Mediat portugeze: Trupi i pajetë i Luís Mendes do t’i nënshtrohet autopsisë në Shqipëri
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Rus. Mësohet se i plagosur ka ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës. Nga ana tjetër, mbrojtja e tij ka kërkuar një masë më të lehtë, duke thënë se as personi e as vepra për të cilën ai dyshohet nuk paraqesin rrezikshmëri të veçantë.
Sipas mbrojtjes, armët dhe municionet e sekuestruara janë gjetur në pjesën e pasme të banesës, mes ferrave, pa masa të veçanta për ruajtjen apo ambalazhimin e tyre. Mbrojtja pretendon se disa prej kapsollave detonatore nuk kanë qenë funksionale, ndërsa disa mjete shpërthyese nuk kanë qenë të lidhura në mënyrën e duhur për të shkaktuar shpërthim.
Sa i takon armëve, avokati deklaroi se bëhet fjalë për armë të vjetra, të prodhimit kinez, të viteve ’80. Edhe sasia e kanabisit e sekuestruar, sipas tij, ka qenë e ekspozuar ndaj faktorëve atmosferikë dhe nuk tregon kujdes të veçantë për ruajtjen e saj.
Avokati ka deklaruar më tej se Ylli Zalla nuk është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale dhe se nuk ka prova që materialet e gjetura të jenë përdorur në ngjarje të tjera apo që ai të ketë ndërmarrë veprime për shitjen e lëndëve narkotike.
Avokati tha se, pavarësisht angazhimit të forcave të shumta të policisë dhe përdorimit të dronëve gjatë operacionit, Zalla nuk u kap nga forcat e policisë, por vendosi vetë të dorëzohej. Sipas avokatit, ai ka thirrur një efektiv që ndodhej pranë banesës, i është prezantuar dhe është dorëzuar, me qëllim që të sqaronte pozicionin e tij.
Kush është Ylli Zalla?
Ylli Zalla u vu në pranga në orët e parë të mëngjesit të kësaj të hënë pranë banesës së tij. Në momentin e arrestimit, Ylli Zalla ishte i armatosur me automatik me tre krehëra fishekë. Ai qëndronte i fshehur në një godinë pranë banesës së tij në fshatin Zallë. Zona ku fshihej Zalla u mbajt prej ditësh ne vëzhgim me dron ‘Bayraktar’ nga Forcat Operacionale të drejtorisë së Policisë Tiranës. Zalla fshihej në një banesë tjetër rreth 500 metra nga e tij, ku mbrëmjen e se shtunës u vendos një sasi tritoli.
Zalla ishte një nga personat e shpallur në kërkim nga autoritetet në kuadër të hetimeve për atentatin e ndodhur në nëntor 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani, efektiv policie. Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi në banesën e tij u zbulua një arsenal armësh gjatë hetimeve për atentatin. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë, e cila ende nuk është zbardhur plotësisht. Më 20 shkurt 2026, Policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall, i cili dyshohet se i përkiste 49-vjeçarit Ylli Zalla.
Zbulimi i armëve u bë në kuadër të hetimeve ndaj tij, ndërsa autoritetet vijojnë të kërkojnë prova për të dokumentuar rolin e tij në ngjarjet kriminale për të cilat dyshohet. Ylli Zalla ka qenë i arrestuar edhe rreth 12 vite më parë. Në atë kohë, ai u vu në pranga për prodhim të bombave artizanale, ndërsa dyshohej gjithashtu për përfshirje në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në të njëjtën periudhë, Zalla ishte hetuar edhe për dyshime mbi lidhje me ISIS, konkretisht për rekrutimin e shqiptarëve për t’iu bashkuar luftëtarëve xhihadistë. Në të kaluarën, ai është akuzuar gjithashtu për kërcënim me jetë ndaj pronarit të një kompanie çimentoje në Fushë-Krujë.
Qeveria amerikane ka vendosur të tërhiqet, të paktën përkohësisht, nga nënshkrimi i një marrëveshje financimi me ...
Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Konkretisht ...
Shqipëria e ka kaluar kulmin e popullsisë prej 35 vjetësh dhe, sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, tkurrja demografike prite...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 1 &eu...
Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Rinas, me qëllim ekstradimin në Ko...
Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit të sot...
Një 30-vjeçar shqiptar, Vilson Gjinaj, është shpallur fajtor për prodhimin e kanabisit në një ambient industrial në ...
Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durr&eum...
Investimet publike të mbështetura nga Bashkimi Europian në Shqipëri po shënojnë përparim, por zbatimi i tyre vijon të ...
Shqipëria vijon të financojë arsimin në nivele dukshëm më të ulëta se vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2023,...