AKTUALITET

“Në Vuçja Lokva, një myslimane u gozhdua e gjallë në një pemë”/ Refleksionet për spastrimin etnik në Sanxhak në vjeshtën e 1941-it

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2025, 08:05

“Në Vuçja Lokva, një myslimane u gozhdua e gjallë

Një histori e shtrembëruar, një realitet i zhdukur me qëllim –

Ngjarjet e vjeshtës së vitit 1941 në Sanxhak dhe sidomos në Pazar të Ri, përbëjnë një nga episodet më të përgjakshme dhe më të shtrembëruara të historisë së rajonit. Ato që ndodhën atë vit nuk ishin “përleshje lokale”, siç i ka quajtur sistematikisht historiografia serbe, por përpjekja e parë e organizuar për një spastrimin etnik të Sanxhakut, e kryer nga formacionet çetnike nën komandën e Dragoljub Mihailoviqit, Kosta Pećancit dhe drejtuesve lokalë si Radomir Cvetić, Todor Dobrić, Mašan Đurović e të tjerë. Në historiografinë serbe – nga vepra e Vaso Çubriloviqit, deri te interpretimet e pasluftës të shkollës “partizane” – ngjarjet e Novi Pazarit, janë paraqitur qëllimisht të zbutura: si “konflikt ndëretnik”, “hakmarrje lokale”, “pabesi e myslimanëve”, madje edhe si “kolaboracionizëm shqiptar e boshnjak”.

Kjo narrativë ka shërbyer për të mbuluar faktin e thjeshtë dhe të pamohueshëm: 1941 ishte viti i tentativës së parë serioze për shfarosjen totale të popullsisë myslimane të Sanxhakut.

Djegiet e fshatrave, masakrat e civilëve, prerjet masive, dhunimet, rrëmbimet dhe djegiet e 2.016 shtëpive serbe dhe 776 shtëpive shqiptare e boshnjake brenda pak javësh – nuk ishin një proces spontan. Ishte një plan operacional i shkruar qartë nga ideologët e Serbisë së Madhe: Stevan Moleviq, Vaso Çubriloviq dhe drejtuesit e formacioneve çetnike.

Ky shkrim synon të shpalosë të vërtetën historike – të zhveshur nga propaganda – për tri sulmet çetnike ndaj Novi Pazarit (tetor–dhjetor 1941), rezistencën e organizuar shqiptaro-boshnjake, rolin e Aqif Efendi Blytës, pjesëmarrjen e njësive shqiptare nga Kosova, si dhe dimensionin human që shpesh është fshirë: shpëtimin e qindra serbëve nga vetë myslimanët e Pazarit

Nga copëtimi i Kosovës dhe Sanxhakut (1912) në krijimin e një realiteti kolonial

Pas pushtimit të Kosovës dhe Sanxhakut nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912–1913, popullsia shqiptare dhe boshnjake u trajtua si një trup i huaj etnik dhe politik. Sipas programit të famshëm të Načertanije-s dhe elaboratit të Vaso Çubriloviqit: “Elementi mysliman duhet zhdukur nga viset e Jugosllavisë, pasi paraqet rrezik të përhershëm ndaj shtetit serb”. Kolonizimi, shpërngulja e detyruar, djegia e fshatrave, likuidimet politike – ishin pjesë e planit të institucionalizuar shtetëror.

Politika e kolonizimit (1918–1941): baza e shpërthimit të vitit 1941

Në vitet 1919–1941, politika e Mbretërisë Shkëlqesisë Saj dhe më pas Jugosllavisë, përfshinte: shpërnguljen e shqiptarëve drejt Turqisë, Sirisë dhe Shqipërisë; kolonizimin me serbë të Luginës së Ibrit, Peshterit dhe Sanxhakut në tërësi; krijimin e njësive represive (xhandarmëria, “forcat e rendit”); kriminalizimin e çdo forme të vetëmbrojtjes shqiptare; djegien e rreth 120 fshatrave shqiptare në Kosovë e Sanxhak, gjatë viteve ’20–’30-të. Kjo politikë përgatiti terrenin për atë që do të ndodhte në 1941.

Çfarë kërkonin çetnikët në vitin 1941?

Stevan Moljeviqi e thotë hapur: “Duhet pastruar Sanxhaku nga elementi mysliman dhe arnaut.” “Srbija i Crna Gora moraju imati zajedničku granicu.”  “Sandžak treba očistiti od muslimana i Arnauta”. Ky plan u bë dokument zyrtar në programin e Ravnogorski pokret (shtator 1941). Pse Pazari i Ri u shndërrua në shënjestrën kryesore?

Sulmi i parë çetnik ndaj Novi Pazarit (4 nëntor 1941)

Si nisi gjithçka? Gjermanët braktisin qytetin – çetnikët hyjnë në terren. Më 2 tetor 1941, komanda gjermane, nga frika se mos mbetej e izoluar gjatë kryengritjes së madhe në Serbi, e braktisi Novi Pazarin dhe u tërhoq drejt Mitrovicës. Largimi i tyre krijoi vakumin klasik: kur ushtria pushtuese tërhiqet, strukturat paralele etnike fillojnë betejën për kontrollin e territorit. Për çetnikët e Rashkës, Kopaonikut, Ibarskog- Kolashini, ky ishte momenti i shumëpritur për realizimin e objektivit ideologjik: shfarosjen e elementit jo sllav në Sanxhak.

Në këtë vakum, më 4 tetor, myslimanët e Novi Pazarit krijuan Komitetin e Mbrojtjes së Qytetit, i kryesuar nga Aqif Efendi Blyta. Ai arriti të sigurojë: 150 pushkë nga depot e xhandarmërisë, ngritjen e rojeve të armatosura në hyrje-daljet e qytetit, bllokimin e lëvizjes së popullsisë për të shmangur infiltrimin çetnik, dërgimin e delegacioneve drejt Drenicës, Pejës, Plavës, Gucisë, Rožajës dhe Mitrovicës për të kërkuar ndihmë. Ndihma erdhi shpejt. Më 7 tetor 1941, në Pazar hyn grupi i parë prej 500 luftëtarësh nga Kosova, nën komandën e Shaban Polluzhës, pasi kishin thyer forcat çetnike në Kolashin.

Planet çetnike: rrethimi dhe masakra totale

Sipas dokumenteve të vetë çetnikëve, plani i kapiten Radomir Cvetiq ishte: “Rrethimi i qytetit në formë unaze dhe likuidimi i plotë i popullsisë myslimane”. Në këtë sulm morën pjesë: Skuadra e Studenicës-dezhevës odred, skuadra e Kolashinit, rreth 20 serbë të arratisur nga Pazari, civilë të armatosur nga fshatrat Trnava, Pozhega, Brxhani, Banja, etj. Numri total i çetnikëve: 600 luftëtarë, por të gjithë me qëllim të qartë: hyrja në qytet dhe masakrimi i popullsisë myslimane. Kjo konfirmohet edhe nga prania e dhjetëra familjeve serbe të veshura me rroba të zeza, të cilat shoqëronin formacionet – të gatshme për të “identifikuar” shtëpitë myslimane dhe familjet për t’u ekzekutuar.!

Sulmi filloi në orën 04:00 të mëngjesit. Deri në orën 10:00 çetnikët u detyruan të tërhiqen.

Masakrat pas sulmit të parë: krismë që nuk u shkruan në letër

Pas dështimit, çetnikët u hakmorën me djegiet dhe vrasjet masive në: Trnava, Brđani, Banja, Jança, Muhovo, Grabin, Bijele Vode, etj. Këto fshatra u dogjën pa mëshirë. Në fshatin Pozhega, në shtëpinë e Bahtiar Dolovcit, u masakruan 13 gra dhe fëmijë serbë e myslimanë, edhe pse familja Dolovci kërkoi të mos prekej askush. Ky rast është shembull i qartë se konflikti nuk ishte thjesht “serb kundër mysliman” – ishte një luftë e organizuar nga çetnikët dhe e ushqyer me propagandë, por jo me ndarje absolute mes popullsisë civile.

Dimensioni më pak i njohur: shpëtimi i serbëve

Aqif Efendi Blyta, Mulla Jakub Kardoviqi dhe dhjetëra familje myslimane shpëtuan 420 serbë të Novi Pazarit, duke i strehuar në ndërtesën e Gjykatës së Qarkut. Nuk ka shembull tjetër në Ballkan gjatë Luftës II-të Botërore ku: popullsia e sulmuar dhe e djegur shpëton popullsinë e sulmuesit. Ky fakt është sistematikisht i fshehur në narrativën serbe.

– Sulmi i dytë çetnik ndaj Novi Pazarit (21 nëntor 1941)

Një ofensivë më e madhe, më e mirë organizuar… dhe përsëri e dështuar. Në vetëm 17 ditë pas dështimit të parë, çetnikët rikthehen me një ofensivë të re, shumë më të madhe në numër dhe armë, me qëllim që të korrigjojnë “turpin” e pësuar më 4 nëntor. Ky sulm ishte: më i organizuar, më i armatosur, më brutal ndaj popullsisë civile, dhe me synime të qarta gjenocidale.

Përbërja e forcave çetnike në sulmin e dytë

Sulmi drejtohej nga: Togeri Pavloviq, Kapitan Radomir Cvetiq, Vojvoda Mashan Gjuroviq, Mirko Tomasheviq (oficer i Peçanacit), njësi të aradhës së Kolashinit, njësi të Vraçevskës–Nikolaçës, njësitë serbe të Rashkës dhe Studenicës. Në total, sipas burimeve serbe, ishin rreth 1.200 luftëtarë, ndërsa sipas burimeve shqiptare e boshnjake, numri arrinte 1.500–1.800.

Objektivi: shfarosja e plotë e fshatrave myslimane

Këtë e dëshmojnë sërish planet operacionale të Ravnogorski Pokret: “Pastrim i terrenit drejt Drenicës, Dukagjinit dhe Pazarit”. “Svi muslimanski živalj mora biti uklonjen”. “Novi Pazar mora pasti. Synimet nuk ishin më vetëm ushtarake — ishin të natyrës etnike dhe fetare.

Sulmi filloi më 21 nëntor 1941. Në këtë betejë, çetnikët kishin zgjeruar shumë vijën e frontit: nga Požega, te Dojeviqe, nga Vuçiniq, nga malet e Rogoznës, deri në drejtim të Vidovës e Trnavës. Për herë të parë, sulmi çetnik synonte hyrjen drejt në qendër të qytetit, përmes luginës së Raškës.

Reagimi i mbrojtjes shqiptaro-boshnjake

Në këtë kohë, në Pazar ndodheshin rreth: 2.000–2.600 luftëtarë (sipas autorëve shqiptarë), përfshirë njësi të Drenicës, njësi të Bishevës, Milicisë Vullnetare të Peshterit, luftëtarë nga Drenica, Bajgora, Rugova e Rozhaja. Mbrojtja ishte tashmë me përvojë dhe shumë e motivuar.

Sipas autorit Qukoviq: 42 çetnikë u vranë, 26 mbrojtës u vranë, 45 njerëz u plagosën, 20 gra, fëmijë dhe pleq myslimanë u masakruan. Burime të tjera japin shifra edhe më të larta. Një fakt që nuk kontestohet nga askush: Shtator–dhjetor 1941 janë muajt më të rëndësishëm popullsisë myslimane të Sanxhakut lindor në shekullin XX-të, e cila arriti t’i shmangej gjenocidit. Në ato treva ku ishin forcat vullnetare nga Kosova dhe Milicia Popullore, formacionet çetnike serbo malazeze nuk arritën të kryejnë spastrim etnik.

Djegiet dhe masakrat gjatë sulmit të dytë

Në këtë ofensivë, çetnikët kryen mizori të dokumentuara edhe nga autorë serbë si Radović e Živković. Në këtë valë barbarie, u dogjën: Pozhega (për herë të dytë)DojeviqeVuçiniqiVuçja Lokva, Berberishten, Rvatska, Kalin, Guljije. Disa të dhëna flasin për rreth 75% të territorit të Dezhevës të djegur në këtë fazë. Një akt i veçantë mizorie: Në Vuçja Lokva, një grua myslimane u gozhdua e gjallë në një pemë. (burimi serb e konfirmon këtë.)/ Memorie.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë