Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË- Ndotja në Liqenin Artificial në ditët e fundit ka arritur në nivele alarmante. Në sipërfaqen e liqenit shihet qartë që është krijuar një shtresë algash jeshile. Përmes një postimi në Facebook, Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe aktivist mjedisor, shpjegon se kjo është një shtresë algash blu të gjelbra, një gjini cianobakteresh që gjenden shpesh në komunitetin e fitoplanktonit të ujërave të ëmbla.
Profesori Miho shprehet se këto lulëzime janë pasojë dhe sinjale të ngarkesës së madhe (ndotjes) me lëndë ushqyese që vijnë nga ujërat e patrajtuara urbane, por jo vetëm, të cilat grumbullohen në mënyrë të vazhdueshme në këtë Liqen. Ai shkruan se menjëherë bashkia e Tiranës duhet të nisë nga puna për grumbullimin dhe largimin e këtyre shkarkimeve nga Liqeni.
Më poshtë në postim, thuhet se qelizat e Microcystis, mund të prodhojnë anatoksina (toksina nervore), mikrocistina (toksina e mëlçisë), lipopolisakaride (irritues të lëkurës) dhe BMAA (beta-metilamino-L-alaninë; toksina nervore). Këto helme lëshohen në mjedisin ujor gjatë shpërbërjes së qelizës, dhe janë shpesh me pasoja të rënda për botën e gjallë ujore të liqenit, përfshirë këtu dhe shpendët ujorë, kafshët e tjera të steresë, përfshirë dhe njeriun si përdorues i këtyre ujërave.
POSTIMI I PLOTË:
Në këto ditë në sipërfaqen e ujërave të Liqenit të Tiranës vihet re qartë një pelte jeshile algash në shtrirje relativisht të gjërë. Studenti Shpetim Vata në diplomim e sipër në MSc. Biologji e Mjedisit në DEPARTAMENTIN tonë të Biologjisë, bëri një vëzhgim të shpejtë në mikroskop në një mostër nga uji i Liqenit (dt. 9.10.2024). Bëhet fjalë për një lulëzim të cianobakterit Microcystis aeruginosa, ndër të tjera i njohur si lloj helmues. Në formë të tillë të dendur ky lloj është gjetur për herë të parë prej nesh në Liqenin e Tiranës. Këtu po sjellim të dhëna lidhur me këtë dukuri.
Këto lulëzime janë pasojë dhe sinjale të ngarkesës së madhe (ndotjes) me lëndë ushqyese që vijnë nga ujërat e patrajtuara urbane, por jo vetëm, të cilat grumbullohen në mënyrë të vazhdueshme në këtë Liqen. Mbetet e ngutshme për Bashkia Tiranë Bashkia Tiranë, grumbullimi dhe largimi i shkarkimeve nga Liqeni! Por sidomos mbetet sfidë grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të zeza për gjithë pellgun e Tiranës, si domosdoshmëri për cilësinë e jetës për njeriun dhe për gjithë botën e gjallë.
Më shumë për këtë algë blu të gjelbërt (cianobakter) (https://www.inaturalist.org/guide_taxa/695931)
Microcystis është një gjini cianobakteresh që gjendet rëndom në komunitetin e fitoplanktonit të ujërave të ëmbla. Në liqenet e pasura me lëndë ushqyese (N & P) mund të formojë lulëzime të dendura. Microcystis aeruginosa, është lloji më i zakonshëm, i cili formon shpesh në lulëzime, të cilat ndër të tjera janë edhe me karakter helmues. Lulëzimi i mikrocistis shpesh formohet gjatë motit të ngrohtë dhe të qetë në liqene dhe pellgje me përqendrime relativisht të larta të lëndëve ushqyese (azoti ose fosfor) ose raporte të ulëta të azotit ndaj fosforit (N:P<15).
Qelizat e Microcystis janë sferike ose vezake dhe të vogla (2.5-5 μm). Të zmadhuara në mikroskop ato duken të grimcuara ose me lara dhe kafe të errët për shkak të pranisë së fshikëzave të mbushura me gaz në qelizë. Qelizat rrethohen me një lëndë jargore, shpesh të tejdukshme, duke formuar koloni të dendura, sferike ose të parregullta.
Ndër të tjera qelizat e mikrocistis mund të prodhojnë anatoksina (toksina nervore), mikrocistina (toksina e mëlçisë), lipopolisakaride (irritues të lëkurës) dhe BMAA (beta-metilamino-L-alaninë; toksina nervore). Këto helme lëshohen në mjedisin ujor gjatë shpërbërjes së qelizës, dhe janë shpesh me pasoja të rënda për botën e gjallë ujore të liqenit, përfshirë këtu dhe shpendët ujorë, kafshët e tjera të steresë, përfshirë dhe njeriun si përdorues i këtyre ujërave.
Ky vrojtim, është i dyti pas lulëzimit tëe Aphanizomenon flos-aquae në Liqenin e Fierzës, Kukës, në Korrik 2014 (Miho et al., 2014; https://jns.edu.al/.../VROJTIM_FILLESTAR_I_LULEZIMIT_TE...).
Këto lulëzime ndodhin dhe janë pasojë e pranisë së lëndëve ushqyese me tepricë, veçanërisht fosfateve me origjinë nga shkarkimet e patrajtuara urbane, por jo vetëm edhe me orgjinë bujqësore, blegtorale apo nga shërbimet e tjera. Kjo dukuri harxhon oksigjenin e tretur në ujë duke krijuar kushte anaerobe, dhe për rrjedhojë ngordhjen në masë të kafshëve (p.sh. peshqve) dhe bimëve ujore. Përsëris se mbetet e ngutshme grumbullimi dhe disiplinimi i ujërave të patrajtura, si domosdoshëmri për cilësinë e jetës për njeriun dhe për gjithë botën e gjallë.

vendngjarja TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me alarmin për bombë që u dha sot në rrugën "Ukraina e Lirë" në kryeq...
rruga ukraina e lire TIRANË- Një alarm për bombë është dhënë nga një telefonatë në Policinë e T...
Vjedhja KORÇË- Një 42-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Korçë. Arrestimi ...
hani i hotit SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit për një efektiv në pikën kufita...
SHKODËR- Një i ri afgan është shpëtuar nga polici, pasi ai po shfrytëzohej nga një familje shkodrane, të cilë...
spak TIRANË- Biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës Gramoz Sakos, është paraqitur s...
pamje nga liqeni TIRANË- Gjatë ditëve të fundit, ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës kanë pësuar ndryshime...
VLORË- Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës ka publikuar bilancin e javës që lam pas në lidhje me monitorimin në të g...
foto ilustruese DURRËS- Tenderi me vlerë afro 400 milionë euro që synonte të gjente kontraktorë për të kryer punime...
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit vendosi të shtyjë për në datën 11 nëntor 2024, në orën 13:00, seancën për ...