën rënien më të fortë, me mbi 22 mijë individë më pak, ndërsa grupmosha 30–64 vjeç pa një rritje me 2703 persona, duke treguar se grupmosha e re po tkurret dhe përfshirja në punësim po zhvendoset drejt moshave më të vjetra.
Në tërësi, të dhënat sinjalizojnë një dobësim tregut të punës gjatë vitit 2025, nga tkurrja e popullsisë dhe sidomos grupeve të reja në moshë.
Pas censit deri në fillim të 2025 popullsia e vendit u tkurr me tej 39 mijë persona shumica të rinj. Popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni më i lartë dhe lindjet më të pakta.
Popullsia e mbetur ka ndryshuar strukturën në favor të moshave të vjetra. Kështu që treguesit e punësimit dhe papunësisë më shumë po ndikohen nga zhvillimet demografike se sa nga forcat reale të tregut./Monitor

Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
24 Shtator07:12
Parashikimi i motit 24 shtator 2025, ja si do të jetë dita sot
Më 24 shtator 2025, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë pjesës më të...
AKTUALITET
23 Shtator22:27
Zhvatën të moshuarin italian, arrestohen shqiptarët. Si e vunë në jetë rrengun për të përfituar para
Karabinierët arrestuan në flagrancë dy burra, Z.F, 39 vjeç, me origjinë shqiptare, dhe Z.F, 21 vjeç, të akuzuar për ...
AKTUALITET
23 Shtator22:04
Qindra efektivë ranë pre e skemave piramidale. Dy qarqet me numrin më të lartë të policëve të mashtruar
Skemat piramidale online nuk mashtruan vetëm qytetarët, por edhe vetë Policinë e Shtetit. Qindra efektivë policie të rolit baz&eum...
AKTUALITET
23 Shtator21:47
Zjarr në Mifol të Vlorës, digjet parcela me ullinj
Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët këtë të martë në fshatin Mifol, njësia adm...
AKTUALITET
23 Shtator21:26
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Drejtësia nuk e gjen dot, Altin Hajri “gjen” Gjykatën Kushtetuese. Ja çfarë kërkon ai
Altin Hajri vazhdon të jetë në kërkim nga drejtësia që nuk po e gjen dot për çështjen më të rënd&e...
AKTUALITET
23 Shtator21:07
A është Ragip Gila një vrasës me pagesë? Zbardhet roli i Barush Bregut në masakrën me dy të vrarë në Shkodër dhe lidhjet me fisin Lici
Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me 2 viktima dhe 2 të tje...
AKTUALITET
23 Shtator20:37
“Del jashtë se s’të baj gja”/ Si ndodhi masakra e Shkodrës, zbardhen dëshmitë (DOSJA)
Detaje të reja kanë dalë nga masakra e 8 shtatorit në Shkodër, ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. P&...
AKTUALITET
23 Shtator20:20
Hetimi i piramidave online/ I arrestuari i fundit: Ja si u njoha me skemën, zhvillohej në Telegram
Pas arrestimit te agjenteve që reklamonin investimet ne kripto dhe organizatorit që e përhapi platformën kryesisht ne zonën e Divjak&...
AKTUALITET
23 Shtator20:15
Gati sa nuk u konfrontuan fizikisht/ Përballja në GJKKO, Dumani-Alibejt: Të degjeneroj, do të më nxjerrësh mashtrues
Kanë vijuar sërish tensionet, gati në konfrontim fizik mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibejm,...