25-vjeçari qëllon me armë zjarri babë e bir, i riu ndërron jetë në spital! Autori plagoset me thikë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, fi...
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prand...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Nga Ola Xama
Sot dëgjuam se si kryeministri analizoi një për një arritjet që ka patur sektori i infrastrukturës dhe energjisë gjatë drejtimit të tyre për 7 vjet nga znj.Balluku.
Të gjithë argumentet për të justifikuar votën kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të saj, Rama i bazoi te ndryshimet “epokale” të sektorëve që ka drejtuar ajo.
Po cilat janë këto “transformime” që renditi kryeministri?
A mund të quhen transformim shembjet e përditshme të rrugëve të reja? A është transformim të të duhen mbi 10 vjet për të ndërtuar një rrugë jo më të gjatë se 50 km dhe sapo e hap për qarkullim të pësojë rrëshqitje, si në rastin e Qukës-Qafë Plloçë? A është transformim të hapësh rrugën e papërfunduar për qarkullim dhe më pas të shembet siç ndodhi me Korçë-Ersekë? A mund të quhet transformim fakti që Unaza e Madhe e Tiranës (projekt 36 vjeçar) nuk ka përfunduar akoma, në pjesët e ndërtuara ka dëmtime dhe nuk ofron zgjidhje për trafikun?
Çfarë quhet transformim, të nisësh zgjerimin e Tiranë-Durrës pa studim dhe me 13 vjet vonesë pasi e ke premtuar? Të marrësh 4 mandate që të nisësh zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë dhe 4 vjet që të nëshkruash kontratat për ndërtimin e rrugëve me koncesion? Është transformim të ndërtosh vetëm 20 km nga 300 të tilla që Korridori Blu përshkon në Shqipëri dhe ato që janë ndërtuar kanë dëmtime (Thumanë-Kashar)?
A është transformim të nisësh të ndërtosh një marinë turisitike në vitin 2022 në Portin e Durrësit dhe sot, në vitin 2026 të mos kesh mbyllur akoma garën për portin e ri zëvendësues? A është transformim të bësh të njëjtën gjë dhe në Vlorë? Të ndërtosh pallate dhe port jahtesh pa nisur zbatimin e projektit të Triportit? Transformim është të rrezikosh të lesh vendin pa port tregtar?
Cili është transformimi në energji, reforma e mandatit të parë?
Sa janë rritur kapacitet publike të prodhimit të energjisë? Në vitin 2013 astetet prodhuese të KESH ishin 1572 MWh ndërsa sot janë 1563 MWh, pra vetëm 36 MWh më shumë (sa 7 ditë konsum)! Por arkëtimet janë rritur si për mbledhjen e borxheve të qytetarëve dhe për energjinë që sot nuk tolerohet të mos paguhet. 11 miliard euro tha kryeministri! Atëherë ku shkuan këto para? Përse nuk u investuan dhe përse gjatë krizës kompanitë e sektorit u mbështetën me paratë e buxhetit?
Megjithatë le ta marrim të mirëqënë se ajo çka u tha ishte ashtu dhe se Shqipëria është transformuar, madje ta zemë se në këtë kohë janë ndërtuar tunele nënujorë e linja transmetimi energjie me kontinente të tjera.
Këtu kryeministri do të duhet të jepte një qëndrim elementar:
A është në parimin e tij dhe të Partisë Socialiste që në emër të ndërtimit të “veprave të mëdha infrastrukturore” të fluturojnë 30 milion euro vetëm për një të tillë? A mund të duartrokitet dhe mbrohet një anëtare e kabinetit të tij kur ka dirigjuar caktimin e kompanisë që do të fitojë këtë shumë pa bërë asnjë punë (pa e paragjykuar nëse ka përfituar vetë apo jo)?
Për ta besuar këtë, z. Rama nuk ka nevojë të lexojë 16 mijë faqe me dokumenta që ka dorëzuar SPAK në Kuvend, por mjafton të telefonojë drejtorin e Tatimeve dhe ta pyesë se sa është dividenti që kanë ndarë kompanitë turke nga projekti i Tunelit të Llogarasë.
Aty mbase e kupton se i vetmi ndryshim epokal sot, ishte komunikimi i aktit insitucional që do të ndodhë ditën e enjte, ku socialistët për herë të parë distancohen publikisht nga një drejtësi re, e promovuar nga vetë ata si shpëtim i vendit - dhe që u ka kushtuar dhjetra vite pritje qytetarëve të thjeshtë me justifikimin se do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë.
Është arritur përparim në hetimin për vdekjen e një pensionisteje të pasur, e vrarë në shtëpinë e saj n&e...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Kapshticë–Kostur, në territorin gre...
Të shtëna me armë zjarri dhe një skenë si nëpër filma u regjistrua pasditen e kësaj të hënë në lag...
Komisioni i Prokurimit Publik ndryshoi fituesin e tenderit kontrovers për ndërtimin e Ujësjellësit të fshatrave Kolonjë dhe Picar ...
Drejtori i Përgjithshëm i Task Forcës në AKUK, (Agjensia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime), Arnold Pashollari, është...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Sauk. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Halil Uçari, i cili...
Banorë të lagjes Uznovë në Berat, kanë ngritur shqetësimin pranë redaksisë së Piranjat news për një sit...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër. Në një rru...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në mbrëmje në një restorant në zonën e Saukut të Vjetër në Tir...
Një numër gjithnjë e në rritje grash po tërhiqen nga rrjetet kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vendet e varfr...