AKTUALITET

Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë shpjegim” lejen e Lefter dhe Orest Sotës tek ish-UET

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 12:36

Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë

Në vitin 2022, ish-godina shumë-vjeçare e Universitetit Europian të Tiranës (UET), në bulevardin “Bajram Curri”, në zonën që tiranasit e njohin si “NSHRAK”, u shndërrua në një pirg gjigand inertesh. Në vend të institucionit arsimor, që u zhvendos diku në periferi të Tiranës, do të ngrihej një kompleks rezidencial, me lartësi maksimale 18-kate.

Në dhjetor të vitit 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi vendimin “Për miratimin e lejes së zhvillimit për projektin ‘Tirana Gjergj Fishta Residential Complex”.

Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë

Projekti i miratuar parashikonte ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh, prej 2, 4, 5, 7, 9, 11, 12 dhe 18 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokësore, Tiranë.

Kompania investitore është “Forever Construction”, e cila aktualisht është në pronësi të sipërmarrësit Lefter Sota. Projekti ishte ideuar nga studio “Marco Casamonti &Partneres”, një prej zyrave më të parapëlqyera nga Edi Rama për përgatitjen e planeve për kulla të ndryshme në Tiranë.

Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë

Në dokumentat e konsultuar nga “Boldnews.al”, rezultonte se kompleksi me lartësi totale 18 kate do të kishte një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimore ishte 102.580 m2.

Por, pas tre vjetësh, gjithçka ndryshoi. Projekti i kullës “mbeti shtatëzanë” dhe, ende pa nisur, lartësia e saj u trefishua, ndërkohë që sipërfaqja totale e ndërtimit u shtua me mbi 50 mijë metra katrorë. Të gjitha këto, falë firmës së kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi të miratojë lejen që shton ndjeshëm parametrat e godinës, duke e shndërruar në një kullë të vërtetë.

Kulla e Sotës, nga 18, në 56 kate

Në 25 Prill 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), sërish nën drejtimin e Edi Ramës, miraton vendimin “Leje zhvillimi për objektin; kompleks hoteleri, rezidencial dhe shërbime ‘Lana Riverside Residences”, me adresë bulevardi “Gjergj Fishta”, Tiranë.

Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë

Investitori është sërish “Forever Construction” e Lefter Sotës dhe projektues është sërish arkitekti Mario Casamonti.

Leja e ndërtimit u dha për kompleks “1, 2, 3, 5, 8, 56 kat mbi tokë dhe 6 kat nëntokë”. Në pamje të parë, duket se bëhet fjalë për një projekt të ri, me emërtim të panjohur më parë.

Por, në vendimin nr. 39, datë 25 Prill 2023, me të cilin është miratuar kulla 56 kate, ka edhe një shënim:

“Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 19, datë 03.12.2020 “Për miratim e Lejes së Zhvillimit për objektin: “Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbimesh me 2, 4, 5, 7, 9, 11, 12 dhe 18 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë”, shfuqizohet”.

Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë

Pra, duket qartë që KKT-ja e Edi Ramës ka hedhur “në kosh” projektin paraprak 18-katësh të Lefter Sotës dhe e zëvendësoi atë me një kullë plot 56 kate.

“Boldnews.al” konsultoi të gjithë dokumentacionin shoqërues të lejes së zhvillimit për kompleksin 56-kate “Lana Riverside Residences” dhe nuk u konstatua askund se përse ishte miratuar ky ndryshim. Nuk ka asnjë relacion se për çfarë arsye u vlerësua se duhej trefishuar numri i kateve të projektit të parë. Thjesht, një firmë, ku Godina 18 kate, shndërrohet në kullë gjigande 56 kate.

Dokumentacioni teknik i lejes për kullën 56-kate është thuajse identik me atë që gjendet në lejen për 18 kate. Dhe, në këtë pikë, duket se diçka nuk shkon.

Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë

Për më tepër, projekti i dytë ka ndryshuar edhe emërtimin e projektit të parë, ndoshta në një tentativë për të mbuluar tjetërsuar tërësisht situatën e ndërtimit.

Natyrisht, rritja e ndjeshme e kateve do të shtonte në mënyrë eksponenciale edhe sipërfaqen ndërtimore.

Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë

Projekti fillestar i Lefter Sotës, në vitin 2020, i emërtuar “Tirana Gjergj Fishta Residential Complex”, parashikonte sipërfaqe ndërtimore totale 102.580 metra katrorë. Por, pasi projekti, me firmën e Edi Ramës, ndryshoi emërtimin në “Lana Riverside Residences”, sipërfaqja ndërtimore shkoi në 155.900 m2, plot 53 mijë metra katrorë më shumë.

Investitori

Shoqëria investitore, “Forever Construction” është krijuar në vitin 2018. Aksioneri themelues është Asllan Fetiu, një bashkëpunëtor i ngushtë i biznesmenit të spitaleve, Klodian Allajbeu.

Në prill të vitit 2020, Allajbeu bëhet pronar “de jure” i kompanisë, duke ia blerë Fetiut aksionet për 100 mijë lekë të reja. Administrator i shoqërisë emërohet Arbër Teqja, një tjetër bashkëpunëtor i ngushtë biznesi i Allajbeut.

Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë
Në foto: Sipërmarrësi Klodian Allajbeu

Gjatë kohës që “Forever Construction” ishte në pronësi të Klodian Allajbeut, kryeministri Edi Rama miratoi lejen e ndërtimit për godinën 18-katëshe Tirana Gjergj Fishta Residential Complex”.

Por, vetëm 6 muaj pasi merr këtë leje, Allajbeu vendos ta shesë të gjithë kompaninë. Blerësi është biznesmeni Lefter Sota dhe çmimi është fare minimal, vetëm 100 lekë të reja.

Nga ky moment, Lefter Sota është pronari i vetëm. Pasi mori në zotërim “Forever Construction”, ai aplikon pranë Këshillit Kombëtar të Territorit për të ndryshuar lejen, nga 18 kate, në plot 56 kate. Kërkesa e tij, gjeti tërësisht mirëkuptimin e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku.

Lefter Sota është një biznesmen prej vitesh në tregun financiar shqiptar. Ai është njohur më herët edhe si “Lefteri i çelikut”, për shkak të sipërmarrjeve të tij.

Më vonë, në treg hyri edhe i biri i tij, Orest Sota. Një sipërmarrës i ri, Orest Sota u bë një personazh shumë i njohur, për shkak të raporteve të tij të ngushta me Saimir Tahirin, në kohën kur ky i fundit ishte Ministër i Brendshëm.

Emri i Orest Sotës gjendej në një pjesë të konsiderueshme të fashikujve të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila e hetoi Saimir Tahirin për përfshirje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Megjithatë, ndërkohë që Tahiri u dënua me 3 vjet burgim vetëm për “shpërdorim detyre”, Orest Sota i mbylli problemet e asaj kohe me drejtësinë. Ai u arrestua fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit, pasi në automjetin e tij iu gjendën 853 mijë euro, si edhe patentat e lundrimit të ish-ministrit Tahiri.

Megjithatë, gjykata e Elbasanit vendosi në mars 2021 pushimin e çështjes penale ndaj tij për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”./Bold News

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 17 Nëntor12:24

Erion Veliaj kërkon laptop në burg!

Mesditën e sotme po mbahet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në seancën me dyer të mbyllura avokat&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë