AKTUALITET

Koncesioni fantazmë i Milot-Balldren aktiv, qeveria kërkon zgjidhje të njëanshme

M.B. Përditësimi i fundit 14 Qershor 2024, 10:36
Koncesioni fantazmë i Milot-Balldren aktiv, qeveria kërkon zgjidhje
Foto ilustruese

TIRANA- Në mars të vitit 2019 u bë aktive një kontratë koncesionare ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë “ Bardh Konstruksion” për ndërtimin e segmentit Milot -Balldren prej 17 kilometrash. Në një raport të posaçëm për monitorimin e koncesioneve për vitin 2023 Ministria e Financave raportoi se statusi i koncesionit është “Në fazën e plotësimit të kushteve paraprake për zbatimin e projektit”, ndonëse sipas Financave Ministra e infrastrukturës i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë zgjidhjen e kontratës. Por pas kësaj kërkesë nuk ka veprime të mëtejshme ligjore për zgjidhjen e saj, duke e lënë zyrtarisht aktive. Sakaq Kryeministri Edi Rama lajmëroi para disa ditësh se ky aks do të tenderohej.

Ministria e Financave raportoi se, Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues me shkresën nr. 1069/3 datë 16.12.2021, i ka dërguar shoqërisë “ANK” sh.p.k., si Koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh Konstruksion” sh.p.k., si Shoqëria Koncesionare, njoftimin për zgjidhjen e kontratës së Koncesionit/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor “Milot– Balldren”, si rezultat i mos -përmbushjes së kushteve të kontratës nga ana e Shoqërisë Koncesionare dhe Koncesionarit, të parashikuara ne nenin 7 “Mos-përmbushja e Kushteve Paraprake” si dhe ne pikën 4.2 të nenit 21 “Përmbyllja Financiare”.

Por në raportin e Ministrisë së Financave në tabelën përshkruese të projektit përcaktohet faza aktuale e projektit: “Në fazën e plotësimit të kushteve paraprake për zbatimin e projektit”. Sakaq Kompania “Bardhi Konstruksion” ka status të pezulluar në Qendrën Kombëtare te Biznesit një masë që QKB ka marrë ndaj kompanisë pasi nuk ka deklaruar pronarët përfitues dhe gjobën për këtë qëllim. Pezullimi në QKB nuk është kërkuar nga kompania koncesionare.

Objekti PPP për ndërtimin e segmentit Milot -Balldren u iniciua pas një propozimi të pakërkuar të kompanisë shqiptare A.N.K dhe në tetor 2018. A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldren, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro. Pas një rinegocimi pa garë të interesave, vlera e kontratës u rrit në 213 mln euro pa TVSH, ose 256 mln euro me TVSH, për një gjatësi prej 17.2 km.

Debate lindën edhe për faktin se kompania fituese A.N.K nuk kishte kapacitetin për të ndërtuar një rrugë të përmasave të tilla. Ndërsa A.N.K premtoi të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 (një vit para se të fitonte kontratën) treguan se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Kompania pretendoi se do të merret një hua prej 70 milionë eurosh. Gjatë gjithë kësaj periudhë ANK nuk ka arritur të sigurojë financimit.

Baypass-i i Lezhës, ose ndryshe aksi Milot-Balldren, është pjesë e Autostradës Adriatiko -Joniane, projekt i cili është përzgjedhur për financim nga Nisma e Berlinit për shkak se, lidh Ballkanin Perëndimor me Korridoret Europiane. Në studimin e fizibilitetit, dokumenti zyrtar që ka Ministria e infrastrukturës për autostradën Adriatiko – Joniane, Balldren-Milot e përllogarit me një kosto 141 milionë euro (pa TVSH), ose 177 mln euro me TVSH, të cilat vlejnë për ndërtimin e 17 kilometrave autostradë.

Por, më datën 7 nëntor të vitit 2018, në një mbledhje ku po diskutohej korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor, të administruara nga WBIF (The western Balkans investment Frameëork), u vendos që Shqipërisë t’i kërkohej të kthente 350 mijë euro që i kishte marrë për studimin e fizibilitetit për Bypass-in e Lezhës (Milot-Balldren) për shkak se qeveria shqiptare kishte vendosur dhënien e tij me koncesion të tipit PPP. Zyrtarisht koncesioni ishte aktiv deri në fund të 2023, ndërsa qeveria shqiptare në vitin 021 financoi një studim për ndërtimin e rrugës me fonde buxhetore, teksa kryeministri lajmëroi hapjen e tenderit ketë muaj./ Monitor

milot balldren

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë