Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka liruar nga arresti i shtëpisë përkundrejt garancisë pasurore Elisabeta Dostin, e dyshuar se transferoi në mënyrë të paligjshme pasuritë e shoqërisë duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, në vitin 2013, shtetësja Dosti me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, (shoqëri e krijuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), nëpërmjet vendimeve apo akteve të tjera të falsifikuara dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme ka kryer kalimin e të gjitha pasurive të paluajtshme (toka dhe ndërtesa) të shoqërisë së sipërcituar, tek shoqëria "Empire Investment Solution (EIS)" sh.p.k, e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej saj.
Gjithashtu rezulton se, më pas Dosti ka transferuar dhe zhvendosur pronësinë e kuotave të shoqërisë "Empire Investment Solution (EIS)" sh.p.k, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të kapitalit të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Pas kërkesës së prokurorisë, gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj saj për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Pas vendimit të Apelit, Dosti reagoi duke mohuar akuzat dhe faktin e lirimit të saj, e konsideroi si një provë pafajësie.
Deklarata e bërë përmes avokates Xhoi Nela:
Në vijim të një sërë publikimesh të fundit, ndjej detyrimin publik dhe qytetar të reagoj qartë dhe pa ekuivok. Lajmet e shpërndara ndaj meje nuk kanë qenë thjesht të pasakta, por të ndërtuara në mënyrë të qëllimshme dhe dashakeqe, duke deformuar faktet dhe duke synuar drejtpërdrejt dëmtimin e figurës sime personale.
Sot, Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën time dhe ka hequr masën e sigurimit “arrest në shtëpi”. Ky vendim përbën një akt të qartë drejtësie dhe rrëzon bazën mbi të cilën u ndërtuan akuzat publike dhe narrativa e rreme që u servir në opinion pa përgjegjësi profesionale. Drejtësia foli aty ku zhurma mediatike kishte tejkaluar kufijtë e së vërtetës.
Gjatë gjithë këtij procesi jam përballur me situatën me qetësi, vetëpërmbajtje dhe dinjitet, duke zgjedhur të mos reagoj ndaj provokimeve, por t’i besoj ligjit dhe institucioneve.
Mbrojtja ime ligjore është përfaqësuar me profesionalizëm, integritet dhe vendosmëri nga Avokate Xhoi Nela, të cilës i shpreh publikisht mirënjohjen time për një mbrojtje serioze dhe të pakompromis ndaj së vërtetës.
E deklaroj në mënyrë të prerë: nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm, nuk kam përvetësuar pasuri, nuk kam falsifikuar dokumente dhe nuk kam dëmtuar interesat e askujt. Çdo pretendim i kundërt ka qenë i pabazuar dhe i ushqyer nga keqinformimi dhe dashakeqësia.
Çdo publikim i mëtejshëm i pavërtetë, denigrues apo keqdashës do të ndiqet me të gjitha mjetet që parashikon ligji.
Dinjiteti im personal, si edhe pastërtia e figurës sime, nuk janë ndërtuar sot për t’u mbrojtur, por janë formuar ndër vite pune, korrektësie dhe përgjegjësie. Ato kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë pjesë e pandashme e emrit tim. E bindur se e vërteta dhe ligji do të mbizotërojnë, dhe se emri im do të qëndrojë i pastër, ashtu siç ka qenë gjithmonë.
Një projekt tjetër kontrovers po zhvillohet në qendrën historike të Durrësit, shumë afër monumenteve të kultur&eu...
Pas protestës së opozitës ditën e hënë para Kryeministrisë, Edi Rama dhe kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha kan&...
Emisioni “Në Shënjestër” solli pjesë nga dosja e AKSHI-t ku flitet për rrëmbimin e Gerond Meçes, i cili dysho...
Drejtoria e Doganave ka marrë vetëm 14 shishe verë nga i gjithë koleksioni që biznesmeni kontrovers Ergys Agasi kishte në vinotek&...
Një aksident rrugor u regjistrua në segmentin Vrion-Krane, në kthesën e Finiqit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ësht&e...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë ka pë...
Në dosjen hetimore për skandalin me tenderat e AKSHI-t, në dëshminë e tij, Gerond Meçe refuzoi të kallëzonte në p...
Zjarrfikësit që shërbejnë në Portin e Durrësit kanë ngritur publikisht shqetësimin e tyre për mosrespektimin e t&...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për të disatën herë i dha kohë ish-ministrit të Shëndetësis&...
Midis personave të arrestuar nga policia pas protestës mbrëmjen e shkuar të opozitës para Kryeministrisë, rezulton edhe një...