Policia
TIRANË - Policia ka dalë me një tjetër reagim zyrtar lidhur me kufizimin e lëvizjes së mjeteve në doganën e Kakavijës, për shkak të protestës dhe grevës nga pala greke.
Policia bën me dije se ditën e nesërme do të bllokohet lëvizja e mjeteve në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot - Sarandë dhe PKK Tre Urat - Përmet.
Policia ka bërë apel për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të lartpërmendura deri në një njoftim të dytë.
Njoftimi i Policisë:
Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit është njoftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot - Sarandë dhe PKK Tre Urat - Përmet do të zhvillojnë grevë, dhe për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.
Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).
Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë.
Protesta dhe greva ditën e nesërme janë thirrur për aksidentin e rëndë hekurudhor, që ndodhi më 28 shkurt të vitit 2023, i cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e vendit.
Ngjarja ndodhi kur një tren pasagjerësh që po udhëtonte nga Athina për në Selanik u përplas ballë për ballë me një tren mallrash në afërsi të qytetit Tempi. Aksidenti shkaktoi vdekjen e të paktën 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Shumë nga viktimat ishin të rinj, përfshirë studentë që ktheheshin në universitet pas një pushimi festiv. Hetimet zbuluan se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe problemeve të thella në sistemin hekurudhor. Përgjegjësia kryesore i ra shefit të stacionit të Larisës, i cili pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në të njëjtin shinat me trenin e mallrave.
Ngjarja shkaktoi zemërim të madh në Greqi, me protesta të shumta kundër neglizhencës shtetërore për sigurinë hekurudhore. Ministri i Transportit dha dorëheqjen, dhe qeveria u zotua të përmirësojë sistemin e transportit hekurudhor. Ky aksident sipas raportimeve të mediave greke nxori në pah mungesën e sistemit automatik të sinjalizimit dhe menaxhimit të trafikut në hekurudhat greke, duke çuar në një debat të gjerë mbi nevojën për modernizimin e infrastrukturës.
dogane kakavije bllokim i levizjes policia greqi
Artikuj te sugjeruar
E.D
AKTUALITET
27 Shkurt18:21
Aksident në aksin Lushnje-Plug, 76-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në tokat bujqësore
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje-Plug. Mësohet se një 78-vjeçar është aksiden...
b.z
AKTUALITET
27 Shkurt17:24
EMRAT/ Hodhën në treg 21 ton mandarina me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg 3 të arrestuarit
Foto ilustruese
BERAT - Gjykata e Beratit ka lënë në burg tre të arrestuarit për skandalin e mandarinave me pesticide që u ra...
b.z
AKTUALITET
27 Shkurt17:07
Protestat për tragjedinë në Greqi/ Dogana greke në Kakavijë futet në grevë, kufizohen lëvizjet e mjeteve
Foto ilustruese
KAKAVIJË - Policia e Kakavijës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me bllokimin e përkohshëm të kufirit ...
M.B.
AKTUALITET
27 Shkurt17:02
“Është rritur me halle! Rrinte me bagëti në Dukagjin!" Xhaxhai i 20-vjeçarit të vrarë në Shkodër: S’ka pasur probleme me askënd
SHKODRA- 78-vjeçari Prek Preka, xhaxhai i Pavlin Prekës, 20-vjeçarit të vrarë në fshatin Guci e Re, ka folur për m...
e. d
AKTUALITET
27 Shkurt16:58
Sherr me grushte mes vajzave në Tiranë, shpallet në kërkim 38-vjeçarja
foto ilustruese
TIRANË- Një 38-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka goditu...
M.B.
AKTUALITET
27 Shkurt16:51
"Kurti mbështet studentët!" Analiza: Si e lidh Serbia Kosovën me trazirat e saj të brendshme?
KOSOVA- Derisa protestat e udhëhequra nga studentët vazhdojnë të tronditin Serbinë, autoritetet e këtij vendi kërkojnë...
e. d
AKTUALITET
27 Shkurt16:50
Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër/ Detaje të reja, i riu u qëllua me pistoletë në gjoks, gjendet gëzhoja në vendngjarje
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në fshatin &ld...
M.B.
AKTUALITET
27 Shkurt16:16
"Shpërdorim detyre!" GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kreun e Bashkisë së Pogradecit, i konvertohet në shërbim prove
TIRANA- GJKKO ka shpallur fajtor për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim , ...
b.z
AKTUALITET
27 Shkurt16:04
Vrasja e 30-vjeçares në Tiranë, dalin PAMJET nga vendngjarja, policia rrethon zonën
Pamjet
TIRANË - Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë që u raportua të Tiranë, ku një 30-vjeçare e huaj ...
b.z
AKTUALITET
27 Shkurt16:04
EuroNatur: Shqipëria po sakrifikon natyrën për turizmin masiv
Foto ilustruese
TIRANË - Shqipëria do të jetë shteti i ftuar special në panairin e sivjetshëm të Tregtisë dhe Udh&e...