Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- E hëna, për shumicën e familjeve shqiptare, është “dita e fasules”. Një zakon i trashëguar brez pas brezi, më i qëndrueshëm se çdo politikë bujqësore në vend. Por këtë vit, pjatat e ngrohta tradicionale po mbushen me fasule egjiptiane, sepse në Korçë, dikur vendi ku prodhohej bishtajorja më e mirë, bima nuk i mbijetoi të nxehtit.
Altin Ibrahimi, fermer nga Pojani, që prej 20 vitesh merret me bujqësi, rrëfen një vit katastrofik: “Në 4 hektarë mora vetëm 600 kg fasule. Dikur, këtë sasi e merrja nga 2 hektarë”.
Nga një pjatë e përballueshme për çdo xhep, fasulja është kthyer në luks. Vitin e kaluar, çmimi i saj shkoi deri në 700 lekë për kilogram. Gjasat janë që edhe këtë vit të jetë njësoj.
“Tani nuk dimë a duhet të mbjellim apo jo, se priten sërish temperatura të larta,” thotë Altini.
Për shkak të humbjeve, ai planifikon të përgjysmojë mbjelljen këtë vit.
“Humba 10 milionë lekë dhe nuk futa dot as 1 mijë lekë në xhep. E kam farën, por toka është me qira dhe shpenzimet për punëtorët janë të larta”
Shumë fermerë të tjerë nuk kanë më as farë për të mbjellë. Ata duhet ta blejnë atë në një treg tashmë të pushtuar nga importet.
Nga Korça në Kajro
Në vend që t’i mbledhim në Korçë, fasulet tani i shkarkojmë në port. Të dhënat e përpunuara nga Faktoje tregojnë se importet e fasules janë rritur mbi pesëfish në dhjetë vitet e fundit.
Në vitin 2014, Shqipëria importonte 1,460 tonë fasule. Sot? Mbi 7,300 tonë. Pse? Klima, mungesa e politikave dhe paaftësia për të mbrojtur fermerët.

90% e fasules së shitur në tregun shqiptar ka ardhur nga Egjipti. Vitin e kaluar në Shqipëri kanë hyrë 6,788 tonë me fasule të prodhuara në skajin verilindor të kontinentit afrikan.
“Po rrisim konsumin, por jo prodhimin. Po importojmë gjithnjë e më shumë — nga Afrika në Ballkan,” thotë Ilir Pilku, ekspert për politikat bujqësore.
Mungesa e politikave dhe krahut të punës
Politikat e munguara bujqësore janë shkaku kryesor i kësaj panorame, – thekson profesor Pilku, – teksa shton edhe mungesën e fuqisë punëtore.

“Fasulja kërkon shumë më tepër ditë pune me krah se çdo kulturë tjetër. Politikat për të motivuar fuqinë punëtore mungojnë”
Për shkak të ndryshimeve klimatike, fermerët në juglindje kanë pësuar dëme edhe në kultura të tjera si patatja dhe qepa.
“Nëse çdo vit vaditja nga pesë herë, këtë vit kam vaditur dhjetë herë vetëm për pataten. Edhe vaditja ka kosto,” thotë Altini.
Rajonet më të prekura nga thatësira dhe temperaturat e larta janë Jugu dhe Juglindja, si dhe zona bregdetare e fushore veçanërisht të ndjeshme ndaj klimës mesdhetare dhe efekteve të ngrohjes globale.
“Shqipëria thuajse çdo vit përballet me ngjarje ekstreme klimatike që shkatërrojnë me raste një vit të tërë pune,” thotë Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë dhe zhvillimin rural. “Shpeshherë janë reshje të dendura, përmbytje apo breshër”
“Në 10 vitet e fundit janë dëmtuar: 10.000 ha grurë, 15.000 ha kultura foragjere, 1000 ha pemë frutore dhe mbi 1500 ha vreshta,” shton Ndoc Fasllia, profesor në Universitetin Bujqësor.
Rito Hamataj, një agronom i dalë në pension nga fshati Kafaraj në Fier, është shembulli më i freskët i pasojave nga breshëri.
“Më dëmtoi 400 rrenjë nektarine. Vitin e kaluar mora 200 kuintal. Sivjet — zero. Nuk kam parë kurrë një stuhi të tillë ,” psherëtin ai.
Ndërsa fermerët numërojnë humbjet, Ministria e Bujqësisë nuk ka asnjë shifër konkrete për dëmet.
A ka ndonjë plan?
Sipas përgjigjes për Faktoje, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se ka realizuar disa vlerësime mbi ndikimet klimatike, por kryesisht përmes projekteve të huaja. Ajo pranon se nuk ka një vlerësim vjetor për dëmet, por “po planifikon masa si teknika të reja, kultivarë rezistentë dhe mbrojtje ndaj breshërit e përmbytjeve”.
“Ka ardhur koha që të vlerësojmë siç duhet procesin e ndryshimeve klimatike sepse mund të na rritet numri i subjekteve që shkojnë në faliment”, thotë Agim Rrapaj nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.
“Nëse do të vazhdohet të punohet pa vizion Shqipëria do të vazhdojë paradoksin ku dhe pse është vendi më bujqësor i rajonit të ngelet importuesi neto më i madh i ushqimeve”, paralajmëron ekspertja Esmeralda Ballesha.
Përveç klimës, Shqipëria ka një faktor edhe më të rrezikshëm: vendimmarrjen politike. Emigrimi masiv, subvencionet minimale, pezullimi i fondeve IPARD dhe një ministri që llogarit me sy, jo me shifra, janë disa nga goditjet që po përplasen mbi bujqësinë.
Ky sektor është më pak i financuari nga buxheti i shtetit. Sipas INSTAT, prodhimi bujqësor u tkurr me 2,7% vjet.
“Bujqësia është si një shtëpi pa çati,” thotë Altin Ibrahimi. “Klima ia djeg kulmin, politika i nxjerr derën”
Nëse klima po e djeg tokën, politikat po i hedhin hi sipër. Në një vend ku bujqësia është identitet, mungesa e mbrojtjes për fermerët është një formë e heshtur braktisjeje. Fasulet janë vetëm fillimi. Pyetja që mbetet është: A do ta mbrojmë këtë “shtëpi pa çati”, apo do të vazhdojmë të importojmë gjithçka… përveç përgjegjësisë?/Faktoje.al
QIPRO- Një 26-vjeçare greke është arrestuar në aeroportin e Qipros. Arrestimi i saj erdhi pasi në bagazhin e saj iu gjet nj&eu...
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë vë në në pranga 4 shqiptarë. Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore t...
kryepeshkopi joan pelushi GREQI- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, në një intervis...
produkti TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale të një produkti ushqimor të blerë n&eu...
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai u kap teksa...
ilaria sula ITALI - Mark Antony Samson, 23-vjeçari i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, ka deklaruar par...
TIRANË- Eksperti Abdyl Sinani është shprehur së fundmi se pesticidi i gjetur në luleshtrydhet e ardhura nga Greqia është sh...
KURBIN- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Milot-Laç. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth&...
ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me 14 vite burg nga autoritetet angleze. Mësohet se ata u vendosën në pranga për trafik dro...
ZVICËR- Autoritetet zvicerane kanë vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij erdhi pasi ai akuzohet p&e...