
Gjatë prezantimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidatja për kreun e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, u pyet për debatin e fundit publik dhe politik që lidhet me masat e sigurisë, veçanërisht atë të arrestit me burg, e cila është përmendur edhe në rezolutën e Kuvendit.
Musabelliu sqaroi se drejtuesi i SPAK-ut nuk ka kompetencë të ndikojë në masat e sigurisë të kërkuara nga prokurorët apo të vendosura nga gjykata.
“Në SPAK janë 20 prokurorë dhe secili ka rastet e veta. Rasti-rastit nuk i ngjan. Është prokurori ai që konkludon që ka faktin penal, ka provat e mjaftueshme për të atribuuar një akuzë të caktuar përtej dyshimit të arsyeshëm për të komunikuar akuzën një subjekti të caktuar dhe konkludon një masë të caktuar sigurie, siç e gjykon, dhe i drejtohet Gjykatës së Posaçme. Por para se t’i drejtohet Gjykatës së Posaçme, duhet të bëjë një analizë të kushteve dhe kritereve sipas neneve të Kodit të Procedurës Penale. Pas kësaj vjen gjykata, e cila thotë ‘po’, kërkesa e prokurorit është e drejtë dhe duhet caktuar një masë arresti me burg.”, tha ajo.
Sipas Musabelliut, drejtuesi i SPAK-ut nuk mund të vlerësojë nëse një masë është e tepruar apo jo: “Drejtuesi nuk mund të bëjë një vlerësim të zbatueshmërisë ose jo të masës së sigurisë ‘arrest me burg’, sepse është gjykata ajo që e vendos dhe i thotë prokurorit ‘jo, masa nuk është e drejtë dhe duhet kjo masë sigurimi’. Për mua nuk mund të reagojë drejtuesi. Ai mund të reagojë për afatet pasi është caktuar masa, në kuadër të mbledhjeve që mund të bëhen, që të jenë afate sa më të shkurtra, që e përmendët. Këtu mund të kemi një diskutim me trupën e prokurorëve, por kur prokurori e vendos, prokurori është zot i dosjes.”
Duke e përmbyllur përgjigjen e saj, Musabelliu theksoi se ndërhyrjet e drejtuesit nuk kanë vend në procesin hetimor apo vendimmarrjen mbi masat e sigurisë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Dhjetor12:30
Kush ishte më i mirë si drejtues, Kraja apo Dumani? Si përgjigjet Musabelliu
Anëtarja e KLP-së dhe kandidate për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, është pyetur mbi krahasimin mes drejtuesve të mëpars...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:20
E vetmja grua kandidate për kreun e SPAK, Musabelliu: Duhet të udhëhiqemi me transparencë dhe frymë në ekip!
Kandidatja e vetme grua për kreun e ri të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, prezantoi sot, më 11 dhjetor, platformën e saj gjatë mbledhje...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:06
Kuvendi pritet ta shqyrtojë sot/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Rishikoni 'paqen fiskale'
Në ditën kur Kuvendi pritet të shqyrtojë paketën e re fiskale, Dhoma Amerikane, organizata që përfaqëson interesat e k...
AKTUALITET
11 Dhjetor12:04
Si arriti të dilte nga dritarja e qelisë ‘magjistari’, Taulant Toma?
Në Francë, vendet fqinje si Belgjika, dhe sigurisht në Itali, Mal të Zi, madje edhe në Shqipëri, ku ai lindi 41 vjet më par...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:51
Mjegulla mbulon aksin Korçë–Pogradec, vështirësohet qarkullimi
Mjegulla e dendur ka përfshirë paraditen e kësaj të enjte aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke shkaktuar vështirësi n&e...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:35
Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është liruar nga qelitë e burgut. Koka ishte arrestuar për aferën e inceneratorëve dhe ë...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:24
Doloreza Musabelliu: Sekuestruam 10 milionë dollarë kriptomonedha, por nuk kishim portofol! Ja ku i ruajtëm
Gjatë prezantimit të saj si kandidate për drejtimin e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu ndaloi edhe te një nga dosjet më komplekse...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:22
Mbush motorin e makinës me paketa cigaresh, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Mal të Zi (FOTO)
Shtetasi shqiptar E.A., 55-vjeç u arrestua nga policia e Malit të Zi me dyshimin për tentativë kontrabande të 1.330 steka cigaresh....
AKTUALITET
11 Dhjetor11:15
Kandidon për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu: Ja dosjet sensitive që kam hetuar
Prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu, njëkohësisht kandidate për drejtimin e SPAK, ka bërë një përmbledhje t&eum...
AKTUALITET
11 Dhjetor11:16
Pjesë e bandës që trafikoi 26 milionë paund kokainë, çfarë deklaroi shqiptari në gjyq (emri)
Dy burra kanë mohuar të jenë pjesë e një bande trafikantësh droge që u përpoqën pa sukses të kontrabandonin ...