VIDEO/ Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...

Prej dy ditësh, Shkodra është përfshirë nën kushtet atmosferike jo të favorshme, të tilla si reshje shiu dhe dëbore, të cilat kanë sjellë dhe pasoja.
Nga një njoftim zyrtar për situatën aktuale të qarkut të Shkodrës, raportohet se në Bashkinë Vau i Dejës, nuk ka reshje shiu, por të tilla janë regjistruar përgjatës natës në Malësinë e Madhe.
Sakaq, në Koplik uji i pranishëm në rrugë po fillon të tërhiqet gradualisht, duke shënuar kështu një përmirësim të situatës.
Kritike mbetet situata në fshatin Kamicë, ku si pasojë e prurjeve nga Përroi i Thatë, ka dëmtime në rrugën që kalon mbi të, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullim dhe në lidhjen Kamicë–Flakë. Strukturat vendore janë në ndjekje të situatës.
Në Fushë-Arrëz dhe Pukë vijojnë reshjet e shiut, të shoqëruara dhe me erëra të forta, por nuk raportohen problematika.
Rrezik për përmbytje mbeten zona të Lezhës, pasi prurjet në lumenj dhe përrenj janë shtuar. Nivelet e ujit në Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe Rezervuarin Shtodër janë normale, ndërsa hidrovoret e Velipojës ndodhen në gadishmëri të plotë.
Sa i përket akseve rrugore, në segmentin Bogë–Theth është regjistruar dëborë në zonën e Qafë Thores dhe qarkullimi kërkon kujdes të shtuar. Në aksin Hani i Hotit–Dogana Vermosh ka pasur rënie inertesh, por grupet e punës janë në terren dhe po kryejnë pastrimin.
Gjithashtu, janë evidentuar disa ndërprerje të energjisë elektrike në njësi administrative të bashkive Shkodër, Vau i Dejës dhe Fushë-Arrëz, ndërsa ekipet e OSHEE-së po punojnë në terren për rikthimin e furnizimit.
Raportohet se strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe situata po monitorohet në vijimësi, teksa bëhet thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar e të bashkëpunojnë me autoritetet lokale.
Reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës nuk janë të pazakonta gjatë dimrit, por në vitet e fundit ka pasur raste ku bora dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka përcjellë një mesazh me rastin e 35-vjetorit të gazetës “Rilindja Demokrati...
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, në fshatin Bradashesh, një aksident rrugor me pasojë vdekj...
Në arenën politike shqiptare po rikthehet debati për një qeveri teknike si një mundësi për të dalë nga kriza politi...
Një hajdut shqiptar i deportuar dy herë ka ngacmuar Ministrinë e Brendshme britanike duke filmuar veten duke festuar në seksionin VIP t&eu...
Fillimi i vitit të ri ka nisur me një bilanc tragjik në rrugët e vendit, duke ngritur alarmin për sigurinë rrugore. Në nj&e...
Kushtet e pafavorshme të motit kanë ndikuar në lundrimet e trageteve në linjën Durrës–Bari. Sipas Autoritetit Portual Durr&...
Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër kanë mbërritur katër autorët e dyshuar të vrasjes me tri...
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në rrugë...
Një shqiptar është arrestuar sot në provincën e Teramos, pasi policia italiane zbuloi një sasi me mbi 100 kilogramë ha...
Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit dhe moti i keq ka shkaktuar rënien e disa pemëve, të ci...