Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, së bashku me specialistë dhe persona të tjerë, u akuzuan nga prokuroria në muajin qershor për krijimin e një skemë abuzive të transferimit të pacientëve me kancer drejt klinikave private për qëllime përfitimi.
Skema abuzive shkaktoi shumë zemërim mes qytetarëve pavarësisht se çështja tregonte për një fenomen të njohur prej vitesh në sistemin shëndetësor publik, ku shumica e mjekëve punojnë dhe në sistemin privat shëndetësor.
Duke marrë shkas nga skandali i zbuluar nga prokuroria qeveria miratoi në fillim të gushtit një Akt Normativ, ku tentohet rregullimi i punësimit të mjekëve duke vendosur kufizime për punën e tyre në sistemin privat dhe pranohet rënia e cilësisë së shërbimit në sistemin shëndetësor dhe për pasojë mohimi i të drejtës për mjekim të pacientëve.
Ndryshimet në ligjin për “Urdhërin e Mjekëve' parashikojnë rregullimin e dy-punësimit të mjekëve, masa ndaluese që ata të rekomandojnë pacientë në sistemin privat, dhe masa disiplinore më të rrepta për mjekët që shkelin këto dispozita.
Në relacionin shoqërues, ku argumentohet urgjenca e këtij akti, përshkruhet një situatë e “pasigurt” për pacientët dhe mjekët dhe pranohet se nuk është ofruar shërbimi shëndetësor i garantuar për qytetarët si e drejtë themelore në Kushtetutë.
“Situata aktuale ka krijuar problematika të menjëhershme në ofrimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët, si mungesa e personelit shëndetësor gjatë orarit zyrtar dhe shtyrja e konsultës me mjekun,” thuhet ndër të tjera në relacionin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.
“Ndërhyrja urgjente është e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të shërbimit shëndetësor publik”, shton relacioni.
Ministria i referohet të dhënave të një hetimi administrativ të kryer pas skandalit të Onkologjikut, ku rezultatet sipas saj, tregojnë për “problematikat e mosofrimit të shërbimeve mjekësore dhe dërgimin e pacientëve drejt strukturave jopublike”.
Të dhënat e cituara në dokument flasin për 823 biznese që ofrojnë shërbime të ndryshme shëndetësore jopublike, një shifër që nënkupton nevojën e madhe për mjekë, të cilët përgjithësisht huazohen nga sistemi publik.
“Në këto biznese shëndetësore jopublike rezultojnë të punësuar mjekë të specialiteteve të ndryshme, që ushtrojë profesionin e tyre edhe në shërbimin shëndetësor publik,” konstaton Ministria e Shëndetësisë.
“Kjo sjell si pasojë që kombinimi i shërbimit në këto dy sisteme, publik dhe jopublik, kur aktualisht është edhe i parregulluar, cenon shërbimin shëndetësor publik, në favor të atij jopublik”, shtoi ajo.
Në këto kushte, sipas arsyetimit të Ministrisë, ekziston një situatë e konfliktit të interesit, ku mjekët kanë inkurajuar dhe mund të inkurajojnë në të ardhmen përsëri pacientët e tyre në sektorin shëndetësor publik që të kërkojnë trajtim në strukturat shëndetësore jopublike në pronësi të tyre ose ku ata punojnë.
“Kjo qasje dëmton pacientët që mund të mos kenë mundësi financiare për trajtime në këto struktura jopublike dhe që nuk e kanë zgjedhur vetë të marrin shërbimet shëndetësore në to”, konstaton Ministria e Shëndetësisë.
Shëndetësi falas dhe cilësore ka qenë një nga premtimet më të forta të qeverisjes socialiste e cila po përfundon mandatin e tretë të saj.
E pyetur nga BIRN për përgjegjësinë e mosmbajtjes së këtij premtimi, Agjencia per Media dhe Informim sugjeroi se qeveria ishte e angazhuar për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe akti normativ “i përgjigjej sfidave që evoluojnë dhe ndryshojnë me kohën”.
“Ne jemi të angazhuar për të adresuar sfidat e identifikuara në sistemin shëndetësor publik dhe për të implementuar masa konkrete që do të kontribuojnë në forcimin dhe përmirësimin e tij”- thuhet në përgjigjen e agjencisë.
Akti Normativ, nuk është një mekanizëm i zakonshëm ligjor për ndryshimin e ligjeve në fuqi, por qeveria pretendon se në këtë rast përligjen kushtet e urgjencës dhe nevojës së ndërhyrjes për të rregulluar situatën në sistem.
Akti është kundërshtuar nga “Urdhëri i Mjekëve” si një akt që vret pavarësinë e këtij organizmi për vetrregullimin dhe vetqeverisjes profesionale./ BIRN
HIMARA- Dy turiste çeke që kishin humbur rrugën gjatë një ekskursioni në një zonë malore mbi fshatin Nivicë...
Taf Koleci TIRANA- Në Shqipëri, shoqëria Kurum ka arritur një marrëveshje me sindikatat për pushim kolektiv nga puna të ...
GJERMANIA- 37-vjeçari Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj është arrestuar në Gjermani pasi ishte në kërkim nd&e...
TIRANA- Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar sot në lidhje me skandalin e eksportit të mbetjeve toksike nga vendi ynë ...
TIRANA- 25-vjeçari Erlanda Krasniqi është arrestuar në Gjermani me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Krasniqi ishte s...
TIRANA- 37-vjeçari Shpëtim Kraja, i lindur në Shkodër, është ekstraduar nga Franca pasi akuzohet nga gjykata e ...
TIRANA- Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë pagesat për orët shtesë në sezon dhe kompensi...
pamje nga ngjarja LEZHË- Zjarri në malin Vela të Kallmetit në qarkun e Lezhës është përkeqësuar ditë...
Foto nga vendi i ngjarjes SHKODRA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga atentati i dështuar në Bushat të Shkod...
foto ilustruese KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Maliq. Mësohet se nj&eu...