Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar një sërë akuzash të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke e etiketuar shefin e ekzekutivit si "kreu i organizatës" dhe duke pretenduar se shteti shqiptar është dorëzuar në duart e karteleve të drogës dhe një grupi të vogël oligarkësh.
Në një intervistë eksluzive në ÇIM PEKA LIVE, Ahmetaj deklaroi se Shqipëria nuk është më e qytetarëve, por është kthyer në pronë private të "kreut të organizatës dhe 15 oligarkëve". Sipas tij, ekonomia dhe institucionet kontrollohen nga ky grup, ndërsa paratë e gjeneruara nga grupet kriminale pastrohen me bekimin e qeverisë, duke shkatërruar klasën e mesme dhe shoqërinë.
Deklaratat e Ahmetajt kanë shkaktuar një stuhi politike në vend. Deputeti i opozitës, Sajmir Korreshi, i komentoi akuzat duke thënë se në çdo vend normal të botës, dëshmi të tilla nga një ish-zyrtar i lartë do të çonin në rënien e menjëhershme të qeverisë.
Korreshi pohoi se denoncimet e Ahmetajt përputhen me informacionet që opozita zotëron, duke e përshkruar situatën si një "gjenocid ndaj buxhetit të shtetit" dhe një "dramë" ku shteti trajtohet si një shoqëri tregtare private.
Simbolika më e madhe është kjo që trajtohet kuvendi si me qenë pjesë e Partisë Socialiste dhe kujtojnë se të gjithë ne deputetët atje jemi punëtorë të Nikos. Kjo është më e keqja, sikur na jep rrogën Niko, domethënë na ka marrë në punë Niko e thotë rrini urtë se ua heq rrogën.
Domethënë deri këtu ka arritur kuvendi, domethënë e ka humbur atë statusin e të qenit.
Tani, unë vetëm kaq dua të them që në çdo vend të botës të ndodhi që të akuzohet Edi Rama apo Balluku në sens të këtushmit, një kryeministër, zëvendëskryeministër në të gjithë botën, nga një ish-zëvendëskryeministër i cili ka kërkuar azil politik, shteti do të kishte rënë.
Aq më tepër me detaje të atillë niveli, aq më tepër që duke krahasuar ato që thotë Ahmetaj sot me ato që ne kemi në USB, pra me ato që kemi marrë informacion ne që kemi pak informacionin më të klasifikuar se të gjithë të tjerët.
Domethënë thjesht ato denoncime që janë atje, është si puna e atij që të jep temën e hartimit mësuesja dhe ti pastaj e shtjellon pjesën e hartimit, më kupton? Ajo çka thotë ai është tamam ajo kryefjala, pra tema e hartimit dhe pjesa tjetër pastaj i ngelet Prokurorisë së Posaçme sepse edhe ka dhënë, jo detaje, ai ka dhënë super detaje. Ka dhënë me skemë mashtrimi, tamam kaloi te skema e mashtrimit 5ER.
Ju e patë se çfarë ndodh me gjërat gjigande, nga pjesa e Durrësit, nga porti, nga aeroporti, nga të gjitha, nuk ka ngelur më krijimi i 5D-ve apo vjedhja e atij që ndodh me me ca gjëra, ose ajo pjesa që ndodh me ushtrinë, me pjesë ushtarake, apo, domethënë këtu sigurisht, këtu ka rënë shteti. Në fakt, ne kemi kaq kohë që themi që këtu buxheti i shtetit, unë e kam quajtur genocid dhe te studio jote, vazhdoj ta them, është genocid, domethënë duke marrë paralelizëm, duke përdorur metaforën këtu që atë që i bëhet buxhetit të shtetit.
Këtu, i ka ardhur keq kur ne kemi marrë rrogën, kur them ne jo deputetët, po administrata në përgjithësi, sepse ato lekë duheshin për të vjedhur dhe të, domethënë është trajtuar, është trajtuar një gjë, më kupton, këta e kanë trajtuar si me qenë një shoqëri tregtare këta, që quhet, po të hyjmë në terma juridik tani, një shoqëri tregtare që këtë e kanë buxhetin e vet dhe do ta ndajmë ne sipas qejfit tonë sepse ne e administrojmë këtë.
Domethënë është një gjë të çmenduri me çfarë thotë Ahmetaj për mënyrën se si ka funksionuar, mënyrën se si kanë gjetur që mos paguajnë asnjë taksë shtetërore, mënyrën se si kanë gjetur për të bërë ato tendera sekret, mënyrën se si KLSH-ja nuk mund të operojë për shkak të pjesës së sigurisë, gjoja si ushtarake që nuk mund të marrin konfidencialitet e të tjerë me radhë, mënyrën se si ndodh porti dhe se si mund të shkojë në arbitrazh për, për atë e patë ju, për ate që mund të hapin probleme dhe mund të ngelesh pa port.
Mënyrën se si zbulohen që porti është prapë... debatit që ju e mbani mend që e kemi bërë në komision me Ballukun, vazhdoj ta themi që, shiko, porti fillimisht që presupozohej që do bëhesh me lekë e privatit, ndërkohë që rezultonte që në fillim, që në ditët e para që 500 milionë euro do të hidheshin nga, nga qeveria shqiptare për spostimin e portit, për ta çuar në Porto Romano.
Domethënë kjo është drama më e madhe se si sekretari i përgjithshëm që ka ai, Balluku dhe Edi Rama janë jo treshe, por janë, ka qenë treshe më e frikshme bashkë me Gysine të tjerë që i ka ndarë ai për t'i balancuar depozita dhe Manastirliun, e patë, i tha emra të gjithë, kështu që po deshi përsëri.
Për mua, domethënë jo vetëm që s'duhet të kishte qeveri, por mua të gjithë shqiptarët nuk e di pse, se si mund ta çojnë kaq normale që ore hajde të vidhemi se s'ka asnjë lloj problemi dhe kjo është drama më e madhe që ndodh, mua kjo më shqetëson më tepër sesa ajo çka që tani e dimë, ore këta e kanë trajtuar, domethënë nuk ke idenë se si i kanë bërë gjërat me telefon, nuk ke idenë se si këta, këta e kanë, e kanë trajtuar si një gjë normale me, me i bërë gjëra kështu, me thënë ta marrë ky i jonin, nuk ka.
Domethënë pjesa e oligarkëve është thjesht kush ta marrë ky apo ai, kush është, kush është më tepër, kush na bën ne fresk më tepër dhe kush paguan ndonjë gjë më tepër ose kush na jep shumë vota më tepër ose është i përdorshëm për ne.
Domethënë, të gjithë oligarkët, më fal që do ta them një gjë kështu një të martë në mëngjes, po janë, mund të duket gjithë prezervativ, thjesht shumë përdorimshëm që janë përdorur nga qeveria.
Në mbledhjen me strukturat e emergjencave pas përmbytjeve masive që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug, kryeministri E...
Gazetarja Ola Xama ka reaguar pas vizitave që bëri zëvendësja e Ramës, Belinda Balluku e cila është nën akuza nga SPAK...
Vazhdojnë reshjet e borës në qarkun Dibër, duke shkaktuar probleme kryesisht në zonat e thella malore. Ngricat dhe temperaturat q&eum...
Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka folur në mbledhjen e Komitetit Ndërmi...
Një ditë pas zjarrit shkatërrimtar që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit”, pa...
Në mbledhjen me Komitetin e Emergjencave Civile, kryeministri Edi Rama përmblodhi bilancin e dëmeve dhe humbjeve nga përmbytjet e shkaktua...
Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e...
Ngricat në ditët e para të vitit të ri dhe tani përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar një pjesë...
Prokuroria e Durrësit njoftoi të enjten më 8 janar fillimin e hetimeve për të zbuluar përgjegjësit e pasojave të p&eum...
Rruga nacionale Klos-Burrel është e bllokuar si pasojë e shembjes së një kanali. Sasi të mëdha balte dhe inertesh kanë...