Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në detyrë zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Me anë të një vendimi të marrë me 5 vota pro dhe 3 kundër, Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin e GjKKO për pezullimin e saj nga detyra ndërsa seanca publike për çështjen do të zhvillohet me 22 janar të vitit të ardhshëm.
Në këtë seancë publike do të vendoset për interpretimin e nenit kushtetues nëse GJKKO ka të drejtë të pezullojë ose jo një ministër kabiniteti nga detyra.
NJOFTIM PËR SHTYP
Në datën 12.12.2025, Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese mori në shqyrtim paraprak çështjen nr. 30 (K) 2025 të Regjistrit Themeltar, datë 21.11.2025, me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave.
Shfuqizimi i vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Shfuqizimi i vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, për pjesën që ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë.
Pezullimi i efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese. Interpretimi i pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal.“.
Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi:
Me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.
Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.
Njëzëri, mospranimin e kërkesave të partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” dhe organizatës jofitimprurëse “Lëvizja për Mbrojtjen e të Drejtave Universale” për t’u përfshirë si palë ndërhyrëse. Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se këto dy subjekte nuk justifikojnë interesin kushtetues, pasi mosmarrëveshja kushtetuese në shqyrtim ka të bëjë me konflikt kompetencash dhe në të marrin pjesë vetëm subjektet që janë në konflikt, në kuptimin që janë pjesë e organeve të ushtrojnë kompetencën kushtetuese për të cilën ka lindur konflikti.
Njëzëri, në zbatim të nenit 27, pika 3, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilit në rast se pranohet kërkesa për pezullim, data e seancës plenare caktohet në datën më të afërt të mundshme, duke respektuar afatet procedurale të zbatueshme, caktimin e seancës plenare publike në datën 22.01.2026, ora 10:00.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Dhjetor16:18
Gjirokastër, dyshime për “Fshehje të të ardhurave”, Prokuroria lëshon urdhra ndalimi për 4 persona
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, lësho...
AKTUALITET
12 Dhjetor16:04
Rama bën ndryshime në Qeveri, kush është zv/ministri që u largua nga detyra
Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim në Qeveri. Rama ka shkarkuar zv/ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj.
Po në Min...
AKTUALITET
12 Dhjetor15:49
'Kthejmë pushtetin te populli'/ Kryeministri i Tajlandës shpërndan parlamentin, zgjedhje brenda 60 ditësh
Tajlanda ka shpërndarë parlamentin pas gati një jave përplasjesh përgjatë kufirit me Kamboxhian, me zgjedhjet e përgjithshm...
AKTUALITET
12 Dhjetor15:45
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim
Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta kalojë çështjen 'Balluku' për shqyrtim në seancë.
Çështja u ankimua nga Qeveri...
AKTUALITET
12 Dhjetor15:42
Prokuroria e Gjirokastrës lëshon urdhër ndalimi për 4 persona/ Dyshime për ‘Fshehje të të ardhurave’
Dyshime për ‘Fshehje të të ardhurave’, Prokuroria Gjirokastër lëshon urdhra ndalimi për katër persona, sekuestr...
AKTUALITET
12 Dhjetor15:22
Plagosja e 26-vjeçarit te rrethrrotullimi i Freskut/ Arrestohet një person, në kërkim porositësit
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2025, te rrethrrotullimi i zonës së Freskut, ku u plagos rëndë, me se...
AKTUALITET
12 Dhjetor15:18
U tërhoq nga mbrojtja e Erion Veliajt, avokati Artan Gjermeni: Kërkojmë që kryetari të ketë akses në një kompjuter pa internet
Avokati Artan Gjermeni ka folur lidhur me vendimin e tij për tu larguar nga çështja e Erion Veliajt, ditën e sotme, pas vendimit të...
AKTUALITET
12 Dhjetor15:11
Fiona Papajorgji e vetmja kandidate për kryetare në Kushtetuese! Javës tjetër hidhet në votim
Fiona Papajorgji është e vetmja kandidate që ka shfaqur interes për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese, pas ikjes së Holta Za...
AKTUALITET
12 Dhjetor15:00
U largua nga çështja e Erion Veliajt, reagon avokati Artan Gjermeni
Avokati Artan Gjermeni ka argumentuar arsyen pse u dorëhoq nga çështja e Erion Veliajt, ditën e sotme, pas vendimit të GJKKO pë...
AKTUALITET
12 Dhjetor14:47
Pensionistët të zhgënjyer me bonususin e fundvitit: Nuk mjafton
Pensionistët në Belsh janë paraqitur për të tërhequr bonusin e pensionit, por ata shprehen se kjo ndihmë është e ...