Pas 18 muajsh hetimet, Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 masa sigurie për “trafikun” e tonelatave lëndë të rrezikshme drejt Tailandës. Kontejnerët me mbetjet toksike u kthyen mbrapsht në portin dhe pas hetimit, rezultoi se të gjithë zyrtarët e linjës kishin kryer shkelje të ligjit.
Pjesë e dosjes hetimore është edhe përbërja e lëndës toksike të sekuestruar.
Nga dosja hetimore që 'Piranjat' citojnë, ka rezultuar se kompania importuese e deklaronte si “oksid zinku” kur në realitet, ishte pluhur toksik.
Analizat janë kryer në loboratorin “Advanced Analytical Services” në Itali dhe ka rezultuar se mostrat kishin përmbajtje të lartë hekuri, zinku, bakri, plumbi, squfuri e të tjera.
Pjesë nga dosja hetimore:
Në deklaratat “oksid zinku”, është korrigjuar nga Korum është bërë oksid hekurit duke ju referuar konkluzioneve të aktit të ekspertimit kimik-mjedisor, në fakt materiali që Kurum ka shitur tek shoqëria Sokolaj nuk rezulton as oksid hekuri dhe as oksid zinku, ashtu sikurse subjektete janë përpjekur nëpërmjet fletëve të analizave që kanë paraqitur, por një përbërje kimike karakterizuar nga përmbajtje të larta të zinkut (Zn) dhe hekurit (Fe), me prani të plumbit (Pb) dhe bakrit (Cu) në nivele tipike për pluhurin e furrës elektrike të çelikut (EAF dust), e cila mbi bazën e origjinës teknologjike të mbetjes dhe identifikimit të vetive të rrezikut sipas Annex III te Direktivës 2008/98/EC, me shumë gjasa kodi 10 02 07* përfaqëson klasifikimin e saktë teknikisht dhe ligjërisht të materialit të analizuar.
Nga analizimi i akteve të administruara në funksion të këtij procedimi penal dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International sh.a., në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke ju shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.
Shoqëria Kurum dhe Sokolaj kanë fshehur në mënyrë të vazhdueshme natyrën e vërtetë të llojit të mbetjes së rrezikshme, duke e përpjekur ta paraqesin herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku.
Shoqëria Kurum ka lëshuar për Sokolaj sh.p.k, fatura me përshkrim artikulli “Oksid hekuri” dhe “oksid zinku”. Kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid hekuri ndërsa është tentuar fshehja e faturës me përshkrim malli ‘oksid zinku’.
Në bazë të kontratës datë 01.08.2023 të sipërcituar, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturat tatimore: Nr.19107/2023 datë 16.11.2023, me përshkrim artikulli “Oksid Hekuri”, në sasinë 852.740 kg;
Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me përshkrim artikulli “Oksid zinku (në thasë) 2000f”, me blerës “Sokolaj” sh.p.k.; Nr.88/2023 Korigjuese me përshkrim artikulli “Oksid Hekuri”.
Siç vihet re, pavarësisht se kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid Hekuri, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturën tatimore Nr.88/2023 datë 03.10.2023, për artikullin “Oksid zinku (në thase) 2000.
Shoqëritë Kurum dhe Sokolaj, janë përpjekur të fshehin ekzistencën e faturës Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me artikullin “Oksid zinku (në thasë) 2000ť”, jo vetëm me deklarime, por edhe me veprime kokrete, duke paraqitur në vend të saj faturën nr.88/2023 KORIGJUESE, në të cilën artikulli është “Oksid Hekuri”.
Duke ju referuar edhe deklarimeve të shtetasve Gjovana dhe Gjoni Sokal ata mohojnë të kenë blerë dhe eksportuar oksid zinku nga Kurum, por oksid hekuri. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Shkurt20:05
Prisnin kamionin me 130 kg kokainë, policia u ngre pritë tre shqiptarëve
Tre shtetas shqiptarë përfunduan në prangat e policisë francezë, pasi u kapën pasi iu afruan një kamioni që transportont...
AKTUALITET
3 Shkurt19:32
Një leje me shpejtësi prej 100 milionë eurosh! Kompania izraelite do të ndërtojë në Shqipëri qendrën e parë të të dhënave
Pas marrëdhënieve më të ngushta midis Izraelit dhe Shqipërisë, kompania izraelite ADC është përzgjedhur për t&...
AKTUALITET
3 Shkurt19:29
Mbetjet toksike të Kurumit, nën arrest edhe kandidatja e PS për deputete. Kush është ajo
Midis dhjetëra urdhër-arresteve nga Prokuroria e Durrësit për importin e mbetjeve toksike rezulton edhe emri i Kledina Skëndo punonj&...
AKTUALITET
3 Shkurt19:26
U kap me mbi 1 kg kokainë, Gjykata vendos për 55-vjeçarin shqiptar
Gjykata e Apelit në Peruxhia ka urdhëruar arrest shtëpiak për 55-vjeçarin shqiptar të arrestuar më 17 janar në Ferro d...
AKTUALITET
3 Shkurt19:15
Moti, Kapiteneria e Sarandës paralajmërim për mjetet lundruese
Kapiteneria e Sarandës kërkon nga drejtuesit e mjeteve lundruese që të mos dalin në det për shkak të përkeqësimit t...
AKTUALITET
3 Shkurt19:12
Afera e mbetjeve të rrezikshme, Logu: Të shkohet deri lart tek Balluku, Kumbaro dhe Vengu
Juristi i Partisë Demokratike, Marash Logu i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke komentuar 33 urdhër n...
AKTUALITET
3 Shkurt18:42
Çfarë po ndodh me aeroportin e Vlorës? Behgjet Pacolli bën paralajmërimin e fortë: Asnjë kontratë nën “rrogoz” nuk do të pranohet
Kompania MABCO Construction SA në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër për atë që po ndodh me aeroportin ...
AKTUALITET
3 Shkurt18:36
EMRAT/Tregtonin drogë në Pogradec, jepet pretenca për grupin kriminal! Ja sa vite burg kërkon prokuroria për secilin
Dhjetë të pandehur janë përballur me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Ndërkoh&...
AKTUALITET
3 Shkurt18:27
SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës. Ja çfarë zbuloi hetimi
Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare më 3 shkurt shkaqeve të ankimit për...
AKTUALITET
3 Shkurt18:16
Nga Kurum te porti i Durrësit, si mbetjet toksike “shpartalluan” institucionet përgjegjëse
Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të bujshëm në portin e Durrësit, Pr...