AKTUALITET

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Pacolli në prokurori: Po lahesha, dola nga pishina e firmosa atë që më solli shoferi

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2025, 17:22
Konflikti për aeroportin e Vlorës, Pacolli në prokurori: Po

Detaje të reja kanë dalë nga dosja penale që lidhet me ndërtimin dhe pronësinë e aksioneve të aeroportit të Vlorës, që tashmë është kthyer jo vetëm temë e debatit politik të vendit por në prokurorinë e Tiranës është rregjistruar dhe një çështje penale.

Aksioneri më i madh i kësaj vepre strategjike kombëtare njëherësh oligarku kosovar Behgjet Pacolli, një javë më parë u paraqit në prokurori duke dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e këtij konflikti të lindur mes Ademit e Pacollit.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se gjatë dhënies së dëshmisë biznesmeni Behgjet Pacolli, nuk ka pranuar në asnjë moment se ka qenë përballë noteres Valbona Selimi dhe të ketë nënshkruar dokumentin Kontratë-Shitje të 47 për qind të aksioneve tek ortaku tjetër Valdon Ademi.

Sipas Pacollit gjithçka është ngatërruar për shkak të një marëdhënie mirëbesimi, duke shfrytëzuar firmosjen nga ana e tij të disa dokumenteve që ja kishte sjellë shoferi i tij.

“...unë isha duke u larë në pishinë. Dola nga pishina e firmosa ato dokumente që më solli shoferi...”-mësohet të ketë dëshmuar përballë grupit hetimor Behgjet Pacolli, i cili ka pretenduar se nuk e ka ditur dhe as ka lexuar përmbajtjen e këtyre dokumenteve, pasi nuk i ka kushtuar rëndësi.

Pacolli ka këmbëngulur se gjithçka është kryer në kushtet e mirëbesimit të ndërsjellët.

Ndërsa asnjëherë, nuk ka qenë para noteres Valbona Selimi, për të nënshkruar këtë kontratë shitje siç e kërkon dhe formati i ligjit për Noterinë Shqiptare, ku është detyrues që palët të jetë prezent dhe të identifikuara nga noteri.

Nisur nga këto pretendime, pritet që në ditët në vijim sërish prokuroria e Tiranës të thërrasë për të rimarrë në pyetje noteren Valbona Selimi, me qëllim qartësimin e pozicionit të saj juridik në këtë moment të nënshkrimit të kontratës së shitjes së 47 për qind të aksioneve në aeroportin e Vlorës nga Pacollët tek Valdon Ademi.

Njëherësh tashmë prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga ekspertët e Policisë Shkencore, që të kryejnë ekspertimin grafik të origjinalitetit të 4 firmave të shtetasve Emin Pacolli, Behgjet Pacolli, Valbona Selimi dhe Valdon Ademi.

Ende grupi i hetimit të këtij rasti nuk është njohur zyrtarisht me konkluzionet e aktit përfundimtar.

Ndërkohë mësohet se tashmë çështja e hetimeve lidhur me aksionet e aeroportit të Vlorës është shtrirë jo vetëm tek verifikimi grafik i origjinalitetit të firmës së oligarkut Bëhgjet Pacolli dhe ortakut tjetër Valdon Ademi, por edhe tek situacionet e punimeve që janë kryer për ndërtimin e pistën dhe terminalit të “Vlora International Airport – VIA”.

Të dy aksionerët, Pacolli dhe Ademi, kur janë marë në pyetje në prokurorinë e Tiranës, kanë pretenduar qëndrime të ndërsjellta, duke ngritur dyshime të forta ndaj njëri-tjetrin për paraqitje fiktive të situacioneve të ndërtimeve të kryera në aeroportin e Vlorës nga kompanitë “Mabco Constructions SA” dhe “2A Group”.

Palët kanë ngritur dyshime për punime fiktive dhe fryrje të proces-verbaleve të situacioneve, ndaj që tashmë prokuroria e Tiranës ka kërkuar të sekuestrohen këto dokumente dhe të bëhen pjesë e fashikullit hetimor.

Aeroporti i Vlorës u kthye temë debati në vend, për shkak të një kallëzimi penal që bëri në muajin Gusht 2025 njëri nga aksionerët Valdon Ademi, i cili denonconte për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh dhe evazion fiskal, pronarët Emin Pacollin, Behgjet Pacollin dhe administratorin e “Mabco Constructions SA”, Nelso Çelën.

Ndërsa në fund të muajit tetor 2025, Emin Pacolli, kundërpërgjigjet me një kallëzim në prokurorinë e Tiranës, duke akuzuar direkt aksionerin në minorancë të “VIA” Valdon Ademin, noteren Valbona Selimi dhe ish-administratorin Valon Lluka.

Të gjithë personat e kallëzuar tashmë janë marrë në pyetje nga prokuroria e Tiranës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë