ELBASAN- Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 30 vite burg per Xhulio Hoxhën i arrestuar për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në vitin 2020 në Elbasan. Ndërsa për Euglen Halilajn, SPAK i kërkoi gjykatës dënimin me 12 vite heqje lirie, për shkak se ka bashkëpunuar me prokurorinë për te zbardhur ngjarjet.
Regis Runaj, ishte miku i ngushtë i Emiljano Ramazanit. Ai u gjet i vdekur pranë varrezave në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan mbrëmjen e 30 korrikut 2020. Runaj është vrarë me thikë, ku në trupi i tij janë gjetur 7 plagë të shkaktuara nga mjeti i mprehtë dhe më pas është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz.
Kurse Emiljano Ramazani u ekzekutua më 20 korrik të po atij viti, ndërsa po parkonte makinën e tij tip “Ford Focus” me targa AA 945 DG mes pallateve pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në hyrje të qytetit të Elbasanit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi për vdekje 5 herë me pistoletë nga xhami i pasagjerit.