Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANA- Komisioneri Publik këmbënguli të mërkurën në shkaqet e ankimit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës Besnik Hoxha. Në seancën e parë për shqyrtimin e ankimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisioneri Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e Hoxhës, duke arsyetuar se ai nuk arrinte nivel të besueshëm.
“Kërkojmë që shkaqet parashtruara në ankim të merren në konsideratë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë: – Ndryshimin e vendimit nr. 661, datë 18.5.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Hoxha”, tha Ballhysa.
Në krahun tjetër avokatja Romina Zano, e cila lexoi qëndrimet e Hoxhës para Kolegjit, këmbënguli në lënien në fuqi të vendimit, duke thënë se pretendimet e Komisionerit Publik nuk bazoheshin në fakte dhe prova.
Duke iu referuar vendimit të KPK-së Zano tha se ai duhej të qëndronte në fuqi. “Është i drejtë dhe i bazuar në ligj, dhe për kёtё arsye kërkoj nga Kolegji i Pavaruar i Kualifikimit lënien në fuqi të kёtij vendimi”, u shpreh avokatja e Hoxhës.
Hoxha, i cili u konfirmua në detyrë me shumicë votash një vit më parë në KPK, është i njohur si një nga anëtarët e trupës që gjykoi çështjen dhe u dha pafajësi gardistëve të akuzuar për vrasjet në protestën e 21 janarit. Vendimi i KPK-së për të konfirmuar Hoxhën, u kundërshtua nga Operacioni i Vëzhguesve Ndërkombëtar dhe më pas u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili pretendon se vendimi i KPK-së është i cënueshëm në të tri kriteret e rivlerësimit.
Gjatë leximit të parashtrimeve Ballhysa i qëndroi asaj që kishte paraqitur në ankim. Ai këmbënguli se sa i përket pasurisë Hoxha kishte bërë deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm dhe se ishte “përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasurinë në fjalë dhe interesat e vërteta pasurore të tij”. Komisioneri renditi një sërë rrethanash që sipas tij duhej të ishin vlerësuar ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke theksuar se subjekti nuk kishte arritur të provonte të kundërtën e barrës së provës.
Për pasurinë: godinë banimi 3-kate në Shkodër Komisioneri arsyeton se zbatimi i parimit të proporcionalitetit siç ka arsyetuar KPK është i pavend. “Është e qartë se parimi i proporcionalitetit nuk mund të merret dhe interpretohet i shkëputur për relativizuar pasaktësinë në deklarim dhe pamjaftueshmërinë e burimeve të ligjshme në krijimin e pasurisë godinë banimi 3-kate të ndodhur në Shkodër, duke u shmangur kështu, nga detyrimi për deklarim me vërtetësi të tërësisë së pasurisë dhe shpjegimit bindshëm të ligjshmërisë së burimit të krijimit të saj”, thuhet në parashtrime.
Në kundërshtim me këto qëndrime avokatja e Hoxhës parashtroi se subjekti kishte bërë deklarim të saktë. Zano këmbënguli në fjalën e saj se pretendimetet e Komisionerit Publik se nuk mund të zbatohej parimi i proporcionalitetit ishin të pabazuara. Sipas saj Komisioneri Publik nuk kishte paraqitur një shifër se sa ishte diferenca dhe pse kjo nuk mund të cilësohej proporcionale.
“Në fakt Komisioneri Publik nuk paraqet në ankimin e tij se sa është pamjaftueshmëria financiare që sipas tij nuk është as proporcionale. Komisioneri përmend disa shifra, psh për vlerën e ndërtimit në ankim po nuk pretendon në ankim ndonjë diferencë konkrete në mbulimin e kostos së kësaj pasurie”, tha Zano.
Qëndrime të ndryshme palët mbajtën edhe sa i përket pasurisë së dytë. Një apartament në Tiranë i deklaruar si adresë vendbanimi e subjektit. Komisioneri Publik këmbënguli në fjalën e tij se në këtë rast subjekti kishte paraqitur një situatë të ndryshme faktike “nga sa kanë rrjedhur ngjarjet dhe interesat e tij pasurore me këtë pasuri, si dhe momentit të posedimit të saj”.
Zano e kundërshtoi këtë pretendim duke këmbëngulur se nuk kishet prova. Palët po ashtu u përballën sa i përket dyshimeve të ngritura për kontaktet e subjektit me një sërë personash dhe përdormin e mjeteve të tyre, ndërkohë që kishte gjykuar më herët çështje me këto palë.
Komisioneri Publik këmbënguli se këto raste duhet të vlerësohen për të gjykuar integritetin e magjistratit. “Komisioneri Publik, bazuar në Rekomandimin e ONM-së të datës 19.6.2023, vlerëson se pavarësisht natyrës së çështjeve të gjykuara nga subjekti, është përgjegjësi e tij të mos gjykojë çështje kur ai ka lidhje të natyrës personale apo interesi me palët në gjykim”, tha Ballhysa.
Zano këmbëguli në vijim të fjalës së saj se bëhej fjalë për vendimmarrje deklarative dhe se nuk ishet cënuar integriteti i gjykatës. Ajo po ashtu vuri theksin te koha e kaluar mes çështjes në gjykatë dhe kontaktit të Hoxhës me palët. “Kanë qenë të natyrës deklarative, dhe vendimmarrja i subjektit të rivlerësimit nuk ka si të ketë ndikuar në veprimet juridike të mëpasme”, tha Zano.
Pasi dëgjoi palët, trupa e Kolegjit, me kryesuese Albana Shtylla, relator Sokol Çomo dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Mimoza Tasi, vendosi të ftojë palët për konkluzionet përfundimtare në datën 22 korrik./ BIRN
KORÇË- Një zjarr ka rënë në një nënstacion elektrik në lagjen 18 të Korçës. Dyshohet se shkak ...
Foto ilustruese VLORA- Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin e ndodhur në disa biznese në Nartë në Vlo...
ELBASAN- Elbasani është përfshirë nga stuhi shiu, që ka zgjatur rreth një ore, ku janë shkaktuar dhe disa dëme. G...
TIRANË- Nesër mbahet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Policia e Shtetit ka marrë një sërë plane...
KOSVË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvillaur një takim me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ball...
Pamela Qirko dhe Roland Ilia TIRANA- Gjykata e Lartë vendosi të mërkurën që të lërë në fuqi një vend...
Foto ilustruese SHKODRA- Një tragjedi është shmangur në Shkodër, ku një 27-vjeçare tentoi të hidhej në ...
foto ilustruese TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar ditën e sotme lidhur me rastin e tregtimit të akulloreve t...
Ivani i Tmerrshëm BRAZIL- Vështrimi i ftohtë i tiranit më mizor të Rusisë Ivanit, është zbuluar 440 vjet pas v...
Foto ilustruese VLORA- Me të konstatuar dëmtimit e trafikndarëseve dhe ngritjes së kioskave në akset rrugore me fluks turistik n&e...