Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
TIRANË- Shqipëria ka avancuar në procesin e integrimit për në Bashkimin Europian, duke hapur në tetor kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE, pas një procesi të gjatë të nisur që në 2009-n.
Kjo nënkupton që shteti kandidat duhet të harmonizojë legjislacionin me shtetet e BE-së dhe të plotësojë kriteret e tjera specifike të Bashkimit Europian, përfshirë aspektet ekonomike, sociale, politike dhe ligjore, çka nënkupton reforma të rëndësishme për rritjen e transparencës, luftën kundër korrupsionit dhe ruajtjen e rendit demokratik.
Ndonëse hyrja faktike për në BE do të kërkojë ende kohë, ndoshta dekada, ky proces, së bashku me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor vlerësohen nga përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare si një shans i madh për vendin.
“Në fushën ekonomike, Shqipëria duhet të përshpejtojë përgatitjet për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së. Me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, BE-ja synon të japë një shtysë të madhe drejt mbylljes së hendekut të konvergjencës ekonomike midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Së fundi, një sfidë e madhe për Shqipërinë është përafrimi me standardet e BE-së në të gjitha fushat që mbulohen nga ligjet e BE-së.
Kjo kërkon jo vetëm ndryshime në ligje, por edhe kapacitete administrative, buxhete, investime”, ka pohuar në një intervistë për “Monitor”, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
“Përmirësimi i cilësisë institucionale do të jetë thelbësor për të trajtuar nivelet e larta të emigrimit, mospërputhjen e aftësive dhe papunësinë nëpërmjet investimeve publike të përshtatura në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë cilësore.
Për të siguruar progres të mëtejshëm, Shqipëria duhet gjithashtu të qëndrojë e përkushtuar ndaj zbatimit të agjendës së reformave në kuadër të planit të rritjes me fokus në integrimin rajonal dhe të tregut në BE, si lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve”, thotë Zëvendëspresidenti i Bankës Europiane të Investimeve (EIB), Robert de Groot.
“Banka Europiane e Investimeve (EIB Globale), si banka e BE-së, është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në këto përpjekje për përthithjen e 922 milionë eurove të parashikuara në planin për vendin”, pohon ai.
“Reformat strukturore, në kuadër të procesit të integrimit në BE, mund të rrisin ndjeshëm potencialin ekonomik”, thotë Anke Weber, shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë.
Në të njëjtën linjë është dhe Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqipëri. “Zbatimi më i shpejtë i reformave strukturore, i mbështetur nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, mund të nxisë rritjen”, pohon ajo.
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor është një nismë strategjike e Bashkimit Europian (BE) që synon të përfshijë shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE, duke mbështetur zhvillimin dhe stabilitetin në rajon.
Ky proces ka si qëllim të forcojë lidhjet politike, ekonomike dhe sociale midis BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që i nxit këto shtete të implementojnë reforma të thella që përputhen me kërkesat e Bashkimit Europian./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Në dispozicion të Shqipërisë janë 922 milionë euro në dy vitet në vijim, por kushtet ...
foto ilustruese TIRANË- Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të l...
foto ilustruese TIRANË- E hëna, për shumicën e familjeve shqiptare, është “dita e fasules”. Një zakon ...
QIPRO- Një 26-vjeçare greke është arrestuar në aeroportin e Qipros. Arrestimi i saj erdhi pasi në bagazhin e saj iu gjet nj&eu...
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë vë në në pranga 4 shqiptarë. Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore t...
kryepeshkopi joan pelushi GREQI- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, në një intervis...
produkti TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale të një produkti ushqimor të blerë n&eu...
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai u kap teksa...
ilaria sula ITALI - Mark Antony Samson, 23-vjeçari i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, ka deklaruar par...
TIRANË- Eksperti Abdyl Sinani është shprehur së fundmi se pesticidi i gjetur në luleshtrydhet e ardhura nga Greqia është sh...