Protesta/ Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e para
Ashtu si edhe në ditët e shkuara, policia në mëngjes ndërmerr patrullime nëpër qytetin e Tiranës dhe kryen shoqër...
Ashtu si edhe në ditët e shkuara, policia në mëngjes ndërmerr patrullime nëpër qytetin e Tiranës dhe kryen shoqër...
Një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar me lën...
Studentë dhe gjimnazistë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në ditën e shtat&...
Një grup të rinjsh në Lezhë kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët ...
Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Llakatund të Vlorës. L...
Protestat masive kundër qeverisë në Shqipëri kanë marrë vëmendjen e prestigjiozes franceze “Le Figaro”, e cila ...
Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet nën presion pas protestave të dhunshme që përfshinë Francën, ndërsa ka pranuar d&e...
Një nismë e re ligjore e qeverisë propozon zgjerimin e lehtësive fiskale për kompanitë që investojnë në industrin...
Një familje shqiptare po përjeton ditë ankthi, pasi ka humbur çdo kontakt me të afërmin e saj, Denaldo Maxhallaku, 31 vje&cced...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke i cilësuar si të rinj që nuk kërkojnë paqe, por përmbysje, nd&eu...

Më 20 dhjetor 1959, nga Burgu i Burrelit, Hulusi Spahiu i shkroi Enver Hoxhës një letër ku denonconte trajtimin që po i bëhej atij dhe familjes së tij.
Në letër, Spahiu ankohej se bashkëshortes së tij, Vincencës, i krijoheshin pengesa për ta vizituar në burg. Sipas tij, ajo nuk lejohej të vinte rregullisht në Burrel dhe vizitat i kufizoheshin vetëm një herë në dy muaj.
Ai shkruante gjithashtu për arrestimin e djalit të tij, Ulisit. Sipas Spahiut, djali ishte mbajtur një muaj në burg pasi kishte telefonuar për të pyetur se kur mund të takohej me të atin.
Një tjetër pjesë e rëndë e letrës lidhej me dhunën fizike ndaj tij. Spahiu denonconte se ishte goditur nga kapter Beqir Kurti, roje në burgun e Burrelit.
Sipas dokumenteve të mëvonshme, Sigurimi i Shtetit mohoi shumicën e pretendimeve të tij, por pranoi se kapteri Beqir Kurti e kishte goditur me grusht. Për këtë, ndaj tij ishte marrë masë disiplinore dhe ishte transferuar.
Hulusi Spahiu ishte një nga figurat e njohura të ushtrisë shqiptare pas Luftës. Ai kishte qenë oficer i Ushtrisë Mbretërore në kohën e Zogut, luftëtar i Brigadave Internacionaliste në Luftën Civile të Spanjës, komunist dhe partizan nga Gjirokastra. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare shërbeu si komandant i Brigadës III Sulmuese, ndërsa pas vitit 1944 mori gradën gjeneral-major, u bë deputet i Kuvendit Popullor dhe komandant i Artilerisë së Ushtrisë Shqiptare.
Goditja ndaj tij erdhi pas Konferencës së Tiranës të prillit 1956, ku brenda PPSH-së u artikuluan kritika ndaj udhëheqjes, kultit të individit, privilegjeve dhe mungesës së demokracisë së brendshme në parti.
Pas kësaj konference, Enver Hoxha ndërmori një valë ndëshkimesh politike ndaj atyre që u konsideruan kritikë ose të papërshtatshëm për vijën zyrtare të partisë. Në këtë klimë u godit edhe Hulusi Spahiu. Ai u çmobilizua nga ushtria, më pas u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg.
Ndërkohë, bashkëshortja dhe djali i tij u internuan për nga pesë vjet.
Pas vuajtjes së dënimit, Spahiu u internua në zonën e Lushnjës, ku vdiq në vitin 1973.
Letra e tij nga Burreli tregon se regjimi komunist nuk kursente as njerëzit që i kishin shërbyer. Kur dikush binte ndesh me vijën politike, goditja nuk ndalej vetëm te ai. Ajo shtrihej edhe mbi familjen, mbi gruan që pengohej të shkonte në takim, mbi djalin që arrestohej dhe mbi të dënuarin që në burg përballej edhe me dhunën e rojës.
Projektligji i propozuar nga qeveria shqiptare “Për mbrojtjen e konsumatorit” parashikon një rritje të ndjeshme të gjobave nda...
Shqipëria vijon të financojë arsimin më pak se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por problemi nuk është vet...
Protestat kundër qeverisë në Shqipëri kanë hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa situata në kryeqytet ës...
Vendi ynë pritet të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellë...
Shqipëria ka një përqindje më të lartë të të rinjve me arsim të lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, l&e...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Në Komisariatin nr.3 të Policisë kanë shkuar disa prindër që kanë fëmijët në paraburgim. “Përve&cc...
Tjetër dhunë ndaj gazetarëve të SYRI-t. Policia ka qëlluar një tjetër gazetar të SYRI-t. Elkier Bushkolaj i cili po rapo...
Protesta e gjashtë e studentëve është mbyllur, ndërsa dita e sotme u shoqërua me përplasje të ashpra mes protestuesve dh...
Pamjet e siguruara nga SYRI tregojnë se në momentin kur policia sulmoi me gaz lotsjellës selinë e Partisë Demokratike, në oborr nu...