EMRAT/ Revolta në burgun e Pisas, kush janë shqiptarët organizatorë dhe ai që e transmetoi live në Tik Tok
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë, pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën ...
Një operacion kompleks shpëtimi në det u zhvillua mëngjesin e sotëm për një 49-vjeçare me origjinë shqiptare, e c...
Qeveria ukrainase thuhet se ka vendosur t’i përgjigjet valës së re të bombardimeve nga Moska, me sulme masive ndaj rafinerive ruse, ed...
Gjashtë fëmijë, të cilët dyshohet se janë paraqitur me simptoma të njëjta gastrointestinale, kanë marrë ndihm&...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 126 kundër qeverisë deklaroi se krimi i organizuar është n&...
Altin Fani, një prej njerëzve më të besuar të biznesmenes Vilma Nushi, është emërua drejtor operacional pranë Ope...
Ministria e Mbrojtjes ka sfiduar hapur Prokurorinë e Posaçme SPAK për skandalin “Kayo”. Në 9 shtator, në ditën kur p...
Policia ka arrestuar afganin që dyshohet se është përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri, i cili ndodh...
Ndërsa bota po nxiton drejt një epoke tërësisht të digjitalizuar, Shqipëria po mbetet pas, duke shënuar nivelet më t&e...
Aulon Kalaja ka bërë deklarata të forta për zhvillimet politike dhe raportet brenda mazhorancës, duke u ndalur te Belinda Balluku, Ergys Agasi dhe ish-futbollisti Igli Tare.
I ftuar në “Kjo Javë”, Kalaja tha se Balluku është aktualisht një nga figurat më të fuqishme në qeveri dhe se, sipas tij, ka ndikim të madh në emërimet dhe karrierat politike.
“Belinda Balluku, për momentin, është më e forta në lojë. Është njeriu që emëron ministra, është njeriu që i ndërpret karrierën politike deputetëve apo personazheve të tjerë, siç ishte Spiropali e të tjerë”, deklaroi Kalaja.
Ai e cilësoi Ballukun si “vejushën e zezë”, duke pretenduar se fuqia e saj shtrihet edhe te drejtues të institucioneve dhe se brenda mazhorancës po zhvillohet një përplasje mes klanesh.
“Kjo është ‘vejusha e zezë’ në kuptimin literal të fjalës. Fuqia e saj është te drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, siç e kemi parë te ministrat të cilët ajo ka vënë, marionetat e saj. Ka një grup parlamentar në dorë dhe këtu kemi një luftë midis klanesh, dhe zoti
Rama tani nuk di se kë klan të mbajë”, tha ai.
Duke folur për Igli Taren, Kalaja bëri pretendime lidhur me deklaratat e tij të fundit, duke thënë se ish-futbollisti është detyruar të flasë për një marrëdhënie intime me Belinda Ballukun.
“Igli Tare u detyrua të deklarojë se ka tradhtuar gruan me Belinda Ballukun. Ka marrë fund çdo gjë. Tani nuk bëhet fjalë më për familje, s’bëhet fjalë më për princip. Igli Tare është një personazh i cili kishte një karrierë të shkëlqyer”, u shpreh Kalaja.
Sipas tij, Tare është futur në një situatë ku, pretendon ai, është orientuar edhe se çfarë duhet të thotë. Më tej, ai e krahasoi Ballukun me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, duke thënë se ndërsa Ahmetaj, sipas tij, ishte i fokusuar te dokumentet, Balluku është fokusuar te videot.
“Balluku është njeriu që na mësoi që edhe duke mos qenë zëvendëskryeministre mund të jesh më e fortë se duke qenë. Pra, kjo ka çelësat e qeverisë në dorë. Mjetet e shantazhit i ka shumë të forta dhe ka punuar me mend”, tha ai.
Kalaja pretendoi se videot mund të kenë një ndikim më të madh publik sesa dokumentet, pasi sipas tij ato mund të krijojnë një impakt të menjëhershëm. Në vijim, Kalaja pretendoi gjithashtu se ndikimi i Ballukut shtrihet te drejtues të institucioneve që, sipas tij, kanë rol të rëndësishëm në ekonomi dhe administratë.
Në fund, Kalaja e përshkroi raportin mes Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit si një marrëdhënie të tensionuar dhe një përplasje mes dy kampeve.
“Zoti Rama ndodhet midis dy poleve, Balluku-Agasi, që hanë kokat e njëri-tjetrit”, përfundoi Aulon Kalaja.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të qeverisë, që i hap rrugën ndërtimit të një ku...
Lideri demokrat Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mesditën e kësaj të shtune. Gjatë komunikimit t&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga SPAK në banesën dhe zyra...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në hetimet ndaj Ron Yeffet, duke e cilësuar at&...
Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për angazhimin e tij gjatë ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku në fo...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në videon e radhës të rubrikës “Këndi i Fundjavës”, deklaron se k...
Me zgjedhjet lokale në prag, Sali Berisha synon që në gjirin opozitar të afrojë edhe protestuesit që prej 125 ditësh mblidhen...
Pak ditë pasi Shoqata e Gjyqtarëve dhe ajo e prokurorëve refuzuan tryezën me kryeministrin Rama për çështjen e pagave, me p...
Ambasada amerikane në Tiranë po zhvillon një pritje zyrtare me përfaqësues të politikës dhe medias për të prezantua...