SPANJË- Autoritetet italiane kanë kërkuar informacion nga ato spanjolle, për hetimet ndaj Marco Romeo-s, 45-vjeçarit nga Nettuno (Romë), i akuzuar për vrasjen e partneres spanjolle Paula dhe italo-shqiptares Sibora Gagani. Të dyja vrasjet ndodhën në Torremolinos, Malaga të Spanjës.
Ndërkohë që familja e Siborës, gjurmët e së cilës ishin zhdukur në vitin 2014, pret konfirmimin e testit të ADN-së për të siguruar se është trupi i gjetur i fshehur pas tullave në banesën e Romeos, është i të bijës së tyre.
Sipas psikologëve që po merren me të arrestuarin, Romeo është një person me "mungesë kontrolli të impulsit", që ka të lidhur me xhelozinë dhe "nevojën për të kërkuar falje".
"Romeo është një abuzues tipik i substancave narkotike, me mungesë serioze të kontrollit të impulsit; po ashtu ka edhe tipare shumë të dukshme antisociale".
Raporti i përgjigjet edhe një pyetjeje të madhe: si mund ai të jetonte i qetë në banesën e tij, kur e dinte se përtej murit, brenda një arke druri ishte trupi i pajetë i ish të dashurën e tij. Kjo sjellje zbulon amnezi disociative. Në aspektin psikologjik, kjo një mënyrë për të “mbrojtur veten mendërisht”.
Sipas ekspertit, kjo amnezi, e cila mund të ndodhë te pacientët që kanë përjetuar një ngjarje traumatike, bën që ajo ngjarje të bllokohet totalisht në trurin e tyre, dhe në këtë mënyrë ata vazhdojnë jetën e tyre absolutisht normale, sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Psikologia, e specializuar në studimin e profileve të dhunshme dhe rastet e kronikës, thekson se me gjasë “vrasja e Paula-s”, e cila u godit për vdekje me thikë në moshën 28-vjeçare në muajin Maj, “nuk ka lidhje” me atë të Siborës.
“Ai rrëfim spontan në polici kur pa foton e zhdukjes së saj dhe buqeta me lule që u gjet në kufomën e saj kanë lidhje me pendesën. Lulet janë një xhest që simbolizon kërkesën për falje, edhe pas asaj që ka bërë,”- tha Checa.
E pyetur nëse do të kishte pasur më shumë viktima nëse Marco Romeo nuk do të ishte arrestuar, psikologia përgjigjet “me gjasë po” sepse siç shpjegon “ai nuk e kupton mungesën për të kontrolluar impulset dhe ku janë limitet”.
Marrë nga ilclandestinogiornale.italiasera.it
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Qershor19:00
Çiftet shqiptare birësojnë më shumë por të huajt kërkojnë fëmijë me probleme të rënda shëndetësore
Në Shqipëri, në vitet 2013-2023 numri i birësimeve ka ardhur në ulje dhe po ashtu dhe kërkesat. Në një prononcim p&eum...
AKTUALITET
12 Qershor15:13
616 emigrantë kaluan Kanalin e anglez të dielen, numri më i lartë ditor në 2023
Autoritetet britanike zbuluan dje 616 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin Kanalin anglez me varka të vogla, njoftoi sot...
AKTUALITET
12 Qershor13:00
Emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar: S’ka dëshmi për shqiptarët në rrezik dhe që kanë nevojë për azil
Shifrat e publikuara ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme angleze Home Office tregojnë se nga një total prej 16...
AKTUALITET
12 Qershor12:44
“Nuk do të lejohen as të kalojnë kufirin”- Çfarë përmban marrëveshja e arritur në BE/ Analiza e DW: Të prekur azilkërkuesit shqiptarë
Azilkërkuesit që nuk kanë asnjë shans në të ardhmen do të identifikohen në kufijtë e jashtëm dhe do të ...
AKTUALITET
12 Qershor12:30
Renditja/ Shqipëria e fundit në rajon! Ky është shteti në Evropë ku njerëzit ndihen më të sigurt për të ecur vetëm natën
Kroacia kryeson listën e vendeve më të sigurta në botë për faktin se sa të sigurt ndihen njerëzit kur ecin vetëm ...
AKTUALITET
12 Qershor11:40
Përfitoi 570 mijë euro përmes mashtrimit, Apeli lë në burg Milena Derajn
Gjykata e Apelit ka lënë në burg këtë të hënë Milena Derajn, e arrestuar më 24 maj me dyshimet se kishte për...
AKTUALITET
12 Qershor11:00
Reshje shiu gjatë gjithë javës, parashikimi i motit për sot
Edhe për javën që presim përpara vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e kontinentit europian do të ndikohet nga kushte...
AKTUALITET
11 Qershor16:00
Rrumbullaku me strukturat për Kufirin dhe Migracionin: Masa shtesë për flukset turistike
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku zhvilloi takim me strukturat e Departamentit për Ku...
AKTUALITET
11 Qershor12:02
Aksidental apo i qëllimshëm? Merr flakë lokali i Noizy-t në Durrës, Policia nis hetimet (ZHVILLIMET)
DURRËS- Përfshihet nga flakët lokali 'Zins' në qytetin bregdetar. Biznesi në pronësi të reperit të njohur Rigels Rajku...
AKTUALITET
11 Qershor11:38
Masakra në Velipojë! Arrestimi i njërit prej autorëve në Itali, Policia: Dyli fshihej në Rimini, do ekstradohet në Tiranë
TIRANË- Detaje të reja rreth arrestimit të njërit prej autorëve të Masakrës së Velipojës, Elmilind Dyli. Ky perso...