Ministria e Mbrojtjes i jep tenderin 15 milionë euro kompanisë së përfshirë në skandalin evropian të korrupsionit
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Për të dytën ditë radhazi, banorët e Këlcyrës, së bashku me punonjës të administratës bashkiake, dolë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdh&e...
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës...
Për të ndërtuar një stallë lopësh në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës duhet firma e Kryeministrit. Edhe pë...
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë...
Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielë...
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Sup...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut...

Rritja e tarifave të ujit po përdoret në disa raste më shumë për të mbuluar pasojat e keqmenaxhimit dhe joeficiencës së ujësjellësve sesa për të përmirësuar performancën e tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit e ngre këtë shqetësim në auditimin e Entit Rregullator të Ujit, duke evidentuar nivele tepër të larta të Ujit Pa të Ardhura në Lezhë, Fier dhe Shkodër.
Sipas KLSH-së, treguesi i Ujit Pa të Ardhura arrin në 74.14% në UK Rajonale Lezhë, 69.59% në Fier dhe 67.01% në Shkodër. Auditimi vlerëson se problemi nuk po trajtohet me masa konkrete dhe detyruese në përpjesëtim me ndikimin që ka në kostot që përballojnë konsumatorët që paguajnë rregullisht faturat.
“Në këto kushte, rritja e tarifave më së shumti përdoret për të mbuluar pasojat e mosmenaxhimit dhe joeficiencës së këtyre shoqërive”, konstaton KLSH, ndërsa thotë se kërkesat për tarifa më të larta nuk janë shoqëruar me masa të qarta e të matshme për uljen e humbjeve, luftimin e lidhjeve të paligjshme, përmirësimin e faturimit dhe investimet në rrjet.
Situata më problematike nga tre operatorët e analizuar rezulton në Lezhë. Shoqëria prodhonte rreth 13.65 milionë m³ ujë në vit, por vetëm 16.3% e prodhimit ishte e matur. Uji Pa të Ardhura arrinte në 74.14%, nivel që vetë dokumentacioni i përdorur në procesin rregullator e konsideron të papranueshëm.
Problemi lidhet me humbjet teknike, lidhjet e paligjshme dhe pasaktësitë në vlerësimin e sasive të ujit.
Në Shkodër problemi është edhe më i madh sa i përket besueshmërisë së bazës së të dhënave. Prodhimi vjetor është rreth 14.8 milionë m³, por është pothuajse 100% i vlerësuar, pasi vetëm disa burime kanë ujëmatës. Nga ky prodhim, shoqëria faturon vetëm 32.98%, ndërsa Uji Pa të Ardhura është 67.01%.
Rrjeti prej 313 kilometrash paraqitet në një pjesë të madhe i amortizuar, sidomos në Vau Dejës dhe Malësi të Madhe. Ndërkohë, 73.7% e lidhjeve të konsumatorëve kanë ujëmatës, por matja mungon pikërisht në prodhim, duke krijuar pasiguri mbi volumin që hyn në sistem.
Në Fier prodhohen 20.79 milionë m³ ujë në vit, nga të cilat vetëm 67.7% maten. Shoqëria faturon vetëm 30.41% të ujit të prodhuar, ndërsa Uji Pa të Ardhura arrin në 69.59%.
Në Fier, auditimi thekson edhe burimin e humbjeve: 31.93% përfaqësojnë humbje administrative, ku përfshihen lidhjet e paligjshme dhe nënfaturimi, ndërsa 37.01% janë humbje reale ose teknike.
KLSH vlerëson se, kur niveli i Ujit Pa të Ardhura është kaq i lartë, rritja e tarifës rrezikon t’ua transferojë barrën konsumatorëve korrektë, ndërsa vazhdojnë problemet që krijojnë humbjet.
Për këtë arsye, KLSH kërkon që ERRU, kur miraton tarifat për operatorët me humbje të larta, të vendosë kushte detyruese performance dhe jo vetëm objektiva deklarative. Operatorët duhet të kenë plane veprimi të verifikueshme, afate, indikatorë konkretë dhe pasoja rregullatore nëse objektivat nuk realizohen /ekofin.al
Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Sarandë pas një operacioni të Policisë të koduar “Sil...
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur...
Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë autoriteteve franceze dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj. Bashkën...
54-vjeçari Ardian Xhafo, është arrestuar në flagrancë në Mallakastër, pasi dyshohet se ka ndezur qëlllimisht zjarrin...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjës, ku...
Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s vendosi t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një afat s...
Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e së hënës në zonën e Sajadhës, pranë kufirit mes Shqip&eum...
Një në gjashtë pika të monitoruara në plazhet dhe zonat liqenore të Shqipërisë rezultoi me cilësi të keqe gj...
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin dhe ratifikimin nga Shqipëria të një kredie prej 302 milionë dollar&e...
Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Rribanit, në Mallakastër. ...