AKTUALITET

Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Qershor 2026, 07:52

Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën

Gjergj Fishta mbetet një nga figurat më të mëdha të kulturës shqiptare dhe një prej personaliteteve më të rëndësishme të historisë moderne të kombit.

Poet, dramaturg, publicist, përkthyes, françeskan dhe patriot, ai ishte shqiptari i parë që u nominua për çmimin Nobel në Letërsi, duke e bërë emrin e Shqipërisë të njohur në qarqet më të larta kulturore europiane të kohës. Në vitin 1937, emri i Fishtës u propozua për çmimin Nobel nga qarqe akademike dhe intelektuale gjermane, një vlerësim i jashtëzakonshëm për një autor që vinte nga një vend i vogël ballkanik, por që kishte arritur të krijonte një univers letrar të fuqishëm e krejt origjinal.

Ndonëse nuk e fitoi çmimin, vetë nominimi mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kulturës shqiptare. Fishta ishte shumë më tepër sesa një shkrimtar. Ai ishte një arkitekt i identitetit kombëtar shqiptar. Kontributi i tij në Kongresin e Manastirit më 1908 ishte vendimtar për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në periudhën kur shqiptarët përdornin disa alfabete të ndryshme dhe identiteti kulturor rrezikonte të mbetej i copëzuar, Fishta u bë një nga mbrojtësit më të mëdhenj të alfabetit latin, duke ndihmuar në krijimin e themeleve moderne të gjuhës shqipe. Por emri i tij lidhet mbi të gjitha me kryeveprën “Lahuta e Malcisë”, epopeja monumentale që konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Në këtë poemë epike, Fishta ngriti në art historinë, legjendën, heroizmin dhe shpirtin e malësorit shqiptar. Me një gjuhë të pasur, të gjallë dhe plot ritëm, ai krijoi një vepër që shpesh është krahasuar me epet e mëdha europiane. “Lahuta e Malcisë” histori, identitet dhe kujtesë kombëtare. Përmes vargjeve të saj, Fishta i dha zë rezistencës shqiptare, kulturës së veriut, zakoneve dhe kodeve morale të kohës.

Ai e ngriti figurën e shqiptarit në dimension epik, duke krijuar një univers poetik që vazhdon të mbetet i pazëvendësueshëm në kulturën shqiptare. Megjithatë, pas ardhjes së regjimit komunist, figura e Fishtës u godit rëndë. Për më shumë se katër dekada, emri i tij u ndalua, librat u hoqën nga qarkullimi dhe veprat e tij u shpallën të papërshtatshme për ideologjinë e kohës. Regjimi komunist e konsideroi Fishtën si figurë të rrezikshme për shkak të bindjeve të tij fetare dhe nacionaliste. Për 45 vjet ai u përjashtua nga tekstet shkollore dhe nga institucionet kulturore shqiptare. Por, ndonëse zyrtarisht i ndaluar, Fishta mbeti gjallë në kujtesën e shqiptarëve. Poezitë dhe vargjet e tij qarkullonin fshehurazi, përcilleshin gojë më gojë dhe ruheshin si një pasuri e ndaluar. Pas viteve ’90, figura e Fishtës nisi të rivlerësohej gradualisht. Studiues, akademikë dhe lexues të shumtë rikthyen vëmendjen tek vepra e tij dhe tek roli i jashtëzakonshëm që ai kishte luajtur në historinë kulturore shqiptare.

Njihen dy letra që Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në Livorno, Itali. Është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndier se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkon Musolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe “e paraqitshme”, gjë që nuk mund ta bëjë as Urdhri Françeskan dhe as Provinca e Fishtës. Dhe, të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalojnë kësaj province. Deri në atë kohë dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë veprimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja qëndron në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës ku përfshihen poezia ajo epike me “Lahutën e Malcës”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga “Iliada” e Homerit, Molieri etj.

Letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, më datë 27 prill 1940, dhe po ashtu si letra e parë mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë udhëheqësit, Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni i Universitetit të Bolonjës që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane, anëtar i së cilës u bë edhe Gjergj Fishta në 1939, i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijes dhe për të drejtuar të rinjtë studentë. “Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me nismën e tij, po organizohet një grup të rinjsh veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë”. Për këtë Fishta “guxon” t’i drejtohet Duçes dhe “gjykimit të tij të ndritur” për t’u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë. Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanueli III është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert Jokl.

Në fushën e letrave Gjergj Fishta lëvroi gjini të ndryshme si poezinë epike ashtu edhe atë lirike e satirike, dramën, publicistikën dhe përkthimin. Si ndër më përfaqësuesit të poetëve romantikë, shkroi vepra që zhvillojnë tema të poezisë gojore dhe të traditës, duke u mbështetur shumë mbi modelet stilistikore folklorike dhe duke përfshirë metrikën folklorike. Fillimisht u shqua në anonimat në saj të dy këngëve të Lahutën e Malciis (Zarë, 1905 dhe 1907), i ndikuar nga poezia epike e sllavëve të jugut, si dhe nga vargjet e Grga Martiæ dhe poeti kombëtar malazez Njegoš. Me ritmin e poezive popullore, herë-herë u përngjasonin kumteve homerike, duke evokuar përplasjet e deriatëhershme osmanomalazeze ku aktorët shqiptarë nëpër vargjet e tij ishin malësorët (Marash Uci, 1905) dhe shkodranët (Oso Kuka, 1907) përpunohej ideja e armiqësisë kundër sllavëve. Sentimentet antiturke në veprën e tij do t’i shkruante vetëm në këngët që botoi pas pavarësisë së vendit. I financuar nga qeveria austro-hungareze, më 1907 botoi në Sarajevë në mënyrë anonime përmbledhjen me poezi satirike Anxat e Parnasit (rib. Anzat e Parnasit), duke hedhur kështu themelet e zhanrit të satirës në letërsinë shqipe. Ka dëshmi shkrimore që ka lënë pas piktura dhe po ashtu qe arkitekti i njërës prej kishave të Shkodrës.

Ka botuar 9 tekste dramatike. Përshtati veprën Le Furberier Escarpet të Molierit në pjesëzën Dredhitë e Patukut, e pabotuar, dorëshkrimi i së cilës gjendet në Bibliotekën Françeskane në Shkodër. Si me Skiroin, Konicën me autorë të tjerë të rinj, me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, Fishta u shpall “armik i popullit” dhe si autor u ndalua sepse kryevepra e tij “Lahuta e Malcisë” është antisllave. Ndër akuzat e tjera që i bëheshin postum qenë edhe pranimi i medaljes së dhënë nga sulltani, të qenët agjent i austro-hungarezëve kur botonte Posta e Shqypnís si dhe për mosrefuziminin e titullit akademik i Akademisë së Shkencave të Italisë fashiste pasi kjo pushtoi Shqipërinë. Për Arshi Pipën, arsyeja e vërtetë me të cilën mund të shpjegohej fishtofobia e partisë, është sepse ishte gegë dhe prift katolik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?