Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë masa arresti për 2 persona dhe detyrim paraqitje për 5 të tjerë, të cilët me skema mashtruese me TVSH i kanë shkaktuar shtetit 60 milionë lekë dëm.
Sipas njoftimit të prokurorisë, ishin krijuar dhe regjistruar në mënyrë fiktive me anë të falsifikimeve, 17 subjekte tregtare, të gjitha me aksioner administrator dhe pjestar bordi drejtues, shtetas të huaj, përkatësisht 15 shtetas nga vende si Kuba, Spanja, Germania, Kroacia, Malta, Belgjika, Italia, India, Bangladeshi.
Të gjitha këto subjekte tregtare kanë kryer shitje në mënyrë fiktive në vlerën 200,000,000 lekë, duke i shkaktuar një dëm shtetit në vlerën 60,000,000 lekë. Nga verifikimi i kryer, këto subjekte nuk kanë pasur asnjëherë punonjës, mjete ose adresa sekondare për të kryer punimet të cilat kanë faturuar.
Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se të 15 shtetasit e huaj të cilët kanë firmosur regjistrimet e subjekteve pranë QKB-së, nuk kanë hyrë në asnjë moment në Territorin e Shqipërisë. Dokumentet e dorëzuara nga këta subjekte në QKB, Banka të nivelit të dytë (mandat magesa kapitali), caktimi ekspertëve kontabël në statutet e tyre, u provua se janë të falsifikuara.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Krijuan skema mashtruese lidhur me TVSH-në duke i shkaktuar shtetit 60 mln lekë dëm, Prokuroria e Tiranës masa arresti e detyrim paraqitje për 7 persona
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, referuar nga Drejtoria Hetimit Tatimor në kuadër të procedimit penal nr.6684, viti 2023 i bashkuar, kërkoi masa sigurie shtrënguese për shtatë persona, përfshirë dhe një ish-punonjës së Qendrës Kombëtare të Biznesit, për Veprën Penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal.
Nga analizimi i fakteve, u provua se janë krijuar dhe regjistruar në mënyrë fiktive me anë të falsifikimeve, 17 subjekte tregtare, të gjitha me aksioner administrator dhe pjestar bordi drejtues, shtetas të huaj, përkatësisht 15 shtetas nga vende si Kuba, Spanja, Germania, Kroacia, Malta, Belgjika, Italia, India, Bangladeshi.
Të 17 subjektet tregtare kanë kryer shitje në mënyrë fiktive në vlerën 200,000,000 lekë, duke i shkaktuar një dëm shtetit në vlerën 60,000,000 lekë. Nga verifikimi i kryer, këto subjekte nuk kanë pasur asnjëherë punonjës, mjete ose adresa sekondare për të kryer punimet të cilat kanë faturuar. Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se të 15 shtetasit e huaj të cilët kanë firmosur regjistrimet e subjekteve pranë QKB-së, nuk kanë hyrë në asnjë moment në Territorin e Shqipërisë. Dokumentet e dorëzuara nga këta subjekte në QKB, Banka të nivelit të dytë (mandat magesa kapitali), caktimi ekspertëve kontabël në statutet e tyre, u provua se janë të falsifikuara.
Në total, subjektet fiktive kanë kryer shitje në vlerë 192,622,898 lekë (të dhëna nga vetëdeklarimi). Këto vlera të cilat dyshohet të jenë fiktive, janë faturuar vetëm te subjekti që operon në fushën e kromit.
Personi nën hetimi shtetasi A. D., (ish specialist pranë QKB-së Vlorë), ka mundur të kryej regjistrimin e katër subjekteve tregtatre, me status Sh.A (shoqëri aksionere). Ndërsa personi tjetër nën hetim, shtetasi A. Ç. (ekonomist), ka krijuar kushtet për të furnizuar subjekte të treta nëpëmjet subjekteve fiktive për të cilat ka pasur akses në sistemet e tyre si dhe dokumentacionin tatimor (blloqe TVSH).
Sa më sipër, prokuroria dyshon se shtetasi A.Ç., A.D., M.L., A.A., R.R., A.A., F.D., duhet të hetohen për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga neni 144/a, 180, 300 dhe 190 i Kodit Penal dhe kërkon:
1-Caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg” për personin nën hetim A.Ç. Për veprën penale të parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal;
2-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për personin nen hetim A.A. për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;
3-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të për personit nën hetim M.L. për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;
4-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për personin nën hetim R.R., për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;
5-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për personin nën hetim F.D. për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
6-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për personin nën hetim A.A. për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal; dhe
7-Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” për personin nën hetim A. D. për veprën penale të parashikuar nga neni 190 dhe 300 i Kodit Penal.
Nëna me fëmijët SHKODRA- Policia ka dyshime se familjarët e Erdgys Arrazit po fshehin detaje që mund t’i sh&e...
roan brahimi GREQI- Vijojnë të zbardhen detaje të reja pas atentatit të bërë mbrëmjen e djeshme në Athinë...
fidanet e kanabisit SHKODËR- Një 24-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi u kap duke transportuar me furgon, rre...
joana duro TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin pë...
Laert Sallaku NEW YORK- 23-vjeçari shqiptar, Laert Sallaku është diplomuar si oficer i policisë në New York me me...
emiljano frroku SHËNGJIN- Emiljano Frroku, 38 vjeç ka humbur jetën ditën e djeshme në Shëngjin pasi ka rënë...
Wisner TIRANË- Në ditën e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris&eu...
Mbledhja TIRANË- Në ditën e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris&...
Arben Lena TIRANË- Gjykata e Posaçme mori ditën e djeshme vendimin për të liruar nga burgu avokatin e Korçës, A...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka konfiskuar pasuritë e Flamur Sinanajt dhe personave të lidhur me të, i cili akuzohet si pje...