AKTUALITET

“Ligji Klodian Makashi”/ Precedenti i rrezikshëm që i vuri Shqipërisë damkën e ligjit për një njeri të vetëm

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Korrik 2026, 16:34

“Ligji Klodian Makashi”/ Precedenti i rrezikshëm që i vuri

Partizani i parë i promovimit të imazhit të Shqipërisë në arenën globale, përmes sjelljes së personaliteteve me famë botërore, ishte Rrapush Xhaferri. Gati 30 vjet më parë gjenerali i Piramidave solli në Shqipëri kampionin e botës, Mario Kempes, për ta bërë trajner të Lushnjes. Por Xhaferi e financoi me paratë që u mblidhte shqiptarëve.

Tre dekada më vonë, gjeneralët e imazhit të Shqipërisë janë bërë më të sofistikuar. Paratë nuk i marrin më nga skemat piramidale, por drejtëpërdrejtë nga njeriu që qëndron në krye të piramidës së pushtetit në Shqipëri.


Parlamenti i Shqipërisë do të votojë në 23 korrik Aktin Normativ të qeverisë, që i dha 4.2 milionë euro para të qytetarëve shqiptarë, kompanisë Redcloud si partnere lokale në organizimin e koncertit të reperit Kanye West në Tiranë. Pra 140 deputetët e Kuvendit do të thirren për të votuar një ligj ad nominem, të bërë posaçërisht vetëm për personin në foton më poshtë.

“Ligji Klodian Makashi”/ Precedenti i rrezikshëm që i vuri

Klodian Makashi, pronar i Redcloud

Ky është Klodian Makashi, pronari i kompanisë Red Cloud, njeriu i cili bëri kërkesën për mbështetje financiare tek ministria e Turizmit dhe Kulturës.

“Personi juridik “Redcloud” ka paraqitur pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit kërkesën me nr.7330 prot., datë 3.7.2026, me lëndë: “Kërkesë për shqyrtim me përparësi të situatës së krijuar, vlerësimin e interesit publik dhe mbështetje institucionale e financiare për garantimin e realizimit të aktivitetit ndërkombëtar “YE LIVE IN ALBANIA. Nevoja për ndërhyrje financiare ka lindur si pasojë e krijimit të një situate objective dhe të paparashikueshme gjatë fazës së organizimit të aktivitetit, e cila ka sjellë rritje të konsiderueshme të kostove dhe nevojën për përmbushjen e disa detyrimeve kontraktore me rëndësi thelbësore për realizimin e tij.” thuhet në relacionin e Aktit Normativ të miratua nga qeveria.

“Ligji Klodian Makashi”/ Precedenti i rrezikshëm që i vuri

Relacioni i AN

Teksa Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar izoloi për gati një vit në banesën e tij, kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për një ligj i cili lejoi përdorimin e bonove si instrument pagese për privatizimet, nga ku përfituan me qindra mijë shqiptarë, Parlamenti do të votojë tashmë një ligj kontrovers me një përfitues të vetëm.

Ky është një precedent absolut në historinë legjislative të Shqipërisë, të paktën asaj moderne. Një tjetër tentativë e mëparshme e kësaj maxhorancë për të bërë ligj ad nominem, që ishte rasti i ligjit Fusha, dështoi pasi u bllokua nga Bashkimi Europian. Por këtë herë ligjbërja më porosi çau çdo bllokadë dhe i dha Shqipërisë damkën e ligjit për një njeri të vetëm.

Instalimi i këtij precedenti të rrezikshëm e ekspozon buxhetin e shtetit përballë kërkesave të ngjashme private në të ardhmen. Tashmë çdo kompani private, e cila angazhohet në biznesin e argëtimit mund të kërkojë para nga buxheti sa herë që sjell në Shqipëri ndonjë personazh nga jashtë dhe jo vetëm. Sipas arsyetimit ligjor, këtë mund ta kërkojë çdo biznes privat pavarësisht fushës ku operon me argumentin se nga financimi i tij përfiton e gjithë ekonomia.

Por ky nuk është problem i vetëm.

Redcloud
Redcloud është një kompani eventesh e themeluar në janar të vitit 2011. Në 4 vitet e fundit xhiroja e kompanisë është luhatur nga 370 mijë euro deri në 1.7 milionë euro në vit. Si rezultat, për periudhën 2021-2025, kompania ka patur një xhiro totale për të katër vitet bashkë prej 360 milionë lekësh, pra rreth 3.8 milionë euro.

Paralelisht me këto, kompania është në gjendje të vështirë financiare për shkak të një goditje financiare prej 1.8 milionë eurosh të pësuar pak vite më parë, kur ju shkatërruan të gjitha pajisjet që kishte marrë me qira nga Greqia për realizimin e një koncerti në Shqipëri, si rezultat i një stuhie. Praktikisht kjo është një kompani e falimentuar.

Ndaj pikëpyetja e parë lidhet pikërisht me këtë fakt. Redcloud nuk e ka patur fuqinë financiare për të organizuar një aktivitet të tillë. Ajo ka shërbyer thjesht si partneri lokal i kompanisë gjermane “Streetlife”, me bazë në Berlin, që është organizatorja reale e koncertit. Pyetja është se pse u përdor Redcloud për të kërkuar dhe më pas kanalizuar paratë e buxhetit për shpëtimin financiar të koncertit.

“Ligji Klodian Makashi”/ Precedenti i rrezikshëm që i vuri

Qeveria pranon se nuk ka bazë ligjore për financimin

Qeveria e pranon vet se financimi i koncertit privat të Kanye West nuk ka bazë ligjore, pasi kuadri ligjor në fuqi nuk e lejon dhënien e parave të qytetarëve pa proçedurë drejtëpërdrejt për një aktivitet privat. Për këtë arsye u gjet zgjidhja e Aktit Normativ, që është ligj i veçantë.

“Nevoja identifikohet së pari në planin praktik me faktin që organizimi i këtij eventi kërkon mbështetjen prej 400 milionë lekësh, pa të cilën evenimenti/koncerti rrezikon të dështojë, bazuar në komunikimet e zhvilluara mes përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe organizatorëve të koncertit dhe së dyti në planin juridik, për shkak të faktit se në legjislacionin në fuqi nuk ka një bazë ligjore, një dispozitë autorizuese ligjore, për nxjerrjen e një akti nënligjor, që të lejojë dhënien e një mbështetjeje të tillë, në kushte të tilla për një eventiment muzikor/artistik/kulturor me efekt të theksuar turistik,” thuhet në relacion.

Në bazë të legjislacionit shqiptar, mbështetja financiare për aktivitete ose projekte të fushave respektive bëhet sipas procedurave standarde të shtrira në kohë, në bazë të shprehjes paraprake të interesit të palëve dhe ndjekjes së etapave përkatëse të vlerësimit për arritjen në vendimmarrjen e financimit, sikurse përcaktohet në aktet nënligjore rregullatore përkatëse./skyweb

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan