Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës.
Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës.
Dukshëm, vendimi i qeverisë shqiptare në mars të vitit 2025 për mbylljen e platformës TikTok nuk ka ndikuar në minimizimin e rasteve të dhunës në institucionet e arsimit publik shqiptar.
Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), i tha BIRN se mbyllja e TikTok-ut për të minimizuar dhunën e të rinjve në shkolla në fakt nuk ishte zgjidhje e problemit, por transferim i përgjegjësisë së të gjithë aktorëve tek teknologjia.
“Fajësojmë TikTok-un për të dalë nga situata”, i tha BIRN Bino.
“Kjo të jep një iluzion sigurie dhe një narrativë justifikuese që, përballë një gjëme të madhe si vrasja e një të riu nga bashkëmoshatari në shkollë, duket sikur qeveria po bën diçka për të zgjidhur situatën”, i tha BIRN Blerjana Bino.
Edhe pse fillimisht vendimi për mbylljen e TikTok-ut u kritikua nga një sërë organizatash të shoqërisë civile dhe aktivistë të lirisë së shprehjes, kryeministri Rama asokohe këmbënguli se vendimi i tij nuk ishte “i nxituar”, por bazohej në një anketim me rreth 65,000 prindër, 90 për qind e të cilëve kishin kërkuar mbylljen e TikTok-ut me pretekstin se duhej luftuar fenomeni i dhunës që i kishte rrënjët në rrjetet sociale.
Drejtuesi i organizatës Qëndresa Qytetare, një organizatë që merret prej vitesh me forcimin e rolit të qytetarëve, si edhe me problemet e arsimit, i tha gjithashtu BIRN se mbyllja e TikTok-ut nuk dha rezultatin për të cilin u iniciua.
“Me shtimin e rasteve të dhunës në shkolla, mbyllja e TikTok-ut tregoi se ishte një masë pa ndikim në parandalimin e dhunës mes të miturve”, i tha BIRN Rigels Xhemollari.
“Dyshoj se për periudhën që u mbyll pati më shumë efekt kontrolli të përmbajtjeve elektorale në zgjedhje”, pranoi Xhemollari.
Ngjashëm, edhe Blerjana Bino theksoi se mbyllja e TikTok-ut, përveç se nuk zgjidhi problemin e dhunës, dëmtoi edhe komunikimin e partive me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore 2025, duke cenuar hapësirat demokratike të komunikimit.
“Për sa kohë nuk pati një vlerësim të bazuar në evidencë për të arsyetuar vendimin e mbylljes së platformës, kjo lë hapësira për të deduktuar se ka pasur qëllime të tjera dhe siguria e të rinjve është përdorur si justifikim”, tha Bino.
Ekspertët pranuan për BIRN se dhuna ndaj të rinjve në fakt është një fenomen shoqëror kompleks dhe nuk ka një zgjidhje të vetme, të tillë si mbyllja e platformave të caktuara.
Xhemollari i tha BIRN se Qëndresa Qytetare i ka propozuar Ministrisë së Arsimit disa masa që mund të kontribuojnë realisht në uljen e nivelit të dhunës në institucionet e arsimit.
“Ne kemi propozuar orarin 8 me 4 për shkollat publike, si masë që të miturit të mbahen nën mbikëqyrje dhe kontroll gjatë kohës që janë jashtë mbikëqyrjes prindërore”, tha Xhemollari.
Sipas Xhemollarit, kjo nga ana tjetër rrit mundësinë për angazhimin sportiv, kulturor dhe individual të të rinjve, larg ofertave të kontingjentëve kriminalë dhe të drogës.
Edhe ekspertja Bino është e mendimit se theksi duhet vënë te roli parësor i shkollës dhe i të gjithë ekosistemit të arsimit publik e privat në vend.
“Përmirësimi i sigurisë, përmirësimi i orarit të mësimit dhe zbatimi real i konceptit të shkollës si qendër komunitare, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të angazhohen në aktivitete sportive e edukuese, do të mund të ishte një zgjidhje afatgjatë”, tha Bino për BIRN.
Ajo shtoi se më tej duhen forcuar gjithashtu marrëdhëniet prindër – mësues, në mënyrë që të ketë dialog të vazhdueshëm për reagimin në kohë dhe zgjidhjen e problemeve, si edhe të forcohen kapacitetet e mësuesve dhe psikologëve në shkolla./BIRN
Një shtetas shqiptar me banim në Castelfiorentino, së bashku me një shtetas tjetër shqiptar që jeton në Colle Val d'Elsa, b...
Zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i cili është i pezulluar pasi SPAK e akuzon si pjesë e grupit k...
Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në GJKKO me makinë policie. Zyrtarja e lartë ka mbërritur m&e...
Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili rreth tre javë më parë tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin Marilen ...
Seanca e sotme plenare nisi me përplasje të ashpra, sharje dhe ofendime, pasi demokratët që para se të niste seanca zunë vende e m...
Rruga e sapoinauguruar Maliq–Lozhan–Strelcë është përfshirë nga dëmtime të konsiderueshme, duke rihapur shqet&e...
Sot zhvillohet në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila ka kërkuar heqje...
Rruga e sapoinauguruar Maliq–Lozhan–Strelcë është përfshirë nga dëmtime të konsiderueshme, duke rihapur shqet&e...
Policia Lezhë njofton se në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmë në Mamurras, ku shtetasi 51-vjeçar Marketin Marku u ...
Një tërmet me magnitudë 4.0 u regjistrua në orën 23:07 në Detin Adriatik pranë Mletit, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik ...