Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
ITALI- Detaje të reja vijojnë të zbardhen lidhur me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula në Itali. Autori i vrasjes ishte i dashuri i saj filipinez Mark Samsoni. Media italiane "Corriere della Sera" shkruan se e ëma e Mark nuk e donte Ilarian në shtëpinë e saj, ndërsa autoritet vijojnë me hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Të dy prindërit e të riut nga Filipina janë tashmë nën hetim, por ende nuk dihet roli i tyre i qartë në vrasjen e studentes shqiptare.
ARTIKULLI I PLOTË:
Nuk e shihte me sy të mirë. Aq shumë sa nuk e donte atë nëpër shtëpi. Një qëndrim që ishte ndoshta jo vetëm rezultat i një mentalitetit kulturor të Nors Mazlapan, nënës së Mark Samsonit, fshehte diçka më shumë. Një lloj urrejtjeje ndaj Ilaria Sulës, e cila prej një viti shkonte shpesh në mini-apartamentin e familjes filipinase në via Homs. “Nuk doja që Marku ta sillte gjithmonë Ilarinë në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë: djali im duhet të qëndrojë i fokusuar në studimet e tij." Këto ishin fjalët e nënës së të riut tani në burg për vrasjen e studentes shqiptare nga Terni, i cili më pas e futi brenda në valixhe dhe e hodhi trupin e saj në luginat e Capranica Prenestina.
Vetëm një lule për vajzën e vrarë
Me kalimin e ditëve, pozicioni i nënës së Markut, po bëhet gjithnjë e më qendrore: ajo rrezikon të hetohet së bashku me bashkëshortin e saj Rik Samson për bashkëpunim në vrasje dhe fshehje të kufomës. Ndërkohë tensioni rritet në komunitetin e madh filipinas në lagje: Xha Emilio ikën me skuter në sy të gazetarëve, madje edhe atyre nga vendi i tij, të cilët kanë filluar të interesohen për rastin. Por aty ku u vra Ilaria ka vetëm një lule, një karafil rozë. "Po flija. Nuk kuptova asgjë. Ditën tjetër dola nga shtëpia”, mësohet të ketë thënë gruaja, një shtëpiake me disa probleme shëndetësore, gjatë marrjes në pyetje nga policia kriminale, nën drejtimin e hetuesit Roberto Pititto. Deri më tani, ky ka qenë e vetmja dhe e para seancë pyetjesh me të, por nuk përjashtohet mundësia që të përsëritet. Ka skepticizëm rreth versioneve që kanë dhënë gruaja dhe bashkëshorti i saj, i cili punon si ndihmës shtëpiak në një familje në veri të Romës.
"Ne ishim në shtëpi, e dinim që vajza ishte me Markun"
“Natën e 25 marsit ishim të dy në shtëpi. E dinim që Ilaria kishte ardhur për të vizituar Markun”, pohuan prindërit e filipinezit orët e fundit, megjithëse në një moment babai i të riut kishte pohuar se ai kishte dalë dhe nuk ishte kthyer deri të nesërmen. Shkurt, gati dy javë pas vrasjes, prindërit e ish-të dashurit të viktimës ende nuk kanë mundur të shpjegojnë me siguri se çfarë kanë bërë në ato 24 orë dhe cili ka qenë roli i tyre në veprimet e të birit: të vrasë një vajzë të mbyllur me çelës në dhomën e tij, më pas, gjatë ditës, ta fusë trupin në një valixhe, pasi e ka mbështjellë me një qese plastike, ta ngarkojë në makinën e familjes, në rrugë, jo në ndonjë garazh, dhe ta çojë për ta hedhur në një greminë 40 kilometra larg Romës.
“Nuk dëgjuam asnjë zhurmë, asnjë rënkim nga dhoma e Markut”, mësohet se kanë thënë prindërit në polici. Ndoshta i vetmi version i besueshëm, duke qenë se të gjithë banorët e ndërtesës në numrin 8 dhe ata të ndërtesës ngjitur, shumë prej tyre filipinas, duke përfshirë edhe dajën e vrasësit, Emilio, raportuan se nuk kishin dëgjuar asnjë ulërimë që vinte nga apartamenti i Samsons në katin e ndërmjetëm. Për gjithçka tjetër, dyshimet për prindërit konsiderohen më se të justifikuara, edhe për faktin që duket shumë e vështirë të besohet se Mark e ka kryer të gjithë këtë krim i vetëm. Tani edhe marrëdhënia mes nënës dhe ish-të dashurës së të birit është nën lupën e hetuesve.
Xhelozia e nënës së Markut ndaj Ilarisë
Më shumë se mosmarrëveshje, një armiqësi e fshehtë ndaj vajzës, ndoshta e lidhur me fenë e nënës së të riut. Sigurisht, mund të shihet si një sjellje e zakonshme prindërore, një përzierje mbrojtjeje dhe xhelozie për të birin, por ndoshta ishte diçka më shumë, që ka dalë në pah edhe gjatë marrjes në pyetje të saj. Hetuesit tani përpiqen të kuptojnë nëse kjo ndjenjë ka ndikuar drejtpërdrejt në atë që ndodhi në dhomën e 23-vjeçarit, ku, pavarësisht pastrimit të kujdesshëm, u gjet gjaku i Ilarias. Ajo u godit në qafë, në befasi apo ndoshta në gjumë, nga dikush që ndodhej pas saj, me një thikë që ende nuk është gjetur. Në dhomën ngjitur, në ato pak metra katrorë, Nors dhe burri i saj thonë se po flinin të qetë.
foto nga sendet e sekuestruara VLORË- Tre persona janë arrestuar në Vlorë, pas finalizimit të një operacioni për goditje...
kryepeshkopi joan pelushi TIRANË- Kryepeshkopi i i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi ishte i ftuar ditë...
foto ilustruese KORÇË- Punonjësi i një pike karburanti në lagjen nr 10 në Korçë ka denoncuar në polici se...
f AUSTRI- Austria njoftoi gjatë javës mbylljen e disa pikave kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë për shkak të përhapjes...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmir&eu...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka avancuar në procesin e integrimit për në Bashkimin Europian, duke hapur në tetor k...
foto ilustruese TIRANË- Në dispozicion të Shqipërisë janë 922 milionë euro në dy vitet në vijim, por kushtet ...
foto ilustruese TIRANË- Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të l...
foto ilustruese TIRANË- E hëna, për shumicën e familjeve shqiptare, është “dita e fasules”. Një zakon ...
QIPRO- Një 26-vjeçare greke është arrestuar në aeroportin e Qipros. Arrestimi i saj erdhi pasi në bagazhin e saj iu gjet nj&eu...