Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi me kërkesë të SPAK-ut dhe prokurorëve Altin Dumani dhe Bledar Maksuti ka vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, që ka lidhje me hetimet ndaj AKSHI-t.
Sipas veprimeve hetimore të kryera deri më tani të evidentuara në dosje, krijohet dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Gëzim Hoxha dhe Andis Papa, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, janë përfshirë në një skemë të mirorganizuar, me qëllim kontrollimin e procedurave të prokurimit, të cilat tenderohen nga Autoritetit Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit (AKSH), me qëllim krijimin e përftimeve të padrejta materiale.
Në dosjen voluminoze theksohet se shtetasja Mirlinda Karçanaj, në rolin e titullarit të Autoritetit Kontraktor (AKSH), shtetasja Hava Delibashi, në cilësinë e zëvendësdrejtoreshës së Përgjithshme të AKSH (më herët në cilësinë e drejtoreshës juridike), kanë siguruar vendosjen e kritereve të paligjshme në procedurat e prokurimit, me qëllim favorizimin dhe krijimin e privilegjeve të padrejta, për operatorët ekonomikë "Sofi & Solution sh.p.k, "First" sh.p.k dhe "Fastech" sh.p.k, apo dhe shoqërive të tjera tregtare, të lidhura në mënyrë të tërthortë me shtetasin Ermal Beqiri, si shoqëritë “Horizon” sh.p.k. dhe “Communication Progress" sh.p.k.
Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me të ardhurat e paligjshme të përfituara në mënyrë korruptive nga Mirlinda Karçanaj, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, të cilat të analizuara në harmoni me njëra-tjetrën bëjnë të besohet fakti se ajo ka përfituar nga shtetasi Daniel Shima, vlerën prej 200.000 eurosh, në mënyrë indirekte nga shtetasja Arjola Koromani (nëpërmjet shtetasit Daniel Shima) në disa raste ka marrë "kuti të vere" të mbushura me kartëmonedha EURO të prerjeve 100, 200 dhe 500.
Po ashtu, sipas hetimeve ka përfituar nga persona të tjerë të lidhur me shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, ku përmendet blerja e tri pasurive, dy në Tiranë dhe një në Qerret, me qëllim favorizimin e shoqërisë "Soft & Solution" apo dhe kompanive të tjera, në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga institucioni që ajo drejtonte AKSHI.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
22 Prill18:19
Të rrezikosh jetën për të kaluar lumin/ Bardeli për urën në Pult: Bashkia hesht!
Deputetja e PD, Greta Bardeli ka denoncuar gjendjen e rrezikshme të një ure në zonën e Pultit në Shkodër, duke akuzuar bashkin&eum...
AKTUALITET
22 Prill17:53
KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), i ka shkaktuar dëme dhe efekte negative buxhetit të shtetit, për shkak të...
AKTUALITET
22 Prill17:45
AKSHI, misteri i madh i një hetimi
Goditja e organizatës kriminale brenda AKSHI-t dhe sekuestrimi i 40 milionë eurove pasuri nga SPAK përbën një nga aksionet më t&...
AKTUALITET
22 Prill17:40
Përplasen dy automjete në Laç, tre të plagosur rëndë
Një përplasje e fortë mes dy automjeteve ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të spitalit të Laçi...
AKTUALITET
22 Prill17:15
Përfitojnë edhe shqiptarët! Greqia me masa shtesë në paketën e ndihmës për qytetarët, ja për çfarë bëhet fjalë
Me një mesazh televiziv, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur tetë masa të reja mbështetëse të qeverisë pë...
AKTUALITET
22 Prill17:10
Masat për kompensimin e transportit publik/ Këshilli Bashkiak i Tiranës: Ndihmë me 50 lekë për litër karburant për 3 muaj, periudha që preket
Këshilli Bashkiak i Tiranë ka miratuar projektvendimin që synon kompensimin e shoqërive të transportit publik, në kuadër ma...
AKTUALITET
22 Prill16:54
E rëndë/ Qytetarja tenton të vetëdigjet në mes të Tiranës
Një tragjedi është parandaluar pasditen e sotme nga efektivët e rrugores në Tiranë të cilët ndërhynë menj&eu...
AKTUALITET
22 Prill16:50
“Ndodhi në gjaknxehtësi e sipër”/ Vrau me çekiç gruan në Greqi, ja çfarë deklaroi shqiptari në gjyq
Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç të sho...
AKTUALITET
22 Prill16:45
EMRI/ Plagoset një 40-vjeçar shqiptar në Itali, pronar i një qendre bastesh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 21 prill, në Velletri, në periferi të Romës. Rreth or&e...
AKTUALITET
22 Prill16:40
'Proshutë', 'birrë' e 'bukë' - Si shqiptarët transportonin pakot me kokainë nëpër Itali, vlera 4 mln euro
Dy shqiptarë janë mes personave të arrestuar në kuadër të një operacioni të rëndësishëm antidrogë ...