EMRAT/ Revolta në burgun e Pisas, kush janë shqiptarët organizatorë dhe ai që e transmetoi live në Tik Tok
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë, pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën ...
Një operacion kompleks shpëtimi në det u zhvillua mëngjesin e sotëm për një 49-vjeçare me origjinë shqiptare, e c...
Qeveria ukrainase thuhet se ka vendosur t’i përgjigjet valës së re të bombardimeve nga Moska, me sulme masive ndaj rafinerive ruse, ed...
Gjashtë fëmijë, të cilët dyshohet se janë paraqitur me simptoma të njëjta gastrointestinale, kanë marrë ndihm&...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 126 kundër qeverisë deklaroi se krimi i organizuar është n&...
Altin Fani, një prej njerëzve më të besuar të biznesmenes Vilma Nushi, është emërua drejtor operacional pranë Ope...
Ministria e Mbrojtjes ka sfiduar hapur Prokurorinë e Posaçme SPAK për skandalin “Kayo”. Në 9 shtator, në ditën kur p...
Policia ka arrestuar afganin që dyshohet se është përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri, i cili ndodh...
Ndërsa bota po nxiton drejt një epoke tërësisht të digjitalizuar, Shqipëria po mbetet pas, duke shënuar nivelet më t&e...

Altin Fani, një prej njerëzve më të besuar të biznesmenes Vilma Nushi, është emërua drejtor operacional pranë Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), me detyrë specifike menaxhimin e procesit të Kontrollit Bazë-Check Up.
Vendimi është marrë së fundmi nga drejtoresha e OSHISH, Yllka Kukulaj, e cila është një nga emërimet e para dhe më të rëndësishme të Ministries së re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.
Altin Fani është administratori jetëgjatë i kompanisë “3P Life”, e cila zotëroi për dhjetë vjet kontratën koncesionare të “Check-Up-it”. Nga një vëzhgim i kryer nga “Boldnews.al” në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), emri i Fanit rezulton ende administrator në shoqërinë koncesionare.
Megjithatë, ky detaj mund të tregojë thjesht një vonesë burokratike në dorëzimin e dokumentave, pasi redaksia ka mësuar nga burime të mirëinformuara se ai tashmë ka marrë detyrën e rëndësishme publike.
Koncesioni i Shërbimit të Kontrollit Bazë Shëndetësor ishte kontrata e parë ndër katër të tilla të nënshkruara nga qeveria shqiptare me kompani private. Afati i kontratës u zgjat edhe me dy vjet, duke shkuar në 12 vjet në total, ndërkohë që kostoja e saj u përllogarit në rreth 140 milionë dollarë.
Në përfundim të afatit të kontratës koncesionare, shërbimi i “Check-Up-it” i kaloi në kompetencë kompanisë publike, Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore.
Por, megjithëse tashmë shërbimi do të ofrohet nga institucionet shtetërore, sërish menaxhimi i tyre pritet të realizohet nga njerëzit që e kanë kryer këtë proces për llogari të subjektit privat të Vilma Nushit.
Në praktikë, duket se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se kryeministri Edi Rama dhe titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë deklaruar shpesh se tashmë shërbimet që më parë ishin dhënë prej qeverisë së tyre me koncesion, përfshirë Hemodializën, Sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale dhe Laboratorët, do të menaxhoheshin nga entet publike.
Formalisht, kjo gjë po ndodh, me krijimin e OSHISH. Por, zbatimi tregon tjetër gjë. Rasti konkret është pikërisht emërimi i Altin Fanit, ish-vartësit të Vilma Nushit, në krye të Drejtorisë Operacionale në OSHISH.
Kontrata koncesionare për ofrimin e Shërbimit të Kontrollit Shëndetësor Bazë, Check-Up, është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për mënyrën se si janë realizuar procedurat tenderuese dhe, sidomos, zbatimi i tyre.
Si administrator i shoqërisë, emri i Altin Fanit është përfshirë në listën e personave nën hetim ose të thirrur për të dhënë sqarime rreth kësaj dosjeje.
Gjithashtu, ai u thirr për të dhënë sqarime gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për Koncesionet, në vitin 2022.
Kompania “3P-Life” u krijua menjëherë pasi fitoi kontratën koncesionare të “Check-Up”-it. Ajo zotërohet në shumicën absolute (85 përqind) nga biznesmenia Vilma Nushi, nëpërmjet shoqërisë së saj, “Marketing and Distribution”.
Nënshkrimi i kontratës koncesionare 140 milionë dollarë është kritikuar ashpër nga opozita dhe ekspertë të sektorit të Shëndetësisë. Pronarja absolute e koncesionit, Vilma Nushi, njihet gjerësisht si mikeshë e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që aktiviteti i saj tregtar nuk ka pasur kurrë lidhje me sektorin e Shëndetësisë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të kryer në vitin 2022, konstatoi se numri i qytetarëve që paraqiteshin për të kryer analizat ishte më i ulët se parashikimet, por kompania koncesionare përfitoi miliona euro nga taksapaguesit për analiza dhe shërbime që nuk u kryen kurrë në terren
Ministria e Mbrojtjes ka sfiduar hapur Prokurorinë e Posaçme SPAK për skandalin “Kayo”. Në 9 shtator, në ditën kur p...
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku janë administruar dëshmi dhe komunikim...
Policia ka arrestuar afganin që dyshohet se është përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri, i cili ndodh...
Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për këngëtarin Erind Xhaferi, pas shqyrtimit të ...
Një rast i rëndë i denoncuar për dhunë në familje ka tronditur Lavrion në Greqi. Një 23-vjeçare, nënë e...
Në vijim të hetimeve që po drejtohen nga kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, BKH ka vijuar me kontrollet dhe sekuestrimin e telefonave. Sipas g...
Tre vjet pasi kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, premtoi rindërtimin në të njëjtin vend të pallateve të dëmtuar...
Abaz Zylalaj është larguar nga banesa rreth orës 10:40 dhe prej afro 24 orësh nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. F...
Një zjarr ka rënë në kullotat e fshatit Karjan, të Bashkisë Gjirokastër. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyr&eu...
Tre ditë pas shpërthimit të zjarreve në fshatrat e Peqinit, policia ka shoqëruar një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar zja...