
Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar ashpër qeverinë, duke kërkuar praninë e ministrave për t’u përgjigjur para Kuvendit. Blushi deklaroi se seanca e sotme ka rëndësi të veçantë për qytetarët, pasi synimi është llogaridhënia e ekzekutivit dhe kërkoi shpjegime për një sërë çështjesh, duke filluar nga shembja e rrugës Qukës–Qafë Plloçë.
“Qëllimi i kësaj seancë nuk është që deputetët të flasin, është llogaridhënia. Kush do jap llogari meqenëse as zv.kryeministre nuk keni më, pse u shemb rruga Qukës Qafë Plloçë? Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt do ja kërkojmë këtë llogari sot?”, tha ai.
Deputeti ngriti edhe shqetësimin për çështjen e përmbytjeve në vend, ku ironizoi duke thënë se fondet e emergjencave civile, “janë të barabarta me bakshishin e Tunelit të Llogarasë.”
Tedi Blushi: Dua t’ju kujtoj nenin 47 të rregullores: Anëtarët e Këshillit të ministrave, kanë të duhet dhe kur u kërkohet, e kanë për detyrë të marrin pjesë në seancë plenare. Unë nuk besoj se ka seancë më të rëndësishme për qytetarët se sa kjo sot. Po qëllimi i kësaj seancë nuk është që deputetët të flasin, është llogaridhënia.
Kush do jap llogari meqenëse as zv.kryeministre nuk keni më, pse u shemb rruga Qukës Qafë Plloçë? Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt do ja kërkojmë këtë llogari sot? Ministrit të Drejtësisë apo ministres së Brendshme? Kujt t’i kërkojmë llogari pse shqiptarët nga veriu në jug janë përmbytur edhe këtë vit dhe se fondit i emergjencave civile ishte i barabartë me bakshishin e Tunelit të Llogarasë. Kush do na e jap këtë sqarim. Kush përgjigjet nga qeveria për këto çështje.
Unë e kuptoj që shumica e ministrave duke filluar nga kryeministri kanë fokusin si e si të vjedhin nga mëngjesi deri në darke, por qëllimi i kësaj seance është llogaridhënia. Kush do jap llogari sot?
Kush do jap llogari kush ja fali tokën publike Mogerinit, ndërkohe që qytetarët ende dyerve të ministrive dhe gjykatave për pronat e tyre. Kush do japi sqarime sot? Kush do flas për këtë çështje? Do flisni ju kryetar, ministri i mjedisit, apo Toni Gogu. Kemi shumë pyetje, për të cilët duhet të vijë kryehajduti të jap sqarime.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Dhjetor16:48
'Euroburokrate e korruptuar'/ Këlliçi për Mogherinin: Na e shiste Veliajn si model suksesi, sot akuzohet për korrupsion
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar sot pas raportimeve mbi ndalimin e ish-Shefes së Politikës së Jashtm...
AKTUALITET
2 Dhjetor16:44
Arrestimi i mikes së Ramës/ Zhupa në Kuvend: Vijnë në Shqipëri për të masterizuar korrupsionin
Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. E para që mori fjalën nga deputetët ishte Ina Zhupa e cila solli në vëmendje rastin e...
AKTUALITET
2 Dhjetor16:34
Pjesë e një rrjeti të të kokainës në Firence, nuhatja e qenit tradhton 2 vëllezërit shqiptarë
Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Firence pasi u kapën në flagrancë në trafik kokaine dhe të skeduar m...
AKTUALITET
2 Dhjetor16:25
“Balluku” në Kushtetuese/ Ja kur do të mblidhen gjyqtarët për kërkesën e Qeverisë
Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së qeverisë për çështjen e Be...
AKTUALITET
2 Dhjetor16:16
Aksident në Fier/ Makina humb kontrollin dhe përplas mjetin e parkuar, plagoset shoferi (FOTO)
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën jugore të qytetit të Fierit. Bëhet me dije se një automjet ...
AKTUALITET
2 Dhjetor16:07
Policia belge arrestoi rektoren Federica Mogherinin, bie faqja e Kolegjit të Europës në Tiranë
Rektorja e Kolegjit të Europës Federica Mogherini është vënë në pranga ditën e sotme me 2 zyrtarë t&eum...
AKTUALITET
2 Dhjetor16:03
Ndërtuan 7 vila pa leje, IKMT e policia rrethojnë kompleksin ‘Secret Garden’ të mikut të Edi Ramës
Një aksion i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Teritorit është marë ditën e sotme në kompleksin rezidencial...
AKTUALITET
2 Dhjetor15:48
Transportuan mallra të padeklaruara, nis hetimi për dy shoferët e autobusave në Korçë
Policia ka proceduar penalisht dy persona në Korçë. Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, policia gjeti një sasi vaji, s...
AKTUALITET
2 Dhjetor15:38
“Belinda Balluku të dorëhiqet”/ Ervin Salianji: Duhet të rikthejmë politikën! Bashkohuni me PD dhe në protesta
Ervin Salianji thotë se Belinda Balluku duhet të dorëhiqet, pasi siç thotë ai ky është standardi i demokracisë per&e...
AKTUALITET
2 Dhjetor15:28
EMRI/ Mashtronte klientët të cilët jetonin jashtë vendit dhe u merrte para për veprime fiktive, dërgohet në gjyq avokatja
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim avokaten Alma Bala, e akuzuar për disa vepra penale, përfshirë “Mashtrim”, &ldq...