AKTUALITET

Rrëmbimi për tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe: Dyshoj për lidhje brenda KPP

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2025, 21:09

Rrëmbimi për tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe: Dyshoj për

Emisioni “Në Shënjestër” solli pjesë nga dosja e AKSHI-t ku flitet për rrëmbimin e Gerond Meçes, i cili dyshon se personat të cilët organizuan rrëmbimin dhe kërcënimin ndaj tij kishin një autoritet apo lidhje brenda KPP, që ka aftësinë dhe kompetencën për ta verifikuar.

Në këtë dyshim ai përmendi edhe emrin e një anëtari të KPP, që sipas tij është i lidhur me biznesmenin Ermal Beqiri. Me të cilin Gerond Meçe tregoi se kishte konflikte të vazhdueshme, në fushën e tij të operimit.

Ky anëtar i KPP, në të cilin Gerond Meçe dyshonte ishte K. T. “Unë dyshoj se person brenda KPP, quhet K.T, me detyrë anëtar i këtij komisioni.

Dyshimi im ndaj tij lidhet me njohjen që ai ka me shtetasin Ermal Beqiri. Ku ajo që dua të theksoj është se ka shumë procedura që edhe kur KPP më ka dhënë të drejtë, anëtari K. T. ka qenë kundër në minorancë. Siç është edhe një procedurë për mirëmbajtjen e sistemit të kamerave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku ky anëtar në mbledhjen ballafaquese midis KPP dhe kompanisë ankimuese, i është drejtuar Autoritetit Prokurues që ta klasifikojë si tender i klasifikuar, gjë e cila ishte drejtpërdrejtë me qëllim për të nxjerrë jashtë loje kompaninë tone”, thuhet në dëshminë e Gerond Meçes.

Por edhe pse u mbajt peng për shumë orë dhe u kërcënua me pistoletë në ballë që të tërhiqej nga ankimimet dhe tenderat ku merrte pjesë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, dhe një gjë e tillë ndodhi kjo pas shtrëngimit që atij iu bë përmes dhunës, biznesmeni Gerond Meçe, tha se të nesërmen e pengmarrjes ai kërkoi pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe vetë AKSHIT, që kjo tërheqje të anulohej.

Kjo, me justifikimin se serverat e kompanisë së tij ishin hakeruar. Gjë që siç del më poshtë nuk u pranua nga KPP.

“Të nesërmen e rrëmbimit, shoqëria ‘ABS’ ka bërë kërkesë për pezullimin e ‘njoftimit të tërheqjes’ pranë KPP dhe AKSHI me argumentimin se serverat janë hakëruar një ditë më parë.

Por pavarësisht se kam kërkuar pezullimin e ‘njoftimit të tërheqjes’, KPP në kundërshtim me ligjin ka marrë vendim datë 13 gusht 2025. për mospranimin e pezullimit ‘të njoftimit të tërheqjes’, pavarësisht se nuk ka pasur kohë që ta fuste në rend dite, pra ta përgatisë 24 orë përpara.

Më pas kompanisë i ka ardhur njoftimi, ku thuhet se firma elektronike është bërë më datë 15 gusht dhe jo më datë 13 gusht, si dhe në bazë të ligjit KPP vihet në lëvizje me kërkesë për tërheqje dhe jo me njoftim për tërheqje, si në rastin tonë.

Vetë biznesmeni tha më tej në dëshminë e tij çdo procedurë e tij e ankimuar në KPP, zgjat më shumë se dy muaj. Dhe kjo sipas tij ndodh qëllimisht pasi asnjë procedurë nga aplikantët e tjerë nuk zgjat kaq shumë.

Për këtë arsye ai mendon se personi që fshihej pas rrëmbimit të tij ishte Ermal Beqiri. Kjo pasi sipas tij pas çdo procedure të tillë qëndron një nga kompanitë e tij ose kompani që janë të lidhura me të.

“Këtë bindje e forcoj edhe më shumë nga fakti se diku nga periudha prill-qershor 2024, administratorja e firmës ‘Soft&Solution’ e Ermal Beqirit ka ardhur në ambientet e kompanisë time dhe ka kërkuar të takohet me mua.

Por pasi më njoftuan se kush është, unë refuzova ta takoj, për faktin se kjo është një kompani e lakuar në treg për shumë procedura. Por pasi ka dalë nga kompania ime, stafi më ka treguar se ajo në ikje e sipër ka thënë: ‘Kështu do të vazhdoni ju të bashkëpunoni me ne’.

Pas kësaj kanë filluar problematikat e kompanisë time me bllokimin e procedurave nga AKSHI. Ku këtu mund të përmend një procedurë me Hardëare e AKSHI, ku jemi futur bashkë me kompaninë ‘Info****’, e cila u zhvillua dy herë dhe u anullua pa shkaqe të arsyeshme.

Ndërsa kur ‘Info****’ u fut herën e tretë vetëm, u shpall fitues. Pas këtij momenti fillon edhe historia e ankimimeve që u bë edhe shkak i rrëmbimit.

Por interesant është fakti se përse Gerond Meçe refuzoi të kallëzonte në polici, rrëmbimin e tij.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?