Arjan Curri tallet me Erion Braçen: Si quhet ai deputeti që rri nëpër kosha plehrash?
Gjatë emisionit televiziv Top Story, analisti Arjan Curri ka bërë një koment ironik në lidhje me deputetin Erion Braçe, duke shk...
Gjatë emisionit televiziv Top Story, analisti Arjan Curri ka bërë një koment ironik në lidhje me deputetin Erion Braçe, duke shk...
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Proku...
Dosja hetimore ndaj ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku duket se po thellohet, ndërsa paralajmërohen zhvillime të forta nga Pro...
Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes s&...
Gjashtë persona, të arrestuar në Dubai, pritet që të ekstradohen sot në Shqipëri, ka bërë me dije Policia e Shtet...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Një tjetër rast mashtrimi nga Florian Gjergji. I riu nga Shkodra, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani ka arritur që të mashtroj&eu...
Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye t&e...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajonal dhe nismave për lëvizjen e lirë, qytetarët e ...
Administrata Tatimore ka nisur verifikimet e dokumentacionit të dorëzuar nga individët që kanë aplikuar për përfitimin e ko...

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundin rreth situatës së krijuar në vend, si pasojë e motit të keq. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria bën me dije situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat.
Ndërsa në qarqet e tjera raportohen problematika të kufizuara ose situatë e qëndrueshme. Në Qarkun Durrës janë verifikuar gjithsej 5 477 banesa, nga të cilat në 1 711 raste janë konstatuar dëme. Në Qarkun Lezhë, niveli i ujit ka shënuar rënie përgjithësisht në tokat bujqësore. Forcat në terren po punojnë për largimin e ujit nga disa banesa. Ndërsa në qarqet Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e disa akseve rrugore, ku janë shënuar rrëshqitje dherash, si dhe për largimin e ujit nga disa objekte.
Njoftimi i plotë:
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut të regjistruara gjatë orëve të fundit, në disa qarqe të vendit janë evidentuar problematika të lidhura me rritjen e prurjeve në disa lumenj, përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash si dhe vështirësi në qarkullimin rrugor. Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera raportohen problematika të kufizuara ose situatë e qëndrueshme.
Në Qarkun Shkodër, rritja e niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka shkaktuar përmbytje në territorin e Bashkisë Shkodër, kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Strukturat e bashkisë dhe të emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën, duke evidentuar pikat me risk dhe duke marrë masa paraprake për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nivelet e ujit janë nën kuotat kritike.
Në Qarkun Durrës janë verifikuar gjithsej 5 477 banesa, nga të cilat në 1 711 raste janë konstatuar dëme. Janë evakuuar 851 persona, kryesisht në zonat Sukth dhe Katund i Ri, ku rreth 2 000 hektarë tokë bujqësore janë nën prezencë uji. Vijon puna për konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve. Në Qarkun Lezhë, niveli i ujit ka shënuar rënie përgjithësisht në tokat bujqësore. Forcat në terren po punojnë për largimin e ujit nga disa banesa. Të gjithë hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Gocajve, ku është evidentuar mungesë energjie elektrike. Niveli i lumit Drin vijon të jetë në ulje, ndërsa lumi Mat ka shënuar rritje për shkak të shkarkimeve nga HEC-et Shkopet dhe Qafë Mollë. Nuk raportohen probleme në akset rrugore.
Në qarqet Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e disa akseve rrugore, ku janë shënuar rrëshqitje dherash, si dhe për largimin e ujit nga disa objekte. Në qarqet Berat dhe Elbasan, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të sipërfaqeve bujqësore. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.
Në terren janë të angazhuar efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, po asistojnë në transportimin e banorëve, shpërndarjen e ndihmave dhe mbështetjen e operacioneve emergjente, sipas nevojave të autoriteteve vendore.
U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të kontaktojnë autoritetet vendore për çdo nevojë dhe të bashkëpunojnë me strukturat në terren për menaxhimin sa më efektiv të situatës.
Rajoni i Korçës ka regjistruar sasitë më të larta të reshjeve në vend gjatë muajve të fundit. Sipas Shërbi...
Lumi Erzen është rikthyer në shtratin e tij dhe pak e nga pak uji po tërhiqet nga zonat e përmbytura në njësinë Admini...
Porti i Xhenovës është nyja kryesore e një trafiku droge që furnizon tregjet e qyteteve italiane, por edhe ato të Europës V...
Një 51-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania. Sokol Ndreka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e S...
Alma Bime Policia e Tiranës ka vënë në pranga 43- vjeçaren Alma Bime, drejtoreshe e Emigracionit në Ministrisë së...
Daniel, një turist nga Zelanda e Re, rezulton se ka humbur kontaktet me familjen prej më shumë se dy ditësh në malin Gamti të Kr...
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar pas dy ditësh lidhur me zjarrin që shkrumboi dhjetëra biznese në tregun e &...
Rreth 25 familje në Kordhocë të Gjirokastrës janë izoluar pasi përroi i Bezos ka dalë nga shtrati, duke shkatërruar rr...
Një 25-vjeçar shqiptar rrezikon të dënohet me 3 vite burg nga drejtësia belge, pasi u kap me 21.5 kilogramë kanabis të fs...
Pesë ditë pas ngjarjes tragjike të së martës, ku humbi jetën gjatë përmbytjeve në Durrës, familjarët e ...