Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
ZVICËR- Jemi tek kopshtet e Charrot, në La Croix-de-Rozon. Fshat Gjenevës me pak më shumë se 2 hektarë tokë pjellore. Jérôme Badollet, kopshtar dhe menaxher që së shpejti do të jetë në të tridhjetat, por nisi projektin e tij tre vjet më parë. Punonjësi kryesor i tij, Blerim Haziri, 48 vjeç, nga Kosova dhe pa dokumente, po përballet me rrezikun e deportimit të tij. Një letër nga Zyra Kantonale e Popullsisë dhe Migracionit (OCPM), e ndjekur nga një tjetër në fillim të prillit, konfirmoi vendimin.
Këto institucione rrallë rikthejnë vendimin. I pari u mor në vjeshtën e vitit 2000.
Blerim Haziri atëherë kishte 2 vjet në Zvicër, ilegalisht. Ai e braktisi Gjilanin, një qytet në Kosovën juglindore, në moshën 22-vjeçare, pak para shpërthimit të luftës.
“Kishte përplasje. në kisha marrë thirrjen për ushtar. Për mua, si kosovar, kjo nënkuptonte frontin serb. U largova."
Jérôme Badollet thotë se iu deshën tre javë për të deshifruar dosjen e punonjësit të tij, por nuk do ta lërë që të ikë.
"lerimi ka bërë gabime. Por një gjë është shumë e qartë: nuk mund të bëj dot pa të. Kur mora pronën, paraardhësi im më tha: “Nëse ecën me gjysmën e shpejtësisë së Blerimit kur mbjell, je mirë". Për të fituar respektin e tij, e përmirësova veten. Në ditën e parë të punës, dy prej nesh mbollëm një rresht me spinaq, pra 25,000 tufa, pa u ndalur.”
Blerim Haziri që nga ardhja e tij në Gjenevë ka hapur brazda. Fjalë për fjalë. Ai ka punuar shumë dhe mund ta vërtetojë këtë. Ai do të qëndojë në Zvicër dhe t'i ofrojë një jetë të denjë gruas dhe dy fëmijëve të tyre, të cilët e jetesojnë në Kosovë.
Jérôme Badollet ka besim të plotë tek krahu i tij i djathtë. A do të mjaftojë kjo për ta mbajtur Blerimin?
“Kam vendosur ta bëj publike rastin, por nuk po kërkoj të ndryshoj politikën e migracionit të Zvicrës. Nuk është lufta ime. Synimi im është ta mbaj Blerimin”.
Rasti Haziri tashmë ka dalë nga anonimiteti. Një fytyrë është më e mirë se një numër. Blerimi e ka fituar gjithmonë me ndershmëri bukën e gojës.
"Ai s'ka pasur kurrë borxhe. Ai është një punëtor i palodhur që e njeh punën e tij në mënyrë të përsosur. Nëse ai dëbohet, biznesi im do të jetë në rrezik”.
Nga jashtë, mendohet se një punëtor bujqësor mund të zëvendësohet lehtësisht. Gabim.
“Njerëzit që janë të aftë me duart e tyre janë të rrallë. Ne duhet të mbajmë të vjetrit, si Blerimi, për të trajnuar të rinjtë që do të na duhen në tranzicionin tonë ekologjik. Vetë e mësova falë Blerimit. Pa një rritje të fuqisë punëtore në bujqësi, nuk do të kemi sukses. Ne vazhdimisht flasim për ikjen e trurit, por më mirë duhet të flasim për duart që i privojmë,"- shpjegon Jérôme Badollet.
Vetëm në një rast që nga ardhja e tij në Zvicër, Blerim Haziri ka mundur ose ka dashur të rregullohet.
“Ishte në vitin 2017 gjatë operacionit Papirus të nisur nga Pierre Maudet, atëherë në PLR, që kishte të bënte me persona me leje pune, të deklaruar dhe paguar taksa, por pa leje qëndrimi. Blerimi i plotësonte kriteret.”
Papirusi, mësuam në shkurt 2020, bëri të mundur rregullimin e rreth 2,390 personave në territorin e Gjenevës dhe, tre vjet më parë, 740 dosje ishin ende në pritje.
“Ai bëri kërkesën e tij për Papirus në vitin 2017,por ajo u refuzua për shkak të një amalgame. Në atë kohë, një kontabilist i rremë, që kur ishte dënuar, nxori më shumë se 500 certifikata false pune. Blerimi ka pasur fatin e keq t'i kërkojë këtij djali një vërtetim të thjeshtë vendbanimi, për të hapur një llogari bankare. Një kërkesë ligjore, e justifikuar. Ai nuk kishte nevojë për asgjë tjetër që kur ishte duke punuar,"- vazhdon Jérôme Badolle
Blerim Haziri gaboi duke iu drejtuar këtij njeriu, i cili ishte edhe kontabilist i vëllait të tij, mekanik në Perly.
Por çështja e tij nuk ka mundur të zgjidhet. Për sa kohë që procedura penale është në zhvillim e sipër, ZKPM nuk vendos.
Një jetë e padukshme
Blerim Haziri ka punuar. Ne e kuptojmë atë, duart e tij të ashpra e dëshmojnë këtë.
“Jeta ime është puna ime. Gjithmonë kam punuar, kam paguar qiranë, taksat, sigurimet. Bëra më të mirën time,”- tha ai.
Kaloi një jetë duke punuar tokën. Një jetë e padukshme.
Në Jardins de Charrot, ai është i vetmi punonjës i huaj.
“Ky është sezoni ynë i tretë së bashku. Blerimi kujdeset për stërvitjen e Kolinit, ndihmësit. Kam edhe një punonjës sezonal që na bashkohet tetë muaj në vit. Unë mund të mbështetem tek ai. Nëse mungoj, e di që Blerimi po bën atë që duhet. Të gjitha për një pagë mujore prej 4000 frangash bruto, që i mjaftojnë."
Marrë dhe përkthyer nga Illustre.ch
Banka Botërore ka analizuar së fundmi kohën që shpenzojnë burrat dhe gratë në 19 vende, përkatësis...
Është identifikuar i riu shqipar që ndërroi jetë në dyert e shërbimit të urgjencës Trueta në Girona, në...
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka një marrëdhënie komplekse me median në Shqipëri. Ndonjëherë ai është i hapur p&...
Puna në shtet është lakmuar më shumë nga femrat në vitin 2022. Të dhënat zyrtare të Departamentit të Adminis...
Pas negociatave disa orëshe me të afërm të tij që rrinë jashtë vendi ka pranuar të dorëzohet i riu, Lekë Vuk...
SERBI- Pas masakrës në shkollën në qendër të Beogradit, të gjithë po pyesin se çfarë e nxiti nxë...
Të ardhurat buxhetore shënuan rekorde historike për ritmet vjetore të rritjes në vitin 2022, por në raport me prodhimin e brends...
FIER- Simon Toska ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin e Fierit. Toska vuante dënimin në burgun e Fierit. 52-vjeçari shfaqi...
TIRANË- Pretendimi i ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës, se nuk është në gjendje të mirë shëndet&e...
SPANJË- Vritet 29-vjeçari Endrit Sinaj në Girona. Mediat italiane raportojnë se i riu nga Vlora u plagos me plumb në bark, e p...