
Ngricat në ditët e para të vitit të ri dhe tani përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar një pjesë të madhe të prodhimit dhe fidanëve të sapombjellë në zonat me bujqësi intensive.
Emergjencat civile raportuan dje se mijëra hektarë tokë në Lezhë, Shkodër, Berat, Lushnjë dhe Durrës janë përmbytur, ku, veç të tjerash, kanë krijuar një dëm të madh në bujqësi.
Mariglen Ziu, një fermer në zonën e Beratit, pohoi se një pjesë e madhe e serrave u dëmtuan rëndë nga ngricat e ditëve të para të vitit dhe ato që shpëtuan janë zhytur poshtë ujit.
Ervin Resuli, një ekspert i çështjeve të bujqësisë, tha se i gjithë vendi po përballet me humbje këto ditë. Dëmet kanë përfshirë edhe ushqimin e gjësë së gjallë.
Këto ditë të vështira nuk janë humbje vetëm për fermerët, por për të gjithë ekonominë tonë. Një pjesë e serrave ishin në kulmin e prodhimit të sezonit të dytë dhe disa të tjera sapo kishin mbjellë fidanët për sezonin e hershëm të pranverës 2026.
Dëmtimi i prodhimit do të sjellë kufizim të furnizimit në tregje. Përvoja ka treguar se në këto raste, çmimet rriten. Përmbytjet në bujqësi nga humbje individuale kthehen në çekuilibrues të ekonomisë kombëtare, me rënie të prodhimit dhe rritje të inflacionit.
Dëmet e krijuara do të mbarten për një kohë të gjatë, pasi në shumë sera, bashkë me prodhimin, janë dëmtuar skeletet dhe plasmasët. Gjithashtu, hyrja e llumit në sera do të vështirësojë rifillimin e punës dhe mbjelljeve gjatë periudhës në vijim.
Fermerët shqiptarë nuk kanë kapacitete për të përballuar fatkeqësitë natyrore, të cilat janë shtuar vitet e fundit, ndërsa qeveria shqiptare ofron mbështetje shumë të ulët në raport me rajonin dhe BE-në.
Gjithashtu, fermat tona nuk i aplikojnë skemat e sigurimit privat, teksa nuk funksionon as mekanizmi i kompensimit nga fatkeqësitë natyrore.
Emergjencat civile pohuan se rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë në Lezhë. Në Berat, rreth 95 ha tokë bujqësore ishte nën ujë dhe rreth 200 ha tokë bujqësore e përmbytur ishte në Fier. Në zonën e Shkodrës, uji ka mbuluar edhe rrugën nacionale dhe tokat me histori përmbytjeje./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Janar08:31
Prokuroria e Durrësit fillon hetimet për shkaqet dhe përgjegjësit e përmbytjeve
Prokuroria e Durrësit njoftoi të enjten më 8 janar fillimin e hetimeve për të zbuluar përgjegjësit e pasojave të p&eum...
AKTUALITET
9 Janar08:26
Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel
Rruga nacionale Klos-Burrel është e bllokuar si pasojë e shembjes së një kanali. Sasi të mëdha balte dhe inertesh kanë...
AKTUALITET
9 Janar08:17
Riaktivizohet vatra e zjarrit te ‘5 Maji’
Vatra e zjarrit në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë është riaktivizuar mëngjesin e sotëm.
Raportohet se forcat...
AKTUALITET
9 Janar08:06
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 833 lekë.
Ndërko...
AKTUALITET
9 Janar08:00
5 orë betejë me flakët, zjarrfikësit dhe ushtria izolojnë zjarrin te tregu i "5 Majit"
Zjarri i madh që ka rënë herët, mbrëmjen e kësaj të enjte në tregun e rrobave të përdorura në zonë...
AKTUALITET
9 Janar07:57
Elbasan/ Pas shiut nis bora dhe ngrica, disa automjete mbetën të bllokuar
Moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura dëbore dhe ngrica ka shkaktuar probleme serioze në zonat malore të Elbasanit mbrëmje...
AKTUALITET
9 Janar07:50
Izolim total në Arrëz e Madhe, Memaliaj/ Pa drita prej 3 ditësh dhe rrugë të bllokuara nga bora
Banorët e fshatit Arrëz e Madhe, në Bashkinë Memaliaj, po përballen prej tre ditësh me mungesë të energjisë elekt...
Nga Sheradin BERISHA
AKTUALITET
9 Janar07:48
Refleksionet e studiuesit për kryengritjen e vitit 1915: Çfarë tha Hasan Prishtina
Ndonëse Shqipëria në periudhën 7 mars 1914 – 3 shtator 1914, administrohej nga Princi gjerman Vilhelm Vid, gjatë kësaj koh...
AKTUALITET
9 Janar07:30
Sherr i madh në burgun e sigurisë së lartë, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital
Një konflikt i dhunshëm ka shpërthyer në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe, ku dy të dënuar janë p&eu...
AKTUALITET
9 Janar07:14
Temperaturat në ulje/ Si paraqitet situata meteorologjike për ditën e sotme?
Ditën e sotme në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten r...