Mediat portugeze: Trupi i pajetë i Luís Mendes do t’i nënshtrohet autopsisë në Shqipëri
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Rus. Mësohet se i plagosur ka ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...

Një 30-vjeçar shqiptar, Vilson Gjinaj, është shpallur fajtor për prodhimin e kanabisit në një ambient industrial në Kilmarnock, Skoci, ndërsa tani ndodhet në paraburgim dhe pret caktimin e dënimit.
Gjinaj u deklarua fajtor javën e kaluar në Gjykatën Sheriff të Kilmarnock për prodhimin e një droge të klasës B. Sipas akuzës, ai e kishte kryer veprën nga 24 dhjetori 2025 deri në momentin kur u zbulua nga policia.
Ngjarja u zbulua më 3 shkurt 2026, pasi policia u thirr në një ndërtesë të madhe prej tullash në adresën 17-19 Canal Street, e njohur më parë si McMaster Motors. Një dëshmitar kishte raportuar një “erë të fortë kanabisi” dhe aktivitet të pazakontë në ambientet e objektit.
Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët konstatuan një erë shumë të fortë kanabisi dhe dëgjuan zhurmën e ventilatorëve që vinte nga brenda. Pak më vonë, ata dëgjuan lëvizje dhe identifikuan Gjinajn brenda ndërtesës.
30-vjeçari u tha policëve se nuk kishte mundur të dilte nga objekti për dy ditë, pasi dera ishte bllokuar ose barrikaduar.
Policia tentoi të hapte me forcë derën kryesore, por pa sukses dhe kërkoi ndihmën e zjarrfikësve. Këta të fundit arritën të hynin nga pjesa e pasme e ndërtesës.
Sipas prokurores Lindzi Bayne, sapo policia hyri në ambient, Gjinaj iu prezantua oficerëve dhe doli vetë nga zona e kultivimit. Brenda saj u gjetën bimë kanabisi, sisteme ajrimi dhe mbulesa plastike, ndërsa ambienti kishte edhe shenja të qarta banimi.
Në objekt u gjetën ushqim dhe ujë, një krevat me dyshek e shtroje, pajisje gatimi dhe hapësira të përshtatura për të jetuar. Policia kontrolloi gjendjen e Gjinajt, i cili tha se ishte mirë dhe nuk kishte pësuar lëndime apo nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Më pas ai u arrestua dhe u akuzua. Bimët rezultuan pozitivisht për kanabis, ndërsa ADN-ja e Gjinajt u gjet në vendngjarje.
Një kontroll i detajuar i kryer nga policia të nesërmen zbuloi gjithsej 1.563 bimë kanabisi. Sipas vlerësimit të paraqitur në gjykatë, vlera e mundshme e tyre shkonte nga 312.600 deri në 937.800 paund. Bimët ishin rreth gjashtëjavëshe dhe vlerësohej se kishin edhe rreth tre javë deri në korrje.
Avokati mbrojtës kërkoi që para caktimit të dënimit të përgatiteshin raporte mbi rrethanat personale dhe të kaluarën e Gjinajt, duke theksuar se 30-vjeçari nuk kishte precedent penal.
Sherifja Sheena Fraser e pranoi kërkesën dhe e shtyu caktimin e dënimit për një datë të mëvonshme gjatë këtij viti. Ndërkohë, Gjinaj është lënë në paraburgim.
Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durr&eum...
Investimet publike të mbështetura nga Bashkimi Europian në Shqipëri po shënojnë përparim, por zbatimi i tyre vijon të ...
Shqipëria vijon të financojë arsimin në nivele dukshëm më të ulëta se vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2023,...
Në dekadat e fundit, udhëtimet turistike janë bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së shumë europi...
Janë bërë të njohura identitetet e personave të përfshirë në aksidentin e rëndë automobilistik që ndodh...
Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik me pasojë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me k...
Një zjarr i rënë pranë zonës së Manastirit në Sarandë ka sjellë ndërprerjen e përkohshme të energjis...
Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Posaçme për drejtuesit dhe ish-drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Shoq&eu...
Zjarret në vend, Ministria përditëson të dhënat: 4 vatra zjarri mbeten aktive në vend, informon Ministria e Mbrojtjes. Sipas bilan...