AKTUALITET

“Mund të nisesh djalë në shkollë dhe të kthehet vajzë”/ Dom Mark Pashkja reagon ashpër

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Maj 2026, 22:38
“Mund të nisesh djalë në shkollë dhe të kthehet

Një deklaratë e fortë e Dom Mark Pashkjas ka hapur një debat të madh lidhur me politikat e reja që prekin adoleshentët dhe mbrojtjen e familjes në Shqipëri. Përmes një reagimi publik, Pashkja ka komentuar një urdhër të fundit të ministrisë, i cili sipas tij, legjitimon dhe financon me para publike trajtimet hormonale për ndryshimin e gjinisë te të rinjtë.

Sipas Pashkjas, ligji për barazinë gjinore, i cili fillimisht u promovua nga mbështetësit dhe komuniteti LGBTQ+ si një hap drejt barazisë, po korr tashmë frytet e tij të vërteta, të cilat ai i cilëson si një "masakrim" për adoleshentët dhe familjet shqiptare. Ai shprehet se ky urdhër i ri i detyron strukturat përkatëse që t'u "rrinë gati" në mënyrë imediate të rinjve që kërkojnë trajtime të tilla, pa marrë parasysh nëse ata janë të vetëdijshëm për pasojat afatgjata të këtij hapi.

Në analizën e tij, Pashkja argumenton se në një shoqëri si kjo e jona, ku plagët sociale janë tashmë të shumta, nisma të tilla strukturore janë krejtësisht të panevojshme dhe shkatërrimtare për të ardhmen. Ai thekson se të rinjtë rrezikojnë të përdoren si instrumente për qëllime agjendash, duke sjellë profesione dhe pasoja të pakthyeshme për jetën e tyre. Deklaratën e tij ai e përmbyll me përcaktimin si tragjikomike të situatës ku prindërit mund të nisin djalin në shkollë në mëngjes dhe në shtëpi t'u kthehet vajzë.

“Mund të nisesh djalë në shkollë dhe të kthehet vajzë.

Frytet e ligjit për barazinë gjinore më në fund po korren”, ai që nga përkrahësit (jo rastësisht të gjithë pranë komunitetit LGBTQ+) promovohej si ligji që “perfeksiononte” barazinë gjinore, doli ashtu në fakt siç edhe kishim parashikuar, një masakrim i adoleshentëve dhe familjeve shqiptare.

E gjitha kjo me paratë publike. Me pak fjalë, së fundmi ministria ka urdhëruar që adoleshentëve tanë dhe jo vetëm, do të duhet t’u “rrihet gati”, në mënyrë imediate, kurdo që ata të kërkojnë një trajtim hormonal për të ndryshuar gjininë, pa marrë parasysh nëse janë të vetëdijshëm për hapin që po ndërmarrin ose jo. De facto kemi të bëjmë me një mobilizim tashmë edhe strukturor të nismave që në vetvete janë fatale për të ardhmen e shoqërisë sonë.

Në një shoqëri si kjo e jona, ku plagët dhe sfidat janë të shumta, një urdhër i tillë në rastin më të mirë është i panevojshëm e në rastin konkret është shkatërrimtar. Shumë të rinj (siç ka pasur edhe raste) do të trajtohen si instrumente për qëllime agjendash, duke përfunduar me pasoja fatale për të ardhmen dhe jetën e tyre.

Është tragjikomike të mendosh se do të përballemi me fenomene ku shumë familje do të dërgojnë djalin në shkollë paradite e pasdite do t’u kthehet vajzë".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?